-
Denoncimi i Report Tv për orët shtesë të zjarrfikësve të Vlorës/ Dje e mohoi, Leli e pranon sot: Paratë nuk i kanë marrë për arsye të kufizimeve ligjore, do paguhen për të gjitha
Një ditë më parë e mohoi, ndërsa sot, kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka konfirmuar lajmi e 'Report Tv, duke pranuar se zjarrfikësit në Vlorë, prej dy muajsh nuk kanë marrë paratë që i takojnë për orët shtesë të punës. Sipas Lelit, kufizimet ligjore janë bërë pengesë që zjarrfikësit, të cilët janë heronjtë e këtyre ditëve të vështira ku ndodhet vendi me flakët, të bëhen pengesë që ata të mos shpërblehen për mundin dhe sakrificën e tyre.
7 Gusht 2021, 11:39 -
Zjarret në Mashkullorë, Qesorat e Llovinë të Gjirokastrës, nën hetim 3 persona! Procedohet edhe një 73-vjeçar në Lezhë! Shpallet në kërkim 42-vjeçari që i vuri flakën fshatit Gjormë
Vendi është përfshirë nga zjarret nga veriu në jug, ku shkak, në pjesën më të madhe të rasteve duket se është dora e njeriut dhe jo temperaturat e larta. Katër persona janë vendosur nën hetim ditën e sotme në Gjirokastër dhe një tjetër në Lezhë, të dyshuar si autorë të zjarreve që dogjën sipërfaqe të tëra me pemë e shkurre.
7 Gusht 2021, 10:57 -
Vlorë/ Shuhen zjarret në Dukat dhe në Gjirin e Gramës! Karaburuni digjet prej më shumë se 2 javësh, ende vatra aktive! Vijon operacioni me helikopterin e ardhur nga Holanda
Gadishulli i Karaburunit vijon të digjet nga flakët prej më shumë se 2 javësh tashmë, ndërsa fatmirësisht pasditen e sotme u bë e mundur shuarja e zjarreve në Dukat dhe në Gjirin e Gramës.
7 Gusht 2021, 08:11 -
Vlorë, 4 ushtarakë në spital pasi janë helmuar nga ushqimi! Nuk kanë probleme serioze
Paraqiten në urgjencë disa ushtarakë që dyshohet se janë helmuar nga ushqimi. Disa kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në qendrën shëndetësore Orikum dhe më pas janë ccuar në urgjencën e Vlorës.
6 Gusht 2021, 21:46 -
-
Vijnë 56 mijë vaksina Pfizer, shkon në 1.7 milionë totali! Vijojnë të rriten infektimet me COVID, 149 raste dhe 1 viktimë në 24 orë
Vijojnë të rriten infektimet me COVID në vendin tonë pas shfaqjes së variantit Delta. Në 24 orët e fundit janë shënuar 149 raste të reja dhe 1 humbje jete nga COVID. Ka mbërritur në vendin tonë një tjetër sasi vaksinash kundër koronavirusit. Sapo kanë ardhur edhe 56,160 vaksina Pfizer.
6 Gusht 2021, 18:45 -
U shuan në aksidentin tragjik në Vlorë, të afërmit ndërtojnë përkujtimore për familjen Gushi! Dy arushë, fotografi dhe fjalë rrëqethëse
Një përkujtimore me mesazhe sensibilizuese është ndërtuar në autostradën Fier-Vlorë në vendin ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi, si pasojë e një aksidenti të rëndë
6 Gusht 2021, 17:47 -
Zjarrfikësit, heronjtë në 'luftën' me flakët në Vlorë, por Bashkia i ka lënë pa paga, 2 muaj që s'marrin paratë për orët shtesë! Leli pretendon se kaluan në datë 4, rrëzohet nga zjarrfikësit
‘Heronjtë’ e ditëve të fundit në Vlorë që po luftojnë në çdo moment me flakët e zjarrit nuk janë paguar për orët shtesë të punës. Bashkia e Vlorës prej dy muajsh nuk i ka paguar 35 zjarrfikësit e qytetit për 178 orët e gatishmërisë, teksa disponon për këto pagesa fondi prej 55 mln lekë të vjetra për vitin 2021.
6 Gusht 2021, 08:54 -
-
-
‘Mbrojtja’ bën bilancin, situata me zjarret nga veriu në jug! Në Vlorë 'lufta' për Karaburunin, vatra të reja në Shkodër, Fier dhe Elbasan
Në të gjithë vendin gjithsej janë aktive 16 vatra zjarri. Kështu bëhet me dije në bilancin e Ministrisë së Mbrojtjes për situatën e zjarreve nga veriu në jug
5 Gusht 2021, 07:18 -
-
Vihen nën kontroll flakët në Fushë-Arrëz, largohet rreziku për banesat! Rama: 13 vatra zjarri aktive në vend
Janë vënë nën kontroll flakët në Fushë-Arrës, duke larguar rrezikun për banesat. Ndërkohë 13 vatra zjarri janë aktive në vend,por fatmirësisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.
4 Gusht 2021, 19:28 -
Nesër temperatura deri në 38 gradë C, mbetet i lartë kërcënimi nga zjarret, IGJEUM: Fieri, Vlora dhe Gjirokastra, qarqet më të rrezikuar
Duket se normalizimi i situatës së krijuar nga zjarret në vend nuk do të ndihmohet nga moti, ku temperaturat e larta që pritet të jenë prezente ditën e nesërme, rrisin edhe më tej kërcënimet.
4 Gusht 2021, 16:49 -
-
-
Abuzim me tenderat e ndërtimit të komisariateve, drejtori i Monitorimit në Ministrinë e Brendshme Ferdinand Tarazhi nën hetim nga SPAK! U kallëzua me 4 kolegë të tjera nga KLSH
Me Tarazhin janë kallëzuar edhe 4 anëtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme. Report Tv mëson se SPAK ka nisur hetimet për këtë rast dhe ka kërkuar sekuestrimin e praktikave për rikonstruksionin e komisariateve Vlorë, Mirditë, Pogradec dhe Komisariatit nr. 4 në Tiranë.
4 Gusht 2021, 12:09 -
-
Vlorë/Në Karaburun vijon 'beteja' me flakët, shpëtohet Parku i Llogarasë, shuhet zjarri në gjirin e Gramës! Aktive vatra mbi bazën e Pashalimanit! 3 helikopter ndërhyjnë nga ajri
Pas 12 ditësh "luftë", flakët nuk janë "bindur" në Vlorë dhe vijojnë të "përpijnë" pyjet dhe kullotat. Në ditën e nëntë të zjarreve në Karaburun sot situata paraqitet më e qetë, konkretisht në shtëpitë afër fshatit Dukat i Ri ashtu dhe në Pashaliman, ku situata ishte më e rënduar
4 Gusht 2021, 08:02 -
-
