-
-
Video-Ekskluzive/ I maskuar dhe me armë, momenti kur durrsaku grabit marketin! 5 'rregullat' që zbatonte...e pëson nga e dashura
Report Tv ka siguruar ekzkluzivisht videon e një prej grabitjeve që Thaçi ka bërë në Shkozet, të një supermarketi ku ka arritur që të marrë një shumë prej 100 mijë lekësh dhe disa paketa. Videoja mban datën 11 shkurt, rreth orën 20:50, ku i armatosur, me kapuç, i veshur me një xhup të zi dhe me shall, Thaçi është futur në supermarket, i ka drejtuar armën kasieres, e cila nuk ka bërë rezistencë dhe ka marrë shumën e lekëve dhe disa paketa, që ndodheshin tek bufeja pas. Thaçi vepronte pa doreza dhe në një moment i bien lekët, që po i fuste në çantë.
16 Shkurt 2020, 09:50 -
Pas justifikimit të pasurisë për OFL-në, Suel Çela do të përballet sërish me drejtësinë
Edhe pse i shpëtoi njëherë drejtësisë duke marrë pafajësinë për tentativë vrasje ndaj policisë në tek Tregu Agro-Ushqimor në shtator 2017 në Elbasan, Suel Çelës i është vënë pas jo vetëm OFL për deklarimin e burimeve të pasurisë, por edhe prokuroria e Elbasanit për një plagosje me armë zjarri në 2013.
15 Shkurt 2020, 21:03 -
-
Grabit me armë një argjendari përballë Policisë së Elbasanit...i zbulohen dhe dy vjedhjet e tjera në Durrës brenda javës! Arrestohet në Tiranë
Autori ka marrë një sasi të konsiderueshme floriri si varëse, byzylykë, unaza si dhe sende të tjera me vlerë dhe një shumë të madhe parash që ndodheshin në banakun e argjendarisë
15 Shkurt 2020, 12:45 -
I diplomuar në Kembrixh, por u burgos nga komunistët! Historia e kryebashkiakut të Tiranës që vdiq në mjerim
Publikohet historia e panjohur të Rexhep Jellës, pinjoll i një prej familjeve autoktone më të njohura tiranase, i cili pasi u shkollua në Robert Kolezh të Stambollit dhe më pas në Kembrixh të Anglisë, u kthye në atdhe dhe pasi përfaqësoi Shqipërinë në Konferencën e Paqes në Paris.
15 Shkurt 2020, 07:49 -
-
Fluks në urgjencën e Elbasanit, 200 raste paraqiten në 24 orë (VIDEO)
Virozat e stinës kanë rritur fluksin e pacientëve në urgjencën e spitalit rajon të Elbasanit. Rreth 200 qytetarë paraqiten çdo ditë pranë kësaj urgjence. Shefi i Shërbimit të urgjencës Elbasan, Ergys Miçi bën thirrje që fillimisht qytetarët të paraqiten të mjeku i familjes fillimisht në mënyrë që të shmanget dhe fluksi.
14 Shkurt 2020, 16:44 -
OFL 'zbret' në Elbasan, dy të dënuar në Angli për trafik droge duhet të justifikojnë pasuritë (VIDEO)
Operacioni Forca e Ligjit ka 'mbërritur' sot në Elbasan. Ajo i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë dy personave të dënuar në Angli për trafik droge. Ata do të duhet të dorëzojnë brenda 48 orëve pranë OFL-së auto-deklaratën me pasuritë e tyre
14 Shkurt 2020, 11:02 -
Elbasan/ Shpërndante kokainë dhe heroinë, arrestohet 41-vjeçari
I arrestuari është B.M banues në Elbasan. Atij gjatë kontrollin fizik dhe në automjetin me të cilin lëvizte, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza me heroinë dhe kokainë, si dhe automjetin me të cilin ai lëvizte.
14 Shkurt 2020, 09:13 -
'Pa Gjurmë' zbardh detaje nga zhdukja e Renato Hamzës. Dy muaj para ishte vendosur në përgjim nga policia, dyshohej për prostitucion
Detaje “bombë” në emisionin 'Pa Gjurmë', 6 vite nga zhdukja e Renato Hamzës zbardhen detaje nga dosja hetimore. Sipas burimeve pranë policisë së qarkut Elbasan, 'Pa gjurmë' ka mësuar se vetëm dy muaj para se të zhdukej Reni i Elbasanit, ai ishte vendosur në përgjim dhe monitorohej nga policia, pasi dyshohej se ka qenë pjesë e një rrjeti prostitucioni në zonën Shijak-Durrës.
13 Shkurt 2020, 22:57 -
'Një jetë mes tingujve, pasuria që desha'! Robert Radoja: Si punova me talentet fëmijë, sot Inva Mula, Ermonela Jaho, Ema Qazimi
Mësuesi dhe zbuluesi i talenteve, i rritur me “muzat” e muzikës Prenk Jakovën e Tonin Arapin, një pianist klasi, kompozitor filmash, rrëfen odisenë e një jete të mbushur me tinguj, me përkushtim, me idealizëm, shpërblesa mirënjohjesh, por edhe me krenari kur sheh nxënësit e tij të pushtojnë skenat shqiptare dhe ato botërore. Gjithashtu, Radoja bën thirrje për punë e vëmendje ndaj fëmijëve të talentuar
13 Shkurt 2020, 20:44 -
Drejtuesja e Prokurorisë Durrës, Anita Jella ngec në 'rrjetën' e ONM, kërkohet shkarkimi i saj
Drejtuesja e Prokurorisë Durrës, Anita Jella, e cila kandidon për një vend në Prokurorinë e Posaçme SPAK, 'ngec ' në rrjetën e ONM. Edhe pse ka kaluar me sukses fazën e parë të vettingut më 10 dhjetor 2019, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka ankimuar vendimin e KPK për të duke kërkuar rivlerësim të saj në të 3 kriteret.
12 Shkurt 2020, 16:20 -
-
-
-
Tirana 100 vjet kryeqytet, historiani: Ishte zgjedhje e detyruar, s'ka pas vendim në Kongresin e Lushnjës
Historiani Beqir Meta për 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet rrëfen prapaskenat. Studiuesi Meta tregon edhe përplasjet mes krerëve të Veriut edhe Jugut, duke synuar që kryeqytet, të shpallej Vlora, Durrësi ose Shkodra, por kurrsesi Tirana
11 Shkurt 2020, 17:29 -
-
-
Shoferi 22-vjeçar që iku nga vendi i ngjarjes lirohet për 'plagosje të lehtë', kalimtarja e aksidentuar ndërron jetë në spital 5 ditë më pas
Gjykata e la të lirë 22-vjeçarin para se kalimtarja të ndërrontë jetë, duke vlerëuar që plagët nuk ishin të rënda, dhe ngriti akuzën vetëm për "largim nga vendi i ngjarjes".
10 Shkurt 2020, 17:16 -
Vijon aksioni për makinat luksoze dhe pa dokumente, 50 automjete të sekuestruara në Gjirokastër (VIDEO)
Që prej ditës së djeshme vijon aksionin deri në një afat të papërcaktuar sipas urdhrit të lëshuar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu për “makinat e luksit”. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ditën e sotme janë ndaluar 5 automjete në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës për shkak të mungesës së dokumenteve, ndërhyrje në sasi.
10 Shkurt 2020, 10:53