-
COVID-19/ Asnjë humbje jete, shënohen 3 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit! Vetëm 1 pacient i shtruar në spitalin Infektiv
Situata epidemiologjike në vend, sa vjen edhe përmirësohet! Përgjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19, ndërsa nga 2444 testimet e kryera kanë rezultuar pozitivë 3 qytetarë.
27 Qershor 2021, 17:09 -
-
KLSH: 882 milionë dollarë dëm vjet!!!
Në raportin që Arben Shehu, kryetari i KLSH-së, i paraqiti Kuvendit të Shqipërisë (ky i fundit e emëroi vjet me votat e PS-së), dy shifra janë alarmuese: 22 milionë dollarë dëm i drejtpërdrejtë financiar dhe 860 milionë dollarë dëm i tërthortë ekonomik gjatë vitit të shkuar – në total, 882 milionë dollarë!!!
26 Qershor 2021, 18:23 -
Goditën eskortën e Ramës në 2019, funksionarët e PD merren të pandehur
Pas 2 vitesh, Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet, për funksionarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike në Elbasan dhe Librazhd që i bllokuan rrugën dhe goditën eskortën në të cilën qarkullonte kryeministri Edi Rama.
26 Qershor 2021, 18:02 -
Vetëm 1 pacient i shtruar tek Infektivi, shënohen 3 raste të reja dhe 1 viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit! Në total 935.207 qytetarë të vaksinuar
Në spitalin infektiv aktualisht ndodhet vetëm 1 pacient që po merr trajtim mjekësor, shifër kjo që tregon se pandemia në vendin tonë është drejt fundit. Si rezultat i 3853 testime të kryera në 24 orët e fundit, janë identifikuar vetëm 3 raste të reja infeksioni, ndërsa një 73-vjeçare nuk ka mundur të fitojë betejën me virusin.
26 Qershor 2021, 17:02 -
Temperaturat e larta, vaksinimi kundër COVID në Elbasan jo më në shesh, Bashkia vë në dispozicion Teatrin Skampa
Si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh tashmë, vaksinimi kundër COVID në Elbasan nuk do të kryhet më në shesh. Bashkia ka vënë në dispozicion Teatrin Skampa, ku çdo person mbi 50-vjeç duhet të shkojë tashmë që të marrë dozën e vaksinës.
26 Qershor 2021, 09:24 -
Aksident në Elbasan, po bënte xhiro me skuterin e marrë me qira, makina përplas të riun! Dërgohet në gjendje të rëndë në spital
Një i ri ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Elbasan, si pasojë e një aksidenti. Mësohet se aksidenti është regjistruar në afërsi të urës së Zaranikës, ku një i ri, i cili po bënte xhiro me një skuter të marrë me qira, është përplasur nga një automjet.
25 Qershor 2021, 21:56 -
U ekzekutua në 2011, zbardhet vrasja e biznesmenit Ilir Rexhepi në Elbasan, shpallet në kërkim Mihal Toshi
Gjykata e Elbasanit ka shpallur në kërkim Mihal alias Mirgen Toshi, pasi iu caktua masa e sigurisë “arrest në burg”, si i dyshuari kryesor për krimin e ndodhur më 30 dhjetor të 2011-s në Elbasan, ku mbeti i vrarë me disa plumba, biznesmeni Ilir Rexhepi.
25 Qershor 2021, 18:20 -
-
Organizonin baste sportive në faqet e internetit, hetim në gjendje të lirë për 6 persona
6 persona po hetohen në gjendje të lirë pasi përmes faqeve të internetin organizon lojëra fati e baste sportive. Ata u kapën duke kryer këtë aktivitet të paligjshëm në 4 bare-kafe në qarkun e Elbasanit.
25 Qershor 2021, 13:31 -
Ministrja Kushi: Të rrisim standardet dhe forcojmë bashkëpunimin me përvojat më të suksesshme ndërkombëtare
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi mori pjesë në konferencën mbi "Globalizimin dhe Integrimin në Edukimin Bashkëkohor” organizuar nga Fakulteti i Shkencave të Edukimit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.
25 Qershor 2021, 12:17 -
-
-
-
Koronavirusi, asnjë viktimë dhe vetëm 1 i infektuar në 24 orët e fundit, Manastirliu: Qarku i Fierit dhe Gjirokastrës me asnjë rast aktiv! Mbi 900 mijë qytetarë të vaksinuar
Duket se pandemia e COVID në vend po shkon drejt fundit, ndërsa në 24 orët e fundit është regjistruar vetëm një rast i ri me COVID në vend. Kjo u bë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tha po ashtu se qarku i Fierit dhe Gjirokastrës nuk kanë asnjë rast aktiv me COVID-19.
23 Qershor 2021, 16:20 -
Bëhet shpërndarja e mandateve, ja 140 emrat e ligjvënësve shqiptarë në 4 vitet e ardhshme
23 Qershor 2021, 12:25 -
‘Vala e ferrit’ nga Saharaja, sot e nesër temperatura deri në 42 gradë! Porja: Ja kur pritet të freskohet moti
Shqipëria është pushtuar nga një valë e të nxehtit ose siç quhet ndryshe “vala e ferrit që vjen nga Saharaja”, dhe sipas meteorologes Laida Porja gjatë ditës së sotme dhe nesër ne vendin tonë temperaturat do të arrijnë pikun deri në 42 gradë, por ndihen edhe më të larta.
23 Qershor 2021, 12:00 -
Ambasadori i OSBE, Del Monaco: Të presim raportin përfundimtar për 25 prillin, janë bërë përmirësime! Inkurajues bashkëpunimi me partitë dhe KQZ
Ambasadori i OSBE-ODIHR Vincenzo Del Monaco nga Korça ka deklaruar se OSBE nuk bën certifikim të procesit të zgjedhjeve të 25 prillit por bën vëzhgim të procesit. Teksa thotë se raporti paraprak tregon disa përmirësime në prces, bëri thirrje se duhet të presim të dalë raporti përfundimtar. Inkurajuese cilësoi edhe bashkëpunimin me partitë dhe me KQZ përpara zgjedhjeve.
23 Qershor 2021, 11:58 -
Festa 'Qershi dhe Dashuri' gjallëron Godoleshin e Elbasanit! Synon promovimi e produkteve të zonës
Festa tradicionale e Godoleshit në Elbasan, “Qershi dhe dashuri” mblodhi me qindra turistë, mes tyre dhe të huaj. Ky aktivitet synon promovimin e produkteve të zonës, e sidomos qershive, prodhim që mbulon një pjesë të mirë të tregut vendas
22 Qershor 2021, 17:58 -
-
VIDEO ekskluzive/ U vra nga i shoqi që po divorcohej para gjykatës në Elbasan, momentet kur 54-vjeçarja Liljana Buzo u ekzekutua me breshëri kallashnikovi
Report Tv ka siguruar pamjet që tregojnë momentet e fundit të jetës së Liljanës, sesi burri i saj me të cilin kishte 3 fëmijë, e ndoqi disa metra dhe në fund qëlloi në drejtim të saj shumë pranë Gjykatës së Elbasanit duke i ndërprerë jetën në mes.
22 Qershor 2021, 13:37