-
-
66 viktima në 7 qarqe/ 3 humbje jetë në 24 orë, 45 raste të reja, më pak teste! 'Infektohet' posta e Shkodrës! Rikthehen në punë epidemiologët në Durrës
Bilanci i koronavirusit vijon të rëndohet në vendin tonë. Ditën e sotme kanë humbur jetën 3 pacientë të tjerë të prekur me COVID-19, duke çuar në total numrin e personave që kanë humbur betejën me këtë virus në 65. Bëhet fjalë për një 74 vjeçare nga Shkodra dhe një 82 vjeçare nga Tirana, për të cilat ministria e Shëndetësisë thotë se kishin sëmundje bashkëshoqëruese.
1 Korrik 2020, 10:48 -
Sherr masiv mes disa të rinjve në Elbasan, përleshen me shkopa bejzbolli! Një arrestohet, një përfundon në spital
Dy grupe të rinjsh janë përplasur në një sherr masiv mes tyre në Elbasan mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 'Emin Matraxhiu' ose e njohur si lagja e 'Kinezëve' dhe sherri ka ndodhur në ambientet e jashtme të lokalit. Në lidhje me ngjarjen është arrestuar pronari i lokalit, ndërsa ka përfunduar në spital një nga të rinjtë e përfshirë në sherr.
30 Qershor 2020, 22:55 -
Klosi në landfillin e Peqinit: Mbajtja e mbetjeve në qytet nuk është zgjidhje
Mbajtja e mbetjeve në qytet nuk është zgjidhje. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi nga Peqini tha se mbetjet duhen çuar në landfillet. Deklaratat u bënë gjatë një vizite punë që ministri zhvilloi në landfillin e bashkisë Peqin, duke parë konkretisht mbledhjen e mbeturinave.
30 Qershor 2020, 17:36 -
Ja paundët e sekuestruara në makinën “Porsche” të 35-vjeçarit në Elbasan, policia: S’kishte asnjë dokument për burimin e tyre
Policia e Elbasanit ka dhënë detaje të reja në lidhje me sekuestrimin e një sasie prej 40 mijë paund një ditë më parë. Sasia e parave u gjet në një makinë "Porsche", me drejtues shtetasin A. S., 35 vjeç banues në fshatin Vodice të Beratit.
30 Qershor 2020, 15:42 -
4 viktima në 24 orë, ndërron jetë mjeku i parë i prekur me COVID-19/ 69 raste të reja, 3 të intubuar! Mbyllet kopshti në Lezhë, në Vlorë vatër fasoneria
Në 9 ditët e fundit 18 viktima, 63 gjithsej/ Bilanc alarmant. 4 pacientët që humbën jetën sot, 3 nga Tirana dhe një grua nga Durrësi kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese. 69 raste të reja në 11 qytete, kryeson Tirana me 23. 1014 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. 79 pacientë te Infektivi, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë.
30 Qershor 2020, 11:21 -
-
-
-
-
-
59 viktima/ Dita e dytë radhazi me 3 humbje jete! U dërgua nga spitali privat, pacientja vdes në QSUT (64 raste të reja) një mjek i intubuar, infektohet n/ kryetarja e bashkisë Shkodër
Në 8 ditët e fundit 14 viktima/ Ministria e Shëndetësisë: Për të katërtën javë vazhdon një situatë serioze e rasteve të konfirmuara pozitive me Covid19, e atyre që kanë kërkuar shtrim në spital apo në terapi intensive. Një tjetër trend në rritje janë edhe rastet që kanë pësuar humbje jete. 64 raste të reja, 3 humbje jete, 54 të shëruar në 24 orët e fundit. Vatër e re në Pogradec, një grua në Kurbin infektohet me COVID në dasmë, problem përhapja nga fasoneritë, në Vlorë preket një punonjës i portit. Në Tiranë përhapja është komunitare, por edhe në biznese dhe institucione shtetërore.
29 Qershor 2020, 10:33 -
-
Pushuesit nuk braktisin qytetin e liqenit, Report Tv takon në Pogradec Ceken: Shëtitja e mbrëmjes nuk ka të paguar
Qytetit të Liqenit nuk i kanë munguar vizitorët edhe këtë fundjavë. Report Tv takoi në Pogradec edhe aktorin e njohur Sejfulla Myftari, Cekja siç e njohim të gjithë, i cili si shumë qytetarë të tjerë, pas izolimit nga COVID, ka zgjedhur një nga destinacionet më të bukura të juglindjes.
28 Qershor 2020, 19:39 -
56 viktima/ Tre humbje jetë në 24 orë! 72 raste të reja me COVID në fasoneri e call center, 77 të shtruar te Infektivi, 38 të shëruar
12 viktima dhe 440 raste të reja në 7 ditë/ Ministria e Shëndetësisë: 72 raste të reja, 3 humbje jete dhe 38 të shëruar në 24 orët e fundit. Shpërndarja gjeografike e rasteve t] sotme: 19 të prekur në Tiranë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Shkodër, Durrës, Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, 2 në Lezhë, dhe nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Kavajë.
28 Qershor 2020, 11:08 -
-
-
Dy makina të djegura në 1 orë, një merr flakë në tunelin e Elbasanit duke bllokuar një korsi, tjetra rrugës për në Dajt (VIDEO)
Brenda një ore dy automjete kanë marrë flakë në ecje, një në autostradën Tiranë-Elbasan në brendësi të tunelit dhe një në rrugën drejt Dajtit. Fatmirësisht në të dy rastet nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
27 Qershor 2020, 18:35 -
-
53 viktima/ Dy ditë rresht me nga 2 humbje jete me COVID! 61 raste të reja sot...'Infektohet' burgu i Fierit, ceremonia mortore vatër në Kukës
Dy ditë radhazi, Shqipëria ka shënuar 2 viktima me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar në total numrin e personave që kanë humbur betejën me këtë virus në 53. Mësohet se ka ndërruar jetë një 59 vjeçare nga Lushnja dhe një 77-vjeçar nga Vlora. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, të dy pacientët vuanin nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
27 Qershor 2020, 10:31 -