-
-
U akuza se lejoi kultivimin e drogës në Vlorë, shpallet i pafajshëm ish-shefi i komisariatit të Himarës
Ish shefi i Komisariatit të Himarës, Arjan Tase është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Vlorës. Tase akuzohej për shpërdorim detyre pasi dyshohej se kishte lejuar kultivimin e drogës në dy fshatra të Vlorës në kohën kur mbante postin shefit të Komisariatit të Himarës.
27 Prill 2022, 19:42 -
Divjaka prezanton ofertën turistike, çelet sezoni! Në Vlorë, mbërrijnë turistët e parë, kritika për ndotjen
Divjaka ka çelur zyrtarisht sezonin turistik, ku përpos resurseve natyrore përfshirë parkun e Karavastasë synon të tërheqë pushuesit dhe me trashëgiminë kulturore. Ndërsa në qytetin e Vlorës kanë mbërritur turistët e parë të huaj, të cilët shprehen kritika sa i përket mungesë së pastërtisë në bregdet
27 Prill 2022, 16:52 -
Vlorë, konflikt me pronarin e tokës se nuk iu dha banesa! 3 gra prej 2 ditë të ngujuara brenda një dyqani! Futen në grevë urie
Tre gra në lagjen ‘10 Korriku’ në Vlorë janë mbyllur brenda një dyqani prej 2 ditësh tashmë dhe kërcënojnë se do të vetëflijohen. Ato kanë konflikt me pronarin e tokës pasi i prishi shtëpitë duke i thënë se do të ndërtonte pallat, por në fakt u ndërtua karburant. Brenda dyqanit ku janë mbyllur kanë një bombol gazi me të cilën fillimisht paralajmëruan se se do i vënë flakën.
27 Prill 2022, 11:18 -
-
-
-
Vlorë/ U raportua se ishte bombë me telekomandë, por ishte alarm fals! Forcat Xheniere nga Tirana bënë shpërthim të kontrolluar...rezultoi një tako druri
Një pako e dyshimtë është konstatuar rrreth orës 14:40 në zonën e Plazhit të Vjetër në qytetin e Vlorës. Fillimisht u raportua se ishte një sasi eksplozivi me telekomandë që i ishte vendosur një makine e që kishte rënë në rrugë, por më pas ka rezultuar një alarm fals.
25 Prill 2022, 15:44 -
-
Moti i keq, trageti në portin e Vlorës ankorohet pas 2 orësh në det të hapur! 77 pasagjerë u bllokuan për rreth 20 orë në bord (VIDEO)
Trageti me 77 persona në bord u ankurua në portin e Vlorës pas dy orësh. Era e fortë, por edhe dallgët e shumta të krijuara në det vështirësuan ankorimin e tragetit.
22 Prill 2022, 16:04 -
-
Parashikohet mot i keq, ndalohet deri më 23 prill lundrimi i mjeteve të vogla e anijeve të peshkimit në Vlorë
Në qytetin e Vlorës është ndaluar lundrimi i mjeteve të vogla, por edhe anijeve të peshkimit. Kapitaneria Vlorë njofton se kjo masë është marrë për shkak të motit të keq që parashikohet nga mbrëmja e nesërme deri mëngjesin e 23 prillit.
21 Prill 2022, 20:38 -
Vlorë/ 80 vatra zjarri të qëllimshme në 45 ditë, kreu i zjarrfikësve: Qytetarët të ruajnë mjedisin
Vlora konsiderohet një nga qarqet më problematike për zjarrëvënien e qëllimshme. Kreu i shërbimit zjarrfikës, Kastriot Begaj apelon që qytetarët të mos provokojnë zjarr dhe të ruajnë mjedisin.
