-
Basha vë veroren dhe shpreh dëshirën: Të largojmë të keqen nga vendi
Lulzim Basha ishte sot në Elbasan ku iu bashkua festimeve të Ditës së Verës. Basha u shpreh se në këtë Ditë të Shpresës ka besim se duke u bërë bashkë do ndalohet edhe emigracioni dhe të largohet nga vendi e keqja që po vret shpresën.
14 Mars 2019, 14:10 -
-
Kryemadhi: Ringjallja e Ditës së Verës le të ngjallë edhe politikën! Ajo ka dalë nga shinat
Monika Kryemadhi ishte sot në Elbasan ku iu bashkua festimeve të Ditës së Verës, teksa u ndal në një prononcim për mediat. Ajo uroi shqiptarët për Ditën e Verës duke shtuar se kjo ditë nuk ka lidhje me politikën.
14 Mars 2019, 13:52 -
Nënë Xheja dhe Nënë Tushi gatuajnë ballokumen dhe revaninë elbasanase (VIDEO)
Për ditën e verës gatuam në Elbasan, qytetin simbol të kësaj dite. Nuk kishin si të mungonin ballokumet tradicionale të kësaj dite të cilat kanë mënyrën e tyre specifike të gatimit. Nënë Xheja dhe nënë Tushi kanë gatuar së bashku me Albanin ballokumet por edhe revaninë të cilat janë të pranishme në ccdo tryezë të 14 marsit jo vetëm në Elbasan, por në të gjithë vendin.
14 Mars 2019, 12:52 -
Urimi i Ramës për Ditën e Verës dhe humori me Lalën, Lulin dhe Lalin (VIDEO)
Ka zgjedhur t'i urojë Ditën e Verës shqiptarëve përmes humorit goditës. "I veçantë edhe për ditën e Verës", - tha kryeministri nga qyteti që tradicionalisht kremton këtë festë, Elbasani, duke ju referuar këtij viti të veçantë festimesh për këtë ditë, që në Tiranë do të mbahen me 17 mars. Ndërkohë që opozita shqiptare "festën" e ka me 16 mars, në protestën që sipas saj do të rrëzojë kryeministrin Edi Rama.
14 Mars 2019, 11:38 -
-
Tiranë-Elbasan/ Hapet rruga deri tek Tuneli i Krrabës
Pas 8 vitesh punimesh rruga Tiranë-Elbasan bëhet e kalueshme në të gjithë aksin e saj, por pa u përfunduar plotësisht. Sot, më 14 Mars, Ditën e Verës, hapet njëri krahë i segmentit nga kryqëzimi i Ibës deri tek hyrja e tunelit të Krrabës. Mjetet do të kalojnë në karrexhatën e majtë të këtij segmenti, ndërkohë që më parë kalimi bëhej nga aksi i vjetër nga Mulleti.
14 Mars 2019, 10:57 -
-
-
Do ta largojnë Ramën për Ditën e Verës apo jo? Përçahet dega e PD-së në Elbasan (VIDEO)
Kryeqendra e festimeve do të jetë Elbasani, ndërsa mbrëmjen e sotme në këtë qytet do të jetë edhe kryeministri Edi Rama që do të organizojë një darkë me qeverinë, kryesinë e partisë dhe deputetët për situatën politike dhe angazhimet.
13 Mars 2019, 18:51 -
-
-
FOTOT/Gati parkimi i tretë nëntokësor, Veliaj: Çfarë nuk thanë, por në fund veprat mbeten, jo fjalët
Bashkia e Tiranës njofton se është duke përfunduar parkimin nëntokësor te “Rruga e Elbasanit”, i cili pritet t’i japë zgjidhje çështjes së parkimit të makinave në një nga zonat më të ngarkuara të kryeqytetit, kjo edhe për shkak të fluksit nga juglindja.
13 Mars 2019, 12:25 -
Sondazhi i 'GPF' për Report Tv: Sikur zgjedhjet politike të bëheshin sot, PS fiton 53%, rritje nga 2017-a, 75% kundër opozitës për djegien e mandateve
Në këtë sondazh të parë të "GPF Inspiring Research" qytetarët i janë përgjigjur pyetjes se cilat janë arsyet e klimës së tensionuar politike, si do të votonin nëse zgjedhjet e parakohshme do të zhvilloheshin sot, por edhe për bashkitë kryesore në vend, pak muaj para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Një pjesë e rëndësishme e sondazhit është pëlqyeshmëria që kanë shqiptarët në raport me figurat kryesore të politikës, punën e qeverisë dhe punën e liderit të opozitës.
13 Mars 2019, 10:52 -
-
Rikthehet futbolli pa policinë në stadium, Luftëtari ‘shtang’ Partizanin
Partizani-Luftëtari është ndeshja që sot riktheu futbollin në vend pas bojkotit të arbitrave. Në “Elbasan Arena”, policia ashtu si edhe më parë, qëndroi jashtë stadiumit, ndërsa sa i takon rezultatit Luftëtari fitoi 1-2 me përmbysje.
12 Mars 2019, 16:00 -
Ralf Gjoni pranon mandatin! Zyrtarizohen 2 deputetë nga PD, KQZ fton 14 të radhës
Sot KQZ ju dha mandatin edhe dy deputetëve të tjerë të PD. Po sot Kandidati i LSI në qarkun e Tiranës në listat zgjedhore të 2017-ës, Ralf Gjoni, ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, formularin e vetëdeklarimit, duke hedhur kështu hapin e parë ligjor drejt marrjes së mandatit të deputetit. KQZ njofton 14 kandidatët e radhës për të marrë mandatet, 10 ditë kohë për dorëzimin e formularit të vetëdeklraimit. Opozita e re parlamentare me 15 deputetë
12 Mars 2019, 15:07 -
-
-
Flet deputeti ‘rebel’ që pranoi mandatin: LSI iu largua misionit për të cilin u krijua, integrimin
Deputeti më i ri i Kuvendit Enver Roshi rrëfen për Report Tv arsyet se përse pranoi mandatin e deputetit dhe marrëdhënien me LSI-në. "Një pjesë e politikës nuk e do Shqipërinë në BE"
12 Mars 2019, 12:36 -
Elbasan-Tiranë, hapet rruga deri tek Tuneli i Krrabës
Pas 8 vitesh punimesh rruga Tiranë-Elbasan do të jetë e kalueshme në të gjithë aksin e saj, por pa u përfunduar plotësisht. Në datë 14 mars do të hapet njëri krahë i segmentit nga kryqëzimi i Ibës deri tek hyrja e tunelit të Krrabës.
12 Mars 2019, 12:24