-
-
Dhimbje e shpresë! Ndërrojnë jetë 2 pacientë me koronavirus, shkon në 15 numri i viktimave! Sot 15 të shëruar të tjerë
Gjatë orëve të fundit dy pacientë me koronavirus kanë ndërruar jetë në Spitalin Infektiv gjatë ditës së sotme, duke çuar numrin e viktimave në 15 gjithsej në vendin tonë. Prej ditësh gjendja e tyre ishte përkeqësuar duke mos arritur të mbijetonin.
31 Mars 2020, 18:21 -
13 viktima me koronavirus! 243 të prekur me COVID- 19 në total (20 raste të reja sot)! 'Shpërthen' virusi në Durrës
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 viktima me COVID-19, duke e çuar në total në 13 numrin e personave që kanë humbur jetën nga ky virus. Një bilanc gjithnjë e një rritje vijon të kenë numri i personave të infektuar, ku ditën e sotme janë konfirmuar pozitiv 20 raste të reja, nga 145 testime të kryera, në total 243 të infektuar. Shpërthen virusi në Durrës, e ndërsa në Tiranë, Korçë, Fier, qytete këto të cilat kanë numrin më të lartë të të infektuarve ka pasur një ngadalësim.
31 Mars 2020, 11:02 -
Pacientja nga Tirana dërgohet në Spitalin e Elbasanit! Familjarët: Është në gjendje të rëndë, u la 2 orë në ambulancë
Pacientja e Sanatoriumit dërgohet në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit dhe pas 2 orësh e lënë në ambulancë, mjekët i bën vizitat dhe e dërguan në QSUT për probleme me zemrën.
30 Mars 2020, 21:25 -
-
-
11 viktima me koronavirus, 223 të prekur (11 raste sot) 79-vjeçari po përmirësohej nga COVID-19, por pësoi infarkt! 44 të shëruar (VIDEO)
Rëndohet bilanci i viktimave me koronavirus në Shqipëri duke shkuar në total në 11, teksa gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 11 raste të reja, në total 223 të infektuar.Mëngjesin e sotëm ka humbur jetën një 79-vjeçar, me inicialet B.H., i cili ishte shtruar në spitalin Infektiv prej 18 ditësh. Referuar burimeve zyrtare, gjendja e tij shëndetësore ka pasur përmirësime, por ndërroi jetë si pasojë e një infarkti kardiak.
30 Mars 2020, 11:02 -
-
212 të infektuar me COVID-19/ Shënohet i prekuri i parë në Mirditë! 15 raste të reja sot, 76 të shtruar në spital (VIDEO)
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 15 raste të reja, shkon në 212 numri i të prekurve. 7 të shëruar në 24 orët e fundit mes të cilëve 2 mjekë. 76 pacientë të shtruar në spital, 6 në terapi intensive, nga ë cilët 4 të intubuar.
29 Mars 2020, 11:31 -
-
10 viktima me COVID-19 në Shqipëri, 197 të infektuar (11 raste të reja sot) 4 në gjendje të rëndë! 33 të shëruar /Video
11 raste të rej ame COVID-19 nga 79 teste në 24 orët e fundit. 74 të infektuar janë të shtruar tek Spitali Infektiv, 4 në gjendje kritike për jetën në shërbimin e kujdesit intensiv. Në total janë kryer 1325 teste, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 33, mes të cilëve 6 punonjës të personelit mjekësor.
28 Mars 2020, 11:40 -
8 viktima me koronavirus/ Sot 12 raste të reja! 186 të infektuar në 16 qytete...Mes 31 të shëruarve, 2 nga bluzat e bardha (VIDEO)
Nga 102 teste të kryerja brenda 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 12 qytetarë, duke e çuar në total numrin e prekurve me koronavirus në Shqipëri në 186. Koronavirusi është shtrirë me shpejtësi në të gjithë Shqipërinë, ku përgjatë këtyre dy javëve janë prekur gjithsej 16 qytete, me Tiranën që mban kreun, ndjekur nga Fieri, Korça dhe Durrësi.
27 Mars 2020, 11:27 -
Mbi 12 mijë familje të varfra dhe pensionistë të vetmuar marrin ushqime dhe ilaçe...me 'kushtin' të rrinë në shtëpi (VIDEO)
Shqipëria është në luftë dhe ushtria ka zbritur terren, por nuk nuk kanë dalë përballë armikut të padukshëm të quajur koronavirus me tank, mitroloz... Arma e tyre e vetme është mirësia!
27 Mars 2020, 10:04 -
Dokumenti/ Intervista e Isa Boletinit në Londër: Shqiptarëve nuk u pëlqen të flasin për veten, është në kundërshtim me zakonet
“L’Echo de Paris” ka botuar, të hënën e 5 majit 1913, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me intervistën ekskluzive të Isa Boletinit, të zhvilluar asokohe në Londër, ku si përkthyes i ka shërbyer Luigj Gurakuqi, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
27 Mars 2020, 09:12 -
KLP-ja zgjat komandimet për 5 drejtues dhe ish-kryeprokuroren Arta Marku (7 vendimet)
Nisur nga udhëzimet e qeverisë shqiptare për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë të shkaktuar nga virusit Covid 19 në vendin tonë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë thotë se vendimet i ka marrë në formë qarkulluese.
26 Mars 2020, 17:33 -
6 viktima me COVID-19/ 174 të infektuar...4 fëmijë! Dy rastet e para në Tropojë (Tirana 102 të prekur)
4 fëmijë janë prekur në koronavirus në Shqipëri, si rezultat i kontaktit të rasteve pozitive. Një fakt i tillë konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë, teksa në total numri i të prekurve ka shkuar në 174.Më i vogli është i moshës 3-vjeç dhe aktualisht ndodhen në shtëpi në karantinë, por në rast se do të lindë nevoja për trajtim mjekësor më të specializuar, për fëmijët e infektuar te Pediatria në QSUT është krijuar një pavion i veçantë i izoluar, për të pritur fëmijët e dyshuar me COVID-19.
26 Mars 2020, 11:14 -
-
-
5 viktima me COVID-19! 146 të infektuar, preket edhe Kruja! 17 të shëruar, 3 të intubuar në gjendje të rëndë (VIDEO)
23 raste të reja janë konfirmuar ditën e sotme me koronavirs në Shqipëri, duke e çuar në total numrin e të prekurve në 146. 72 pacientë janë të shtruar te Infektivi, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë pasi janë me frymëmarrje nëpërmjet aparaturave, 1 tjetër është në terapi intesive. Dy fëmijë 3 dhe 13-vjeç mes 146 të infektuarve me koronavirus në Shqipëri
25 Mars 2020, 11:09 -
-
5 viktima me COVID-19/ 49-vjeçari nga Tirana vuante nga diabeti! 123 të infektuar, 10 fitojnë luftën, drejt shërimit edhe një 62-vjeçar, 57 të shtruar
Ministria e Shëndetësisë: 19 raste të reja në 24 orë nga 74 teste të kryera. 123 të prekur nga COVID-19 në Shqipëri, 930 teste në total. Një qytetar 49-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin infektiv. Deri tani 10 të shëruar pas testeve konfirmuese. Harta e të prekurve shtrihet edhe në Lezhë (1 i infektuar), Has (1 i infektuar) edhe Berat (2 të prekur)
24 Mars 2020, 11:01