19 Prill 2022, 16:34 -
Rritja e çmimit/ Peshkatarët fikin anijet në Vlorë: Nafta 150 lekë për litër, prej një muaji s’dalim në det për të peshkuar
Për shkak të naftës së shtrenjtë peshkatarët e Vlorës nuk dalin për gjueti. Ky sektor ka pezulluar aktivitetin prej një muaji, ndërsa në treg është reflektuar rritja e çmimit të peshkut dhe produkteve të detit.
19 Prill 2022, 16:26 -
Operacioni i SPAK në Portin e Vlorës, goditet kontrabanda e rrobave të përdorura! Report Tv siguron fotot nga mallrat e sekuestruara
Report Tv ka siguruar foton nga operacioni i SPAK pak ditë më parë në Portin e Vlorës, për goditjen e mallrave kontrabandë, ku u vunë në pranga biznesmeni Arian Kasëmi dhe nipi i tij Skënder Kasëmi, ndërkohë që u shpallën në kërkim dy doganierë.
18 Prill 2022, 12:13 -
Vlorë, nis legalizimi i pallateve të braktisura, Ahmetaj: Investitorë të tillë nuk do marrin më leje ndërtimi pa përfunduar procedurat me ndërtimet e lëna përgjysmë
Për banorët e 260 apartamenteve dhe 60 bizneseve në Vlorë ka marrë fund kalvari i çështjes së pronësisë, pasi pallatet e tyre ishin braktisur nga ndërtuesit. Ata kanë marrë sot certifikatën e pronësisë nga zv.kryeministri Ahmetaj dhe kreu i kadastrës Artan Lame. Ahmetaj tha se investitorëve të tillë nuk do t’u jepen më leje ndërtimi. Vetëm në Vlorë figurojnë 280 pallate të braktisura nga investitorët.
17 Prill 2022, 21:59 -
Projekti i ri tek Sheshi i Flamurit, disa qytetarë të Vlorës ngrihen në protestë: Po dëmtojnë historinë, është pjesë e identitetit tonë kombëtar
Një grup qytetarësh janë ngritur sërish në protestë për të kundërshtuar projektin e sheshit të Flamurit në Vlorë. Sipas qytetarëve projekti dëmton historinë, pasi sipas tyre sheshi i flamurit është identiteti ynë kombëtar. Kjo është protesta e tretë që shoqëria civile zhvillon në Vlorë kundër projektit të sheshit të Flamurit, por këtë të dielë numri i qytetareve ka qenë i pakët.
17 Prill 2022, 11:41 -
Kalonin mallra kontrabandë në Portin e Vlorës, kundrejt ryshfetit, 2 të arrestuar pas operacionit të SPAK! 2 doganierë shpallen në kërkim
Arian Kasëmi dhe Skënder Kasëmi janë arrestuar pas operacionit që zhvilloi një ditë më parë SPAK në Portin e Vlorës. Sipas SPAK, dy shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin nëpërmjet ryshfetit ndaj punonjësve të Drejtorisë Doganore Vlorë, fusnin në territorin e Shqipërisë produkte kontrabandë
16 Prill 2022, 11:55 -
Nga vjedhjet te sherret me punonjësin e karburantit dhe thyerje xhamash, një i arrestuar, dy nën hetim në Vlorë
Një 26-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi ishte në kërkim për vjedhje. Gjithashtu ndaj dy personave të tjerë ka nisur hetimet për shkak të sherreve dhe konflikteve që kanë pasur me persona të tjerë.
16 Prill 2022, 09:18 -
-
I vuri flakën dy automjeteve në Vlorë pasi nuk mundi t'i vidhte, arrestohet 31-vjeçari, autor i disa vjedhjeve! Shoku i tij ende në kërkim
Një nga autorët e zjarrvënies së dy automjeteve 1 javë më parë në Vlorë, ka rënë sot në prangat e policisë. Është arrestuar 31-vjeçari me incialet Xh. K., banues në lagjen "Kushtrimi", i cili rezulton autor i disa vjedhjeve.
13 Prill 2022, 12:09