-
-
-
Shiu shuan vatrat e zjarrit në të gjithë vendin, Ministria e Mbrojtjes: Janë djegur 140 ha shkurre e pyje
Shiu i rëndë gjatë orëve të fundit në të gjithë vendin ka ndihmuar në shuarjeve e vatrave të zjarrit që prej ditësh digjnin pyjet dhe shkurret e Shqipërisë nga veriu në jug. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se të gjitha vatrat e zjarreve të regjistruara ditët e fundit tashmë janë shuar, sidomos vatrat më problematike që kanë qenë në qarqet Lezhë, Fier, Elbasan, Vlorë.
5 Gusht 2020, 17:55 -
Rekord infektimesh me COVID-19, 139 persona pozitivë dhe 6 viktima në 24 orët e fundit
Rekord të të infektuarish me covid-19 në 24 orët e fundit, ku nga 561 testime të kryera janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 139 persona. Gjithashtu kanë humbur jetën me virusin 6 persona në të dy spitalet COVID. Të shëruar në 24 orë janë 69 persona.
5 Gusht 2020, 16:14 -
Policimi vullnetar/ Hapen aplikimet, Dervishaj: Status të njëjtë me efektivin profesionist
Projekti pilot i policimit vullnetar për të cilin policia e shtetit ka hapur sërish aplikimet pritet ti vijë në ndihmë uniformave blu në punën e tyre të përditshme. Në një intervistë për ReportTV, drejtori i rendit publik në policinë e shteti, Albert Dervishaj shprehet se kjo strukturë do krijojë urë komunikimi mes policisë dhe komunitetit
5 Gusht 2020, 15:19 -
-
Aksident i trefishtë në Elbasan/ Humb jetën një 43-vjeçare, plagosen tre të tjerë (FOTO)
Një aksident i trefishtë është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në qytetin Elbasanit, ku ka humbur jetën një 43-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Murras.
5 Gusht 2020, 09:44 -
-
Korrupsion dhe seks / ‘Bëmat’ e gjyqtarëve dhe prokurorëve të radhës para Vetingut, përballjet e bujshme në vjeshtë
Lista e ‘nxehtë’ me emrat e prokurorëve dhe gjyqtarëve të skandaleve që po u ngushtohet ‘laku’ i Vetingut, pasuri miliona euro, vendime të shumëdebatuara dhe ngacmime seksuale
4 Gusht 2020, 18:55 -
Sot 4 viktima dhe 130 raste të reja me COVID-19! MSH: Rritet numri i pacientëve të intubuar, ka shtrime të reja në 2 spitalet
Kjo e martë ka regjistruar 4 viktima dhe 130 raste të reja me COVID, tregues që situata në vendin tonë vijon të jetë e përkeqësuar. 2 viktima janë nga Tirana të moshës 85-vjeç, e ndërsa 2 të tjerët janë një 79 vjeçare nga Mirdita dhe një 81 vjeçare nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruese.
4 Gusht 2020, 16:02 -
-
-
-
-
6 viktima dhe 101 raste të reja sot me COVID! Mosha mesatare e të prekurve 60 vjeç...Shqipëria 25 të infektuar për 100 mijë banorë
Situata vijon të mbetet e rëndë, ku ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka pasur një rritje të raste pozitive krahasuar me një javë më parë, më konkretisht me 5.9%.
3 Gusht 2020, 16:43 -
Vranë shokun me shishe pas sherrit në lokal, arrest me burg për dhëndrin e Qazim Sejdinit dhe Ardiano Hajdarin
Gjykata e Elbasanit ka vendosur ditën e sotme arrest me burg për dhëndrin e Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktarin dhe Ardiano Hajdarit. Të dy akuzohen se kanë vrarë me mjete të forta shokun e tyre, Florian Lamçen
3 Gusht 2020, 11:29 -
-
168 vatra zjarri gjatë korrikut/ Çako: Shumica të qëllimshme! Bashkitë të tentojnë t'i fikin vetë flakët, jo të kërkojnë direkt ndihmën e FA-së ose do penalizohen
168 vatra zjarri janë regjistruar gjithsej përgjatë muajit korrik, dhe shumica prej tyre janë të qëllimshme! Një informacion të tillë e ka bërë të ditur vetë kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako në një dalje për mediat ditën e sotme.
3 Gusht 2020, 08:40 -
-
Kthimi nga zonat bregdetare, trafiku 'pushton' akset kryesore të vendit! Radhë kilometrike në Morinë
Mbyllja e fundjavës dhe rikthimi i qytetarëve nga zonat bregdetare drejt Tiranës apo edhe pikës doganore të Morinës ka sjellë një bllokim të akseve kryesore në vend dhe trafik të rënduar, ku radhët e mjeteve janë të gjata, ndërsa lëviza e tyre bëhet shumë ngadalë.
2 Gusht 2020, 20:19 -
5 viktima e 123 raste të reja me COVID! MSH-pushuesve: Ruani distancën me të tjerët! 28 qendra shëndetësore verore me mjekë të trajnuar për koronavirusin
Koronavirusi në Shqipëri vijon të marrë jetë njerëzish! Gjatë ditës së sotme, 5 persona kanë humbur betejën me COVID-19, duke e çuar në total numrin e viktimave në 166, e ndërsa janë konfirmuar pozitiv 123 persona (3 më shumë se dje). 3 nga viktimat janë nga qyteti i Shkodrës dhe 2 nga Tirana. 123 raste të reja kanë ardhur si rezultat i 474 testimeve të kryera brenda 24 orëve.
2 Gusht 2020, 16:23