-
Po luanin duke ndezur sfungjerë, dy fëmijë i vënë flakën një automjeti të parkuar në Vlorë (VIDEO)
Një makinë është djegur paraditen e sotme në Vlorë. Bëhet me dije se ngjarja u regjistrua në lagjen “Osman Haxhiu”, ku mjeti tip "Renault", pronari i së cilës nuk është identifikuar, ka qenë i parkuar. Mësohet se automjeti është djegur aksidentalisht nga dy fëmijë, të moshës 9 vjeç, të cilët po luanin duke ndezur sfungjerë.
1 Maj 2021, 11:34 -
-
-
-
-
-
Pamje nga florinjtë brenda çantës së autorit, u grabitën nga argjendaria në Vlorë
29 Prill 2021, 11:51 -
Grabitet me armë argjendaria në Vlorë, autori qëllon në ajër me plumba manovër! Arrestohet sapo del nga dyqani me çantën me florinj në dorë e shootgun
Një grabitje me arme zjarri ka ndodhur në një argjendari në Vlorë pranë shkollës "Ismali Qemali". Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme ku një person i maskuar me syze dhe kapele nën kërcënimin e një shootgun që kishin me vete arriti të merrnin disa bizhuteri me vlerë duke i futur në një çantë.
29 Prill 2021, 11:26 -
I vendosi eksploziv në derën e banesës të dënuarit në Orikum, arrestohet 42-vjeçari
Policia e Vlorës ka arrestuar 42-vjeçarin Ramiz Kutelaj, si personin e dyshuar të shpërthimit me eksploziv të ndodhur më datë 12.04.2021, në lagjen “Xhenio” në Orikum, të vendosur në banesën e Artan Xhelilit
29 Prill 2021, 11:01 -
7 nga kandidatët më të votuar në vend të PS-së, i pari Balla! Kryemadhi e fundit nga LSI! Bashën e mund Hoxha, Berisha ‘bie gropë’/ TOP 10-shja nga PD-PS
Zgjedhjet e 25 prillit, përveç se ishin një betejë mes partive se kush do të merrte drejtimin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme, ishte edhe një garë e fortë për të parë se sa i “vlen lëkura” një kandidati për deputet.
28 Prill 2021, 20:25 -
Nuk fitoi mandatin e deputetit në Vlorë, reagon për herë parë Luan Rama: Është koha për reflektim, pastaj për t’u ringritur
Për herë të parë pas humbjes së thellë, kanë ardhur edhe reagimet e para nga LSI. Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet në Vlorë, Luan Rama, i cili nuk arriti që ta fitonte mandatin, thotë se tashmë është koha për reflektim. Ai falenderon mbështetësit e tij në Vlorë dhe shton se rezultatit nuk ishte ai që prisnin dhe për të cilin punuan. Në shkrimin e tij Rama thekson se është koha për reflektim dhe për t’u ringritur
28 Prill 2021, 11:12 -
I arrestuar nga DEA amerikane për trafik droge, sekuestrohet pasuria me vlerë rreth 1.2 milion dollarë e 44-vjeçarit shqiptar! Në Vlorë pronar i një miniere
Një pasuri me vlerë 1.2 milionë dollarë është vënë në sekuestro preventive nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Tirnaë. Bëhet e ditur se pasuria e sekuestruar është në pronësit të Ylli Didanit, 44-vjeç aktualisht i arrestuar nga autoritetet e DEA-s (antidroga) në SHBA, pasi është i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine për në SHBA dhe Evropë.
28 Prill 2021, 09:01 -
-
-
Numërimi i votave/ Sherr në Rrogozhinë, dhunohet jashtë KZAZ-së kreu i bashkisë! Përplasje për 1 votë mes vëzhguesëve të PS e LSI në Vlorë
Në Rrogozhinë është regjistruar një incident gjatë numërimit të votave. Kreu i Bashkisë Rrogozhinë Edison Memolla është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja është regjistruar jashtë KZAZ 43
26 Prill 2021, 17:37 -
Sherr mes dy personave në Vlorë, plagoset 37-vjeçari
Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Vlorë, pas një sherri me një person tjetër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20, në lagjen "Partizani", ku në konflikt u përfshinë shtetasi V. V., 36 vjeç me shtetasin F. S., 37 vjeç, ndërsa ky i fundit ka marrë dëmtime të lehta si pasojë e goditjeve.
26 Prill 2021, 14:13 -
Leskaj në Vlorë: Pjesëmarrja ka qenë e madhe, dilni votoni në minutat që kanë mbetur
25 Prill 2021, 18:47 -
-
-
-
Aksident në Vlorë, makina përplaset me motorin! Dy persona të plagosur
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona. Aksidenti ka ndodhur në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë, në rrugën “Gjergj Kastrioti” rreth orës 20:26, ku janë përplasur një automjet tip "Smart" me një motor.
24 Prill 2021, 20:53
