-
Drejt fundit të pandemisë! Në 24 orë vetëm 2 raste të reja me COVID dhe asnjë viktimë
COVID-19 dalëngadalë po zhduket dhe duket se na pret një verë pa "virus nëpër këmbë". Sot janë konfirmuar me COVID-19 vetëm 2 raste të reja dhe asnjë viktimë, shifra këto që në vendin tonë janë regjistruar në ditët e para të pandemisë. Lajmi i mirë është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
5 Qershor 2021, 16:15 -
47-vjeçarja ndërron jetë pasi ra nga dera e autobusit, shoferi kreu lëvizje të rrezikshme! Policia prangos drejtuesin! Report Tv siguron pamje, mjeti lëviz me derë të hapur
Një 47-vjeçare është ndarë nga jeta pasi ka rënë nga autobusi me të cilin po udhëtonte. Ngjarja u regjistrua mbrëmë në fshatin Tregan.
5 Qershor 2021, 08:59 -
Hap aksidentalisht derën e autobusit me të cilin po udhëtonte, plagoset gruaja në Elbasan
Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e sotme në fshatin Tragan, ndërsa mësohet se gruaja, identiteti i të cilës nuk dihet, ka hapur aksidentalisht derën e autobusit dhe për pasojë ka rënë, duke marrë lëndime në trup.
4 Qershor 2021, 23:07 -
COVID-19/ Sot asnjë humbje jete, 12 raste të reja! Manastirliu: Në Tiranë më pak se 100 raste aktive
Në 24 orët e fundit në vendin tonë nuk kemi asnjë humbje jete nga COVID, ndërsa janë shënuar vetëm 12 raste të reja. Gjithashtu janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,598 që nga fillimi i epidemisë.
4 Qershor 2021, 16:43 -
-
Krimi do të mposhtet
Pothuajse çdo 48 orë, po dëgjojmë të ketë ndodhur vrasje në Vlorë, Shkodër, Lushnje, Elbasan, Tiranë, në mes të ditës dhe natës, në mes të qyteteve dhe pranë banesave të viktimave të shënjestruara. Kjo situatë ka ngritur një situatë alarmi tek qytetarët e thjeshtë, dhe natyrisht ka angazhuar gjithë strukturat ligjzbatuese të shtetit.
4 Qershor 2021, 13:43 -
Tiranë/ Kishte kërkuar divorcin, vjehrri ekzekuton ish-dhëndrin para gjyqit, plagoset avokati! Në pranga autori dhe bashkëshortja e viktimës, bashkëpunuan në vrasje
Një tjetër divorc ka sjellë vrasje në mes të Tiranës, pranë gjykatës. Mexhit Picari ka vrarë në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj, në përfundim të seancës së 5. I plagosur, jashtë rrezikut për jetën, mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama
4 Qershor 2021, 11:54 -
Vidhen kapakët e pusetave në aksin Elbasan-Cërrik, qytetarët: Prej muajsh kjo gjendje, ndihemi të rrezikuar
Edhe pse një aks i rikonstrukturuar gjatë viteve të fundit, një problematikë që po kthehet në shqetësim për qytetarët në aksin Elbasan-Cërrik është vjedhja e kapakëve të pusetave. Qytetarët thonë se ndihen të rrezikuar të kalojnë në rrugë se mos bien në puseta, veçanërisht gjatë mbrëmjeve
4 Qershor 2021, 10:53 -
Festa e Shën Johan Vladimirit në Shijon, besimtarë të shumtë ndezin qirinj në Manastirin me të njëjtin emër (VIDEO)
Besimtarët ortodokse nga Shqipëria, por edhe nga Maqedonia e Mali i Zi janë mbledhur mbrëmjen e sotme për të kremtuar festën e Shën Johan Vladimirit në Manastirin që mban emrin e shenjtit.
3 Qershor 2021, 22:24 -
Asnjë viktimë nga COVID në 24 orët e fundit në vend, regjistrohen 9 raste të reja infeksioni
Shifrat ditore vijojnë të tregojnë një përmirësim të mëtejshëm të situatës me pandeminë në vend. Me një njoftim për mediat, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast fataliteti, ndërsa janë regjistruar vetëm 9 raste të reja infeksioni.
3 Qershor 2021, 18:25 -
-
-
Asnjë viktimë, 14 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit! 'Shefqet Ndroqi' i rikthehet funksionit të Sanatoriumit
Për të dytën ditë radhazi në vendin tonë nuk është shënuar asnjë viktima nga COVID-19. Në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 14 raste të reja, ndërsa janë shëruar 48 pacientë. Gjatë ditës së sotme, me uljen e rasteve dhe shtrimeve në spitale për shkak të koronavirusit është mbyllur edhe COVID 2 “Shefqet Ndroqi” duke iu kthyer punës së tij primare, atë të kurimit të sëmundjeve respitarore dhe pneumologjisë.
2 Qershor 2021, 17:54 -
-
Me këngë Mafia-Mafia dhe kallashnikov për TikTok, KLGJ vendos sot për fatin e gjyqtares Enkeleda Kapedani! ILD kërkon shkarkimin
KLGJ do të vendos sot për fatin e gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani, në një kohë kur Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka kërkuar shkarkimin për shkelje disiplinore, pas videove të publikuara në rrjetin social TikTok.
2 Qershor 2021, 07:54 -
‘Me kallash, me kallash’, dalin video të reja nga Tik-Toku i gjyqtares në Elbasan
1 Qershor 2021, 22:58 -
COVID-19/ 22 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë! Nga sot lehtësohen masat, jo më maska në ambientet e jashtme, zgjatet ora policore
Në 24 orët e fundit në vendin tonë nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19, ndërsa janë shënuar 22 raste të reja pozitive. Në spitalet COVID janë duke u trajtuar 37 pacientë, ndërsa janë shëruar 42 pacientë. Shifrat e ulëta dhe mbajtja nën kontroll e pandemisë ka bërë që ditën e sotme të lehtësohen masat antiCOVID ku është hequr maska në ambientet e jashtme dhe ora policore është shtyrë në 23:00.
1 Qershor 2021, 17:52 -
Plagoset me thikë 25-vjeçari në Elbasan, autori e goditi disa herë dhe tentoi të largohet! Arrestohet nga policia
Një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e sotme në Elbasan. Mësohet se ngjarja u regjistrua në lagjen "Kongresi", në afërsi të qendrës së qytetit, ku 25-vjeçari, ende i paidentifikuar, u godit disa herë me thikë nga një 24-vjeçari Marsel Jevgu. Pas ngjarjes, ky i fundit u përpoq të largohej, por u arrestua nga policia.
1 Qershor 2021, 16:10 -
E gjithë vëmendja në Shkodër, Vlorë e Elbasan por 'habit' Prokurori i Përgjithshëm: Gjirokastra, qyteti me kriminalitetin më të lartë për vitin 2020
Gjirokastra është qyteti me kriminalitetin më të lartë për vitin 2020 ndërsa Dibra qarku me krim më të ulët. Kjo e llogaritur për 100 mijë banorë. Deklarata është bërë nga Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela në raportimin në Komisionin e Ligjeve situatën e kriminalitetit për vitin 2020. Çela nënvizoi se Gjirokastra pati një rritje me 15%.
1 Qershor 2021, 12:40 -
Koronavirusi, 1 viktimë dhe 6 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit në vend
Një person ka humbur jetën në 24 orët e fundit në vend, si pasojë e koronavirusit. Me një njoftim për mediat, Ministria e Shëndetësisë bën me dije s epo ashtu janë regjistruar edhe gjashtë raste të reja infeksioni.
31 Maj 2021, 17:13 -