-
Arrestimet për inceneratorët Elbasan e Fier, avokati në Report Tv: Akuzat e reja përkeqësojnë pozitën e Kokës! Ky është vetëm fillimi për deputetin Alqi Bllako
Rreth 3.3 milionë euro pasuri e sekuestruar, një kërkesë për leje për arrestimin e një deputeti dhe 9 masa të tjera arresti për Fierin dhe 5 për Elbasanit është bilanci i njoftimit të fundit të SPAK që sipas avokatit Redi Ramaj ishte i pritshëm pas një hetimi të gjatë.
30 Mars 2022, 13:54 -
-
-
-
Report Tv siguron foton ekskluzive të Nuredin Dumanit në momentin e arrestimit! Shkoi të vriste Talo Çelën, por mbeti vetë i plagosur! Shoqërohen për moskallëzim krimi 2 mjekë dhe 1 infermier në Fier
Pasi u qëllua mbi 20 herë në drejtim të makinës ku ndodhej, Nuredin Dumani shkoi të fshihej në një apartament në Fier, megjithatë vendndodhja e tij u zbulua nga policia, që i vuri prangat. Policia ka publikuar video nga momenti i arrestimit të të shumëkërkuarit, i cili shihet i gjysmë i zhveshur, ndërsa në shpinë i dallohet fashimi i bëri pasi gjatë atentatit mbeti edhe ai vetë i plagosur.
30 Mars 2022, 07:30 -
-
-
-
-
-
SPAK kërkon arrestimin e tij për aferën e inceneratorëve, Alqi Bllako dorëzon mandatin e deputetit: Kam mburojë të vërtetën dhe pafajësinë time
Pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij për aferën e inceneratorëve, deputeti i PS-së Alqi Bllako ka vendosur që t’i paraqesë kryetares së Kuvendit, dorëzimin e mandatit të deputetit. I tronditur nga kërkesa për ndalimin e tij, siç pohon edhe vetë në një shkrim në rrjetet sociale, Bllakon shprehet i bindur se një proces i paparagjykaur dhe i drejtë do të provojë lehtësisht pafajësinë e tij
29 Mars 2022, 20:59 -
-
-
-
'Luftë' me armë mes të 'fortëve' në Elbasan! Nuredin Dumani shkoi t'i bënte atentat Talo Çelës, 'ushtarët' e tij e plagosin, e qëllojnë mbi 20 herë brenda BMW-së (VIDEO)
Nuredin Dumani është arrestuar në një bazë të fshehtë në Fier ku kishte shkuar i plagosur me një plumb në shtyllën kurrizore pas përplasjes me armë që ndodhi më herët në Papër të Elbasanit me të kërkuarin tjetër për vrasje Talo Çela. Policia i gjeti Dumanit snajper, armët e tjera, dylbi dhe jelek anti-plumb.
29 Mars 2022, 18:04 -
-
-
Kërkohet arrestimi i Alqi Bllakos nga SPAK, PS: S'jemi avokati i askujt, nesër në 18:00 mblidhet Këshilli i Mandateve për të vendosur! Ja si jepet autorizimi nga Kuvendi
Partia Socialiste nuk do të jetë avokatja e askujt që përballet me drejtësinë edhe pse është nga radhët e saj. Taulant Balla tha se kërkesa e SPAK për arrestimin e Alqi Bllakos do të shqyrtohet nesër në orën 18:00 nga Këshilli i Mandateve.
29 Mars 2022, 14:35 -
Kërkohet sot arrestimi, roli i Alqi Bllakos në dosjen e inceneratorit të Fierit! Falsifikoi dokumente dhe përfitoi 15 mln lekë! I sekuestrohet shtëpia e babait 144 mijë euro
Emri i Alqi Bllakos është më i rëndësishmi pas atij të Leftër Kokës në dosjen e madhe të SPAK për abuzimet me inceneratorët në Elbasan dhe në Fier. Në Kuvend ka mbërritur sot kërkesa nga akuza për autorizim për arrestim pasi mbi të rëndojnë akuza si ajo për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
29 Mars 2022, 14:02 -
-
Arrestimet për inceneratorët, Tabaku: S'mjafton! SPAK të godasë personat me pushtet politik! Të bashkohen hetimet për të 3 inceneratorët! Basha: Përgjegjësit kryesorë ministrat dhe Rama
Për Tabakun, veprimet e deritanishme të SPAK janë të pamjaftueshme dhe hetimet duhet të vazhdojnë. Sipas saj, hetimet për inceneratorin e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës duhet të bashkohen pasi personat e përfshirë i kanë kryer veprimet bashkarisht.
29 Mars 2022, 11:53