-
Rrëshqet 1000 m3 dhé, rruga Vlorë-Orikum hapet pas 5 orësh vetëm në një sens! Shpëton mrekullisht shoferi! Prefekti: Shkak shirat e rrëmbyeshëm (VIDEO)
Rrëshqitja e dherave për shkak të motit të keq ka bllokuar plotësisht aksin Radhimë-Vlorë. Zhbllokimi i saj është bërë vetëm pas 45 orësh, e megjithatë jo i plotë. Report Tv mëson se është bërë i mundur kalimi vetëm me një sens, e ndërsa vijon puna për lirimin e saj të plotë.
9 Dhjetor 2021, 17:19 -
-
12 orë në det të hapur, trageti me 118 pasagjerë ankorohet në port! Qytetarët: Ishte shumë e lodhshme, i paguam të gjitha vetë, 15 euro një pjatë makarona
118 pasagjerët e tragetit të linjës Brindizi -Vlorë kanë qëndruar për 12 orë në radë, për shkak të detit të trazuar. Të lodhur e të uritur, ata thanë se personeli nuk u kishte dhënë asnjë ndihmë, madje as ujë e ushqim.
9 Dhjetor 2021, 08:48 -
30 efektivë dalin pozitivë në testin e drogës në Shkodër, Vlorë, Sarandë e Elbasan! Kërkojnë ritestim: E kemi nga ilaçet
30 efektivë policie në Vlorë, Shkodër e Elbasan kanë rezultuar pozitivë për testin e drogës. Burime bëjnë të ditur se në policinë e Vlorës analizat kanë rezultuar me përmbajtje lënde narkotike tek 15 efektivë në Vlorë, në Shkodër 11, në Sarandë 3 ndërsa në Elbasan ka rezultuar pozitive një punonjëse policie 25-vjeçare. Ato kanë kërkuar ritestim, pasi akuzojnë për pasaktësi.
6 Dhjetor 2021, 21:10 -
A përjashtohet Berisha më 18 dhjetor ? Agalliu: Për këdo që dëmton interesat e partisë, vendimi përcaktohet në statut! Në Vlorë 60% kanë firmosur për Kuvendin e Bashës
Në një intervistë për Report Tv, i pyetur nëse do të ketë shkarkime në Kuvend, (referuar ish-kryetarit Sali Berisha, i cili po mban një Kuvend paralel), Agalliu tha se kjo nuk është në filozofinë e Partisë Demokratike, por shtoi se kushdo që ka dëmtuar interesat e PD-së apo pengon misionin e saj, zyrtarisht në mënyrë masive me votë të lirë, merren masat që përcaktohen në statut
6 Dhjetor 2021, 13:14 -
Informacion në rrugë operative 'Po e shesin', policia në aksion prangos 3 persona në Vlorë! Makina e mbushur me drogë
3 vlonjatë janë prangosur nga policia e Vlorë pasi ishin duke udhëtuar me 30 kg drogë në makinën “Ford”. Në operacion e koduar "Bishani" u arrestuan në flagrancë Aldo Tushaj, Sokol Beqiraj dhe Alban Velo.
5 Dhjetor 2021, 10:09 -
Operacion gjatë gjithë natës kundër lojërave të fatit në Vlorë dhe në Fier, 6 në pranga dhe 5 të tjerë që po vinin baste në hetim! Bllokohen disa pika llotosh
3 persona janë arrestuar nga operacioni i mbrëmshëm i Policisë së Vlorë për të goditur disa pika të lojërave të fatit. Operacioni ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë që 3 të tjerë janë prangosur në Fier nga një operacion i veçantë i policisë atje.
5 Dhjetor 2021, 08:56 -
Policia aksion për lojërat e fatit në Vlorë, bllokohen disa pika! Shoqërohen disa persona (VIDEO)
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në qytetin bregdetar të Vlorës për lojërat e fatit. Report Tv mëson se janë shoqëruar disa persona ndërsa ka siguruar edhe pamje nga aksioni i policisë.
4 Dhjetor 2021, 20:20 -
-
Reshje, erë e fortë dhe dallgë, ndalohet lundrimi mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë, trageti i linjës me Italinë mbërrin sot me vonesë
Për shkak të reshjeve të dendura të shut, erës së fortë dhe lartësisë së dallgëve në det, Kapiteneria ka ndaluar lundrimin e të gjitha mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit në Vlorë.
