-
Ngritën laborator për të falsifikuar dokumente në Lezhë, Tiranë e Elbasan, 4 të arrestuar, 2 në kërkim! Falsifikuesit përfitonin nga 500 deri në 300 mijë euro
Katër persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në kërkim pasi akuzohen se kishin ngritur një laborator për falsifikimin e dokumenteve duke u dhënë shtetësi të huaj, përkatësisht bullgare dhe spanjolle. Falsifikuesit përfitonin 500-300 mijë euro në varësi të dokumentit që falsifikonin. Autorët kishin ngritur laboratorë për falsifikimin e dokumenteve në Lezhë, Tiranë dhe Elbasan.
13 Janar 2022, 13:13 -
109-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit, Rama: Përulje para kujtimit të dëshmorëve të saj! Ministri i Brendshëm: Investojmë më shumë në teknologji!
Sot shënohen 109 vite nga krijimi i Policisë së Shtetit. Në një ceremoni të zhvilluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha gjatë fjalës së tij se sot, Policia e Shtetit ka standard të lartë profesionalizmi. Sipas Çuçit, kjo u tregua më së miri në protestën e dhunshme të Sali Berishës më 8 janar.
13 Janar 2022, 10:31 -
Speciale/ Kur dëshira për t'u bërë prindër kthehet në agoni! Çifti ka bërë gati rrobat e fëmijës që e presin prej 3 vitesh
Çdo fëmijë ka nevojë për një familje e çdo familje ndjen domosdoshmërinë e një fëmije. Rregulli i pashkruar për të qenë të plotësuar në jetë nuk gjen zbatim. Sot ka shumë fëmijë që braktisen nga braktisen nga prindër biologjikë e nga ana tjetër shumë çifte që nuk munden të lindin një fëmijë. Gjyste dhe Lul Përdoda janë një prej tyre. Por ata nuk duan ta kalojnë jetën vetëm, prandaj i janë nënshtruar proceduarave të birësimit. Rruga nuk është aq e lehtë për ta...
13 Janar 2022, 10:14 -
1,905 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit! 17 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 16,507 raste aktive me COVID
Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen, bën me dije se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 117 pacientë, 17 prej të cilëve në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin janë 16,507 raste aktive me COVID.
12 Janar 2022, 18:20 -
Shpejtësi, parakalime dhe të dehur në timon, arrestohen 4 shoferë të pabindur në Elbasan! Pezullohen 26 patenta dhe vendosen 693 gjoba gjatë një jave
Në kuadër të parandalimit të aksidenteve rrugore, policia e Elbasanit ka intensifikuar kontrollet duke arrestuar dhe gjobitur shoferët e rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm.
12 Janar 2022, 14:17 -
I përfshirë në ekzekutimin e ish-oficerit 'Doda', ekstradohet nga Gjermania Florind Shabani! Mund të bashkëpunojë me drejtësinë për zbardhjen e sagës së vrasjeve në Elbasan
Është ekstraduar nga Gjermania Florind Shabani, i dyshuar si pjesëmarrës në vrasjen e bujshme të vitit 2009 të ish-oficerit të krimeve, Roland Rexhepi i njohur si 'Doda'. Shabani është arrestuar shtatorin e kaluar dhe nga autoritetet shqiptare do t'i propozohet që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë me qëllim zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale në Elbasan.
12 Janar 2022, 09:15 -
-
-
Alarmi Omicron! Shifra rekord infektimesh me COVID! Sot 2177 raste të reja e 6 viktima! Rëndohet situata në spitale, në total mbi 15 mijë pacientë aktivë
Kjo e martë ka shënuar një rekord të rasteve të reja me COVID-19, shifra të ngjashme me ato që janë regjistruar gjate kohës kur ishte piku i pandemisë. Sot si rezultat i 8136 testimeve, janë konfirmuar pozitiv 2177 qytetarë, e ndërsa një rritje kanë shënuar edhe numri i viktimave.
