-
-
Debate në Kuvend për krizën energjetike/ Qeveria: Në tetor u konsumua 5% energji më pak se vjet! PD: Në 8 muaj shpenzuat 330 mln euro! Pse nuk ngrini HEC e Vlorës?
Qeveria thotë se në muajin tetor, është konsumuar 5% më pak energji elektrike se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por për opozitën, janë keq-menaxhuar prodhimet nga hidrocentralet që PD merr meritat për ndërtimin e tyre.
20 Tetor 2022, 08:51 -
Tjetërsuan 60 mijë m2 tokë në Himarë me vlerë 8 mln euro, lëshohen masa sigurie për 23 banorë, burg 7 prej tyre! ‘Arrest shtëpie’ për ish zyrtarin në Vlorë (SKEMA e mashtrimit)
Për hetimin e nisur 1 vit më parë lidhur me tjetërsimin e pronave në Himarë, është arrestuar ditën e sotme ish-kreu Qarkut të Vlorës Anesti Dhimojani. Në total, Report Tv ka mësuar se janë lëshuar 24 masa sigurie, ku 7 prej tyre janë “arrest me burg”, 8 'arrest shtëpie', mes tyre edhe për Dhimojanin, 9 "detyrim paraqitje" dhe 2 në kërkim. Bëhet fjalë për 59.889 m2 tokë në zonën e Dhërmiut, Gjilekës, Jalit dhe të Livadhit me vlerë 8 mln euro.
20 Tetor 2022, 07:04 -
-
Dëshmitë e publicistit nga Franca: E fshehta e shtëpisë së murgeshave të Vlorës që na mundonte dhe fati i trishtë i Davës, Veronikës e Zhozefinës
Kur ishim gjimnazistë, sa herë që dilnim nga shkolla, rruga na binte të kalonim para kishës katolike. Në qytetin tonë, ku pjesa me e madhe e banorëve ishin myslimanë e pak kristianë ortodoksë, besimtarët katolikë nuk bënin me tepër se 15-20 familje, kryesisht me orgjinë nga Shkodra e zonat e tjera të Veriut. Kisha, një ndërtesë e vjetër e me kambanore të lartë ndodhej në zemër të qytetit, në ‘Varosh’, aty në një rrugicë mbrapa “Sheshit të Flamurit”.
19 Tetor 2022, 20:19 -
-
-
Gjiknuri shpall Memorandumin e ‘Kontrast’ për 'vendoret': Do marrim mbi 40 bashki! S’na tremb bashkimi Berisha-Meta! Basha, politikan i paaftë
Njësoj siç bëri kryeministri Edi Rama para zgjedhjeve parlamentare të 2021, Damnian Gjiknuri, Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, ka “shpallur” memorandumin e ‘Kontrast’, ku thotë se socialistët do të fitojnë mbi 40 bashki, pra një raport 2 me 1 përballë kundërshtarit.
17 Tetor 2022, 18:54 -
Inskenoi grabitjen dhe më pas vdekjen e tij, mandat arresti për italianin Davide Pecorelli! Prokuroria mbyll hetimet, mbi të rëndojnë 5 akuza
Davide Pecorelli, italiani që u bë super i famshëm në Shqipëri për shkak se sajoi një histori të jashtëzakonshme të vdekjes së tij, tashmë do të jetë në kërkim nga autoritet shqiptare. Pas kërkesës së prokurorisë gjykata ka miratuar mandat arresti.
17 Tetor 2022, 16:30 -
-
Virtuozi shqiptar Vlorent Xhafaj në tri projekte madhore të “La Scala-s”! Violonçelisti: U thirra nga Orkestra e Teatrit, është përgjegjësi!
Skenave prestigjioze ku Vlorent Xhafaj ka bashkëpunuar, i shtohet edhe teatri i “La Scala-s”. Virtuozi shqiptar i violonçelit rrëfen tri produksionet madhore për të cilat është thirrur është thirrur nga Orchestra e “La Scala-s’ dhe promoviomin e muzikës klasike në Shqipëri, si mision nga i cili nuk mund të heq dorë
16 Tetor 2022, 17:30 -
Organizonin lojëra fati, tre të arrestuar në Vlorë, një në kërkim (VIDEO)
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë Vlorë, pas një aksioni të zhvilluar për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Tre të arrestuarit u kapën në një lokal në lagjen “Osman Haxhiu”, i cili ishte përshtatur për vënien e lojarëve të fatit.
16 Tetor 2022, 09:43 -
Dëshmitë e publicistit nga Franca: Teksa bisedonim me profesor Xhaxhiun dhe mikun nga Italia, te Hotel ‘Adriatiku’ në Vlorë, pas nesh ishte Operativi i Sigurimit, i cili na...
Përmbysja e ngrehinës së madhe totalitare në Shqipëri do të linte pas, jo vetëm ndryshimin e sistemit, shoqëruar me plot shpresa, mirazhe e klithma lumturie por, fatkeqësisht, edhe mjaft plagë, drama, viktima, pluhur, mllefe e zhgënjime nga më të ndryshmet.
16 Tetor 2022, 07:31 -
-
FNSH dhe policia e Vlorës aksion ‘blic’ në qytet në kërkim të eksponentëve kriminalë! Disa të shoqëruar
Policia e Vlorës dhe FNSH kanë zhvilluar një aksion ‘blic’ mbrëmjen e sotme në Vlorë, Selenicë dhe Nvoselë. Deri më tani mësohet se janë shoqëruar disa persona, identiteti i të cilëve nuk dihet. Kontrollet u ushtruan në disa zona në të cilat mendohet se fshihen persona të shpallur në kërkim.
15 Tetor 2022, 22:22 -
78-vjetori i Çlirimit të Vlorës, zhvillohet ceremoni në varrezat e Dëshmorëve! Marrin pjesë vetëm 3 deputetë nga PS
Në Vlorë po përkujtohet sot 78-vjetori i Çlirimit të qytetit, ku edhe po zhvillohet një ceremoni në varrezat e dëshmorëve. Problemet mes Partisë Socialiste dhe Dritan Lelit, u vunë re edhe në ceremoninë e organizuar ditën e sotme, kur kishte mungesa nga socialistët. Në ceremoni, morën pjesë vetëm 3 deputetë nga Partia Socialiste, që edhe më herë kanë qëndruar neutral në përplasje
15 Tetor 2022, 11:05 -
Plagosja me armë zjarri në Vlorë, pas debatit në lokal, i riu mori në shtëpi pistoletën dhe qëlloi në këmbë 19-vjeçarin! Autori u largua me makinë
Disa orë pas ngjarjes se ndodhur në fshatin Llakatund të Vlorës policia e qytetit zbardh dinamikën e plotë të ngjarjes. Autori i kësaj ngjarjeje është një 20 vjeçar nga Llakatundi.
13 Tetor 2022, 09:10 -
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset 19-vjeçari nga Fieri! Mbërriti në spital me plagë në këmbë (VIDEO)
Një 19-vjeçar në Vlorë i identifikuar si Sebastian Jalli nga Fieri është paraqitur mbrëmjen e sotme në spital për ndihmë mjekësore pasi ishte i plagosur me armë zjarri në këmbë.
12 Tetor 2022, 19:02 -
Në gