-
Kush është kapo i bandës në arrati që mund te fshihet pas super-grabitjes së 10 milionë € në Rinas
Supergrabitja e 990 mijë euro e kryer në 30 qershor 2016 brenda pistës së aeroportit “Nënë Tereza”, ka një person të pandehur dhe ai quhet Aleks Pepa. Elbasanlliu i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga “Interpol”, cilësohet nga prokurorët e Krimeve të Rënda si “truri” i kësaj grabitje, të ndodhur para syve të shumë personave, të cilët ishin në pritje për të udhëtuar me avion drejt Italisë. Ka dyshime se i njëjti grup ka grabitur me të njëjtën skemë 10 milion euro sot në Rinas.
9 Prill 2019, 18:55 -
Krom ndër më cilësorët në botë 'Made in Albania', ja si e arriti kompania shqiptare këtë sukses
Në vitin 2013, kur AlbChrome e mori në zotërim minierën e Bulqizës dhe Uzinat e Burrelit dhe të Elbasanit që lidheshin me të, ajo që gjeti ishte një situatë e lënë thuajse në vendnumëro, pa investime, me greva punonjësish dhe me një prodhim, i cili krahasuar me sot duket minimal.
9 Prill 2019, 16:00 -
-
Legalizimet, emrat e pronarëve që marrin 860 mijë euro nga buxheti
Për kompensimin e pronarëve përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga ALUIZNI, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale, që legalizohen.
9 Prill 2019, 07:57 -
-
-
Lleshaj tregon si do të goditet nga të gjitha anët krimi në Shkodër
Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, thotë se po bashkëpunohet mes institucioneve të ndryshme për t'i dhënë goditje nga të gjithë anët, strukturave të krimit që vijojnë të jenë ende aktive në qytetin e Shkodrës, të prekur së fundi nga një numër i lartë vrasjesh.
8 Prill 2019, 12:59 -
A do të mësojë Edi Rama nga disfata e Erdoganit?
Disa ditë më parë, në shtetin turk, u zhvilluan zgjedhjet vendore, të cilat dhanë dy pamjet e saj të pritshme: Erdogani, njeri me pushtet gjysmë sulltanor dhe gjysmë autokrat, mori një shumicë gati të përmbysshme të votave, rreth 52 për qind, por humbi në dy qytetet e mëdha: Stambollin dhe Ankaranë.
8 Prill 2019, 11:35 -
-
-
Pusetat që po rrezikojnë të 'hanë' kokat e banorëve: Si shpëtoi djali me nusen dhe fëmijët (VIDEO)
Në një vëzhgim të lirë të bërë nga gazetari i Report TV, rreth 55 puseta u mungojnë kapakët dhe janë zëvendësuar nga goma makinash për të shmangur aksidente me pasoja të rënda. Sipas banorëve, shkak për këtë është bërë jo vetëm vjedhja, por cilësia e dobët e tyre, fakt i pranuar edhe nga vetë kompania që ka ndërtuar rrugën.
5 Prill 2019, 12:28 -
-
-
-
-
Detaje mbi sulmin me armë kundër biznesit mbrëmë në Fier (VIDEO)
Report Tv sjell pamjet e shenjave të plumbave në rrethimin e jashtëm të biznesit, ku fatmirësisht nuk pati të plagosur. Për autorët nuk dihet ende asgjë. Pas ngjarjes, ata dogjën makinën në lagjen "Afrim i Ri" në një rrugë pa krye
4 Prill 2019, 08:49 -
-
-
-
Tensionet në Elbasan, Basha: Policia dhunoi Boçin, Ramës po i vjen fundi
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon policinë e Elbasanit dhe nëndrejtorin Albert Nushi se dhunuan dhe shoqëruan ish-deputetin demokrat Luçiano Boçi. Sipas Bashës, kjo tregon se shumica, pushtetin e blerë po rreket ta mbajnë me dhunën e policëve.
2 Prill 2019, 21:11 -
I bllokuan rrugën Ramës në Elbasan/ Boçi: Më kërcënoi me jetë kryepolici i historisë së 'Babales'
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi së bashku me disa protestues të tjerë opozitarë kanë pritur kryeministrin me protesta gjatë vizitës pasditen e sotme në fshatin Linas të Mollasit në Elbasan duke i bllokuar edhe rrugën eskortës. Ai akuzon se Albert Nushi e ka kërcënuar me jetë. Nushi, aktualisht nëndrejtor në Policinë e Elbasanit, në kohën kur ishte drejtor i Policisë së Fierit, u përfshi në përgjimet e dosjes "Babale 2".
2 Prill 2019, 18:23