-
-
GdF, Delta Force dhe Policia Kufitare operacion në Vlorë, kapet 'super gomonia' në Karaburun me mbi 500 kg kanabis (VIDEO)
Një gomone me rreth 500 kg kanabis është kapur pasditen e kësaj të diele në zonën e Karaburunit në Vlorë, në vendin e quajtur Gjiri i Arushës. Nga ky operacion i kryer nga 'Guardia di Finanza', Delta Force dhe Policia Kufitare nuk ka asnjë person të arrestuar, teksa Report Tv mëson se gomonia ishte gati për t'u nisur me destinacion final Italinë.
23 Maj 2021, 18:53 -
Maji i përgjakur në Shkodër, Elbasan dhe Vlorë! Në 21 ditë, 6 vrasje, 4 prej tyre atentate mafioze! Shkaqet: Pazaret e drogës
Katër atentate të frikshme dhe dy vrasje të rënda kanë ndodhur vetëm në 21 ditët e muajit Maj. Vlora, Elbasani dhe Shkodra janë tronditur nga ekzekutimet mafioze, që sipas dyshimeve të policisë kanë për shkak pazaret e drogës.
22 Maj 2021, 15:31 -
-
Shenja në mur dhe gjak në tokë, pamjet e vendit ku u vra me breshëri kallashnikovi Delon Troqe! Viktima mori 10 plumba në kokë, në krah e kraharor! 20 të shoqëruar
Report Tv ka siguruar pamje të vendngjarjes së ekzekutimit mbrëmë të 38-vjeçarit Delon Troqe, Pamjet janë regjistruar pak orë pas vrasjes dhe shihen qartë shenjat që kanë lënë plumbat e kallshnikovëve.
22 Maj 2021, 08:44 -
Një vrasje në Vlorë dhe një plagosje në Berat, reagon Salianji: Gjithçka jashtë kontrollit
Një prej deputetëve të zgjedhur të PD-së, Ervin Salianji, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se rendi dhe siguria publike janë në degradim të plotë dhe se sipas tij gjithçka është jashtë kontrollit.
22 Maj 2021, 07:59 -
Mbrëmë u vra Delon Troqe, në Vlorë në 4 muaj janë ekzekutuar 4 persona, të gjithë të dënuar më parë! Të katërt me breshëri kallashnikovi në mes të qytetit
Vlora është tronditur sërish dje nga breshëritë e kallashnikovit! Në mes të qytetit një tjetër të riu iu mor jeta nga plumbat. Bilanci rëndohet kur ke parasysh që vetëm në këto muaj të 2021-shit, 3 të tjerë janë ekzekutuar në mënyrë mafioze në këtë qytet. 4 vrasje gjithsej që e bëjnë Vlorën një prej qyteteve më problematike në vend.
22 Maj 2021, 07:43 -
Vlorë, digjet gjatë natës një automjet në oborrin e një banese, ende nuk dihen shkaqet (VIDEO)
Një makinë ka shpërthyer mbrëmë në flakë gjatë orëve të vona të natës. Një automjet në oborrin e një banese, në zonën e quajtur 'Ish-Fusha e Druve' është djegur ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet.
22 Maj 2021, 07:39 -
-
-
-
-
Ekzekutimi i dytë brenda 10 ditësh në Vlorë! Qëllohet me 15 plumba i riu, sapo ishte kthyer nga Spanja! Kushëriri i tij u zhduk 3 vite më parë! Autorët djegin makinën, brenda gjenden armë (VIDEO)
Delon Troqe, 38 vjeç, është ekzekutuar në Vlorë, ndaj të cilit është qëlluar mbi 15 herë me breshëri kallashnikovi. Ai u vra para derës së biznesit të tij, një servisi makinash që zotëronte në lagjen 'Pavarësia'. 38-vjeçari ishte kthyer para dy javësh nga Spanja. Pistë hetimi konfliktet e mëparshme dhe veprimtaria e tij në Spanjë.
21 Maj 2021, 21:44 -
KAS mbyll përfundimisht Qarkun Berat, vuloset rezultati! LSI s'merr mandatin e pretenduar, i duheshin 77 vota, merr vetëm 15! Nuk pranohet pavlefshmëria
KAS ka përfunduar rinumërimin e 114 kutive të votimit të qarkut të Beratit, me rreth 35 mijë fletë votimi të numëruara për herë të dytë në një qark ku kanë votuar gjithsej 80.929 qyetarë. LSI ka rikuperuar gjithsej me 15 vota, shumë larg votave të duhura për të marrë mandatin e pretenduar. Rikuperimi prej 15 votash nga dhjetëra mijëra vota të numëruara tregon se proporcioni është totalisht i papërfillshëm.
21 Maj 2021, 14:12 -
-
Pas Gjirokastrës dhe Beratit KAS rrëzon PD-LSI edhe për Qarkun Vlorë: Nuk ka pavlefshmëri të zgjedhjeve! Vuloset rezultati i 25 prillit
Pas Gjirokastrës dhe Beratit, KAS ka rrëzuar kërkesat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për pavlefshëmri dhe përsëritje të zgjedhjeve edhe në Qarkun e Vlorës.
20 Maj 2021, 12:08 -
-
-
Ekzekutimi i Tauland Beqirajt në Vlorë, vetëdorëzohet në polici një nga autorët e dyshuar! Avokati mbrojtës: Klienti s'e di pse u përdorën armët
Vetëdorëzohet në drejtorinë e policisë së Vlores Skerdian Gabrani, i cili është një nga të dyshuarit e vrasjes së ndodhur në datë 3 Mars të këtij viti ne rrugën TrasnBallkanike
19 Maj 2021, 16:11 -
-
Trafikuan 4 ton kanabis në Vlorë, GJKKO burg për Moisi Habilaj dhe 3 anëtarët e grupit të tij
Gjykata speciale kundër krimit dhe korrupsionit vendosi sot të dënojë Moisi Habilaj me 10 vite burg për veprat penale trafik droge dhe grupi i strukturuar kriminal, nga 15 vite që kishte kërkuar SPAK. Të dënuar janë edhe 3 anëtarët e grupit, Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj secili i dënuar me nga 9 vite burg nga 13 vite që kishte kërkuar SPAK. Këtij grupi iu kap në tetor të 2017, në Babicë të Vlorës iu kap një sasi prej 4 ton kanabis e fshehur në një vilë dykatëshe.
18 Maj 2021, 17:25
