-
-
Vëzhgimi i Report Tv/ Korsia e ambulancave në Vlorë kthehet në parkim! Zjarrfikësja s’kalon te ‘Hajro Çakërri’
Ambulanca dhe zjarrfikësja vështirë se mund të japin ndihmë në kohën e duhur pasi shumë rrugë të Vlorës janë zënë nga ndërtimet. Disa të tjera bllokohen nga makinat e parkuara në korsinë e emergjencës. Ndjekim vëzhgim dhe intervistat që ka marrë gazetari ynë në Vlorë, Armand Xhelili.
11 Tetor 2023, 16:18 -
Policia mësyn Vlorën, gjen parcelën me mijëra bimë kanabis mes misrit, 300 kg në proces tharje! Pamjet ekskluzive të operacionit
Rreth 5 mijë rrënjë kanabis u asgjësuan nga policia gjatë një aksioni në Bishan të Vlorës ku u sekuestruan edhe dy armë zjarri. Forcat e rendit arrestuan qiramarrësin e tokës e cila ishte mbjellë me misër dhe mes rreshtave të bimëve, po kultivohej edhe bima narkotike. U sekuestruan dhe 298 kg në proces tharjeje
11 Tetor 2023, 14:48 -
Vlorë, 45 gra me kancer gjiri në 9 muajt e fundit! Onkologia: Po prek moshat e reja, përpos mamografisë duhet bërë edhe ekografia
Kanceri i gjirit po prek gjithnjë e më shumë gratë në moshë të re ndaj onkologët bëjnë thirrje për kontrolle të vazhdueshme jo vetëm me mamografi por dhe me ekografi.
10 Tetor 2023, 12:25 -
Klosi takim me strukturat dhe asamblenë e PS-së në Vlorë: Organizim në të gjithë vendin për rivitalizimin e partisë
Blendi Klosi i shoqëruar nga Evis Kushi, Milva Ikonomi por dhe strukturat drejtuese të PS së bashkisë së Vlorës kanë organizuar një takim në ambientet e Pallatit të Kulturës në Vlorë.
9 Tetor 2023, 19:15 -
-
-
-
-
Padia e Belerit për tjetërsim tokash në Himarë, bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka paraqitet në SPAK
Artan Gaçi, burri i ish-ministres Olta Xhaçka është paraqitur në SPAK. Mësohet se Gaçi është thirrur pas kallëzimit të kryer nga Fredi Beleri ndaj kryetarit në detyrë të bashkisë Himarë Jorgo Goro
6 Tetor 2023, 11:23 -
Goditi me grusht punonjësin e qarkullimit rrugor, vihet në pranga 27-vjeçari në Vlorë
Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Vlorë, pasi së bashku me një tjetër kanë kundërshtuar dhe kanë goditur me grusht efektivin e Policisë Rrugore, i cili ka kërkuar dokumentacionit e automjetit që drejtonte i riu.
5 Tetor 2023, 14:22 -
Arrestohet në Vlorë me armë farmacisti i spitalit të Traumës! Ish-komandos së ushtrisë iu gjetën këllëfë pistolete e veshje kamuflazhi (VIDEO)
Enron Sejdini, 38 vjeç, ish-komando dhe aktualisht farmacist në spitalin e traumës, u arrestua me armë pa leje në Vlorë. I riu sapo kishte mbërritur në qytet, kur policia ka ndërhyrë duke i vënë prangat në rrugën “Hajro Çakërri”. Burime të policisë, i thanë Report Tv se i riu dyshohet se ka lidhje me një prej grupeve kriminale në këtë qytet.
5 Tetor 2023, 09:20 -
Vlorë, rriten rastet me covid e viroza stinore
Një dyfishim i numrit të pacientëve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë është shënuar në Urgjencën e Spitalit të Vlorës. Shefi i epidemiologjisë në Vlorë thotë se janë shtuar virozat stinore por edhe numri i rasteve me COVID
4 Tetor 2023, 15:18 -
-
Kërcënimet nga bandat kriminale, merren në mbrojtje të posaçme 6 prokurorë dhe 1 gjyqtare (EMRAT)
Rrëfimi i të penduarit Artan Tafani për planin e grupit të Laert Haxhiut për eliminimin e prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu, dhe prokurores së shkarkuar në vetting të Lushnjës, Merita Selimi, ka ngritur në këmbë institucionet kryesore të drejtësisë dhe sigurisë në vend
3 Tetor 2023, 11:34 -
VIDEO/ RENEA e Operacionalet 'mësyjnë' sërish Vlorën,14 të shoqëruar! Bllokohet dhe një makinë e blinduar e dy luksoze
Policia e Vlorës dhe RENEA kanë ndërmarrë sërish një operacion kontrolli mbrëmjen e sotme (2 tetor 2023) në qytetin bregdetar të Vlorës. Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se kontrollet janë në disa lagje të qytetit dhe se deri tani janë 14 persona të shoqëruar.
2 Tetor 2023, 21:58 -
-
-
-
-