11 Janar 2022, 17:23 -
COVID-19/ Regjistrohen 793 qytetarë të infektuar në gjithë vendin, një viktimë në 24 orë
1 qytetar ka humbur jetën si pasojë e COVID-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ka ndërruar jetë një qytetare nga Tirana 77 vjeçe. Ndërkohë nga 4996 testime të kryera në gjithë vendin, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 793 qytetarë
10 Janar 2022, 16:48 -
-
Tërmet 5.5 ballë në Greqi, lëkundjet ndihen në disa qytete të vendit! Nuk raportohet për dëme materiale! Sizmiologu Rrapo Ormeni për Report Tv: S'ka vend për panik!
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë dhe në disa qytete të vendit mbrëmjen e sotme, duke alarmuar qytetarët në mbarë vendin. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Follorine të Greqisë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut. Sipas EMSC tërmeti ka qenë 5.5 rihter.
9 Janar 2022, 22:46 -
-
COVID-19, vijon i lartë numri i infektimeve, 1,207 raste pozitive në 24 orët e fundit! Tre qytetarë humbin jetën, 17 pacientë në gjendje të rëndë
Numri i personave të infektuar me COVID-19 vijon të jetë i lartë në vendin tonë. Gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar 1,207 raste pozitive, ndërsa kanë humbur betejën me jetën tre qytetarë.
9 Janar 2022, 17:02 -
Peqin, policia zbulon arsenal armësh dhe drogë në një magazinë! Në pranga 3 persona, 1 në kërkim! Armët mund të jenë përdorur në vrasje dhe krime të tjera
Një arsenal i vërtetë armësh është zbuluar në një magazinë në Peqin. Policia njofton se ka gjetur edhe drogë. 3 persona janë në në pranga dhe 1 është shpallur në kërkim.
9 Janar 2022, 11:53 -
Dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale, sekuestrohen 2 pistoleta dhe 1 kallashnikov! Shoqërohet në komisariat polici i burgut të Peqinit
Policia e Elbasanit ka sekuestruar sot tre armë zjarri. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 2 pistoleta dhe 1 kallashnikov janë sekuestruar në një ambient pranë Burgut të Peqinit. Policia ka shoqëruar Landi Toskun, punonjës policie në këtë burg.
8 Janar 2022, 20:51 -
Rekord infektimesh, 1,801 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit! 10 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 12,283 raste aktive me COVID
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar shifra rekord infektimesh nga koronavirusi. 1,801 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID nga 8,327 testime të kryera. Fatkeqësisht, 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Sakaq, në të gjithë vendin aktualisht janë 12,283 raste aktive me COVID.
8 Janar 2022, 19:03 -
Kukësi rekord për punësimin në bujqësi në vend, ja si renditen qytetet e tjera
Sektori bujqësor është “punëdhënësi” më i madh në vend që kontribuon me rreth 37 për qind të totalit të punësimit, por pjesa më e madhe e tyre nuk marrin pagë dhe as të ardhura nga shitja, por kultivojnë perime për auto konsum në pak muaj të vitit.
8 Janar 2022, 10:12 -
Rekord infektimesh në Shqipëri! 1,781 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit! 10,789 raste aktive me COVID
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen bën me dije se në spitalet COVID po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin janë 10,789 raste aktive me COVID.
7 Janar 2022, 18:56 -
Dibranët dhe gjirokastritët më të kujdesshëm për shëndetin, durrsakët dhe kuksianët më pak
Sipas të dhënave të INSTAT, shihet se, qytetarët e Dibrës kishin numrin më të madh të kontakteve me mjekun. Mesatarisht në vitin 2020 një banor i qarkut kontaktoi mjekun e familjes në shërbimin parësor 3.7 herë.
7 Janar 2022, 07:44 -
Ngjarjet kriminale, RENEA kontrolle blic në të gjithë vendin! Disa të shoqëruar në Elbasan dhe Shkodër! Aksion i befasishëm edhe në Vlorë pas atentatit ndaj të riut (VIDEO)
Forcat Speciale RENEA kanë zhvilluar kontrolle blic këtë mbrëmje në disa zona të qytetit të Elbasanit, Vlorës, Fierit, Durrësit dhe Shkodrës. Aksioni në të gjithë vendin vjen pas mbledhjes dhe presionit të një dite më parë për drejtuesit e këtyre qarqeve nga kryepolici Gledis Nano.
6 Janar 2022, 19:36