3 Dhjetor 2021, 11:26 -
Leli i ‘bindet’ Ramës! Këshilli Bashkiak në Vlorë voton të taksohen bizneset, që të rritet buxheti i pastrimit
Vullneti i kryeministrit për rritje të buxhetit të Bashkive për sektorin e pastrimit, u aplikua sot në këshillin bashkiak të Vlorës ku u votua pro nga këshilli bashkiak në unanimitet.
2 Dhjetor 2021, 13:28 -
GJKKO dënon me 12 vite burg ish-shefin e Narkotikëve të Policisë Vlorë, Gjergji Kohila! I përfshirë në dosjen 'Habilaj'
GJKKO dënon me 12 vite burg ish-shefin e Narkotikëve të Policisë Vlorë, Gjergji Kohilën. Me gjykim të shkurtuar do t'i takojë të bëjë 8 vite burg, por Kohila është në arrati.
1 Dhjetor 2021, 14:27 -
Intervista/ Drejtuesi i projektit të portit të ri, Ervin Bacaj: Marina Vlorë fut qytetin në hartën e turizmit detar të Mesdheut
Pjesë e buxhetit të deklaruar nga qeveria për vitin 2022 është edhe një port i ri turistik në qytetin e Vlorës. Është folur për përparësitë e tij krahasuar me portin aktual, për peshën që do të zërë në ekonomi dhe imazhin ndërkombëtar të vendit. Interesit të publikut për këto zhvillime i vjen në ndihmë Ervin Bacaj. Ai thekson se ky investim do të kushtojë rreth 3 miliardë lekë e ndërsa do të hapë mbi 500 vende të reja pune, duke i sjell kështu ekonomisë vendase deri në 20 milionë euro në vit.
1 Dhjetor 2021, 10:59 -
-
VIDEO/ E frikshme në Vlorë, deti i trazuar këput litarët e tragetit të Brindisit me 129 pasagjerë, arrin të ankorohet në port pas 6 orësh, qytetarët: U frikësuam
Trageti i Brindisit në Vlorë me 129 pasagjerë në bord, ka arritur të ankorohet në Portin e Vlorës pas 6 orësh në det të trazuar dhe dallgët e larta, duke krijuar panik te pasagjerët gjatë kësaj kohe.
30 Nëntor 2021, 10:32 -
-
Festa e Pavarësisë, inaugurohet kinemaja e re në Vlorë! Kapacitet prej 300 vendesh, dhuratë nga BE
Është inauguruar në Ditën e Pavarësisë në Pallatin e Kulturës në Vlorë, kinemaja e re e qytetit bregdetar. Eventit nuk i munguan të ftuar, artistë dhe pjesëmarrës të pushtetit vendor, të cilët morën pjesë në promovimin e ambienteve të reja të sallës së Kinemasë, e financuar nga Bashkimi Europian.
29 Nëntor 2021, 15:35 -
VIDEO/ E trishtë! Bregdeti i Vlorës shndërrohet në ‘kosh plehrash’, Leli mbledh ekipin dhe ia nisin pastrimit
Në “kosh mbeturinash” është shndërruar bregdeti i Vlorës, në një kohë kur kryetari i Bashkisë Dritan Leli i është futur punës “me kokë" për pastrimin e ambienteve publike.
29 Nëntor 2021, 13:08 -
-
77-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, nuk mungojnë nostalgjikët e Enver Hoxhës! Nderojnë me grusht dëshmorët, në Shkodër dhe Vlorë së bashku në ceremoni me zyrtarët lokalë
Çdo vit, çdo 29 nëntor ku përkujtohet çlirimi i Shqipërisë, në nderimet dhe homazhet që u bëhen dëshmorëve të rënë për atdheun, nuk mungojnë simbolet e grushtit dhe fotot e Enver Hoxhës nga Partia Komuniste, që shkaktojnë situata të pakëndshme. Raste të tilla kanë ndodhur në Shkodër, Vlorë dhe Tiranë.
29 Nëntor 2021, 11:44 -