-
-
-
Zjarret të 'pabindur' në Vlorë, Haki Çako ‘detyrohet’ të braktisë pushimet, sot tre helikopterë në ajër! Peleshi, u kërkon ndihmë të huajve: Situata është serioze, do përdorim helikopterë privatë
As në ditën e dytë 1 helikopter i vetëm nuk ka mundur që t'i shuajë flakët që kanë përpirë prej më shumë se 10 ditësh pyjet në Vlorë duke shkaktuar dëme kolosale. Teksa u pa që situata po dilte tërësisht jashtë kontrollit dhe se shuarja e flakëve ishte e pamundur që të bëhej me mjete rrethanore, ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile pas presionit të madh nga mediet më në fund janë vënë në lëvizje
3 Gusht 2021, 07:31 -
Zjarret në vend, Rama: Angazhimi nga Forcat e Ushtrisë meriton respekt! Meta: Situata po precipiton shumë rrezikshëm, Haki Çako sjellje të papranueshme, të rikthehet urgjentisht në detyrë!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën me zjarret në vend, ku prej ditësh tashmë, flakët vijojnë të ‘përpijnë’ hektarë të tërë me pemë e shkurre. Në lidhje me situatën ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta, i cili kërkon që të merren masa, ndërsa dënon sjelljen e Kreut të Emergjencave Civile, Haki Çakos, i cili vijon pushimet edhe pse vendi ndodhet në këtë situatë.
2 Gusht 2021, 16:16 -
-
Vlorë/ Për të shtatën ditë radhazi zjarret djegin kurorën e gjelbër të Karaburunit, sot dita e dytë e ndërhyrjes nga ajri, helikopteri hedh mbi 300 mijë litra ujë, situata problematike! Zjarr edhe në Tragjas, Radhimë e Kuç
Situata e zjarreve vijon të mbetet kritike në Vlorë. Edhe këtë të hënë është nën flakë Karaburuni, një prej vatrave më të mëdha në këtë qark aktive prej 7 ditësh. Ndërhyrja nga ajri për të dytën ditë radhazi nuk ka mundur që ta shuajë këtë vatër të rrezikshme që vijon të mbetet ende problematike.
2 Gusht 2021, 07:34 -
-
-
-
Përfaqësuesit e bizneseve në Vlorë përpara komisariatit të policisë, kërkojnë ndryshimin e masave anti-COVID: Të zgjatet orari i muzikës deri në mesnatë
Përfaqësuesit e bizneseve në Vlorë janë sërish të pakënaqur në lidhje me masat anti-COVID, ndërsa kanë dalë sot përpara komisariatit të policisë Vlorë.
31 Korrik 2021, 20:15 -
-
-
-
Vlora në flakë prej 10 ditësh, zv.ministrja e Mbrojtjes Bici e pranon: Helikopterët janë në remont! Zjarret të ishin parandaluar nga pushteti vendor
Në pikun e sezonit të zjarreve për shkak të thatësirave dhe temperaturave të larta dhe në një kohë kur Vlora prej 10 ditësh po digjet nga zjarret, helikopterët që mundësojnë ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e flakëve janë dërguar për remont. Atëherë kur helikopterët duhen pikërisht për shuarjen e flakëve sidomos në terrene të vështira, ata nuk janë të disponueshëm duke lënë plotësisht zbuluar nevojat për ndërhyrje.
31 Korrik 2021, 15:23 -
-
-
-
-
Vlorë/ Zjarr në Tragjas, Radhimë e Karaburun! Digjen qindra hektarë me shkurre e pemë! Flakët përpijnë hyrjen e Ksamilit! Punonjësit 'luftojnë' me mjete rrethanore
Prej disa ditësh tashmë, zjarret kanë 'pushtuar' sipërfaqe të tëra në Vlorë, ku në Karaburun, Tragjas e Radhimë, po digjen hektarë të tërë me bimësi e pyje. Flakët në gadishullin e Karaburunit vijojnë prej 4 ditësh tashmë, ndërsa situata mbetet mjaft kritike, pasi rrezikohet edhe Parku Kombëtar i Llogarasë. Tymi i zi ka "pushtuar" edhe Ksamilin.
30 Korrik 2021, 10:02 -
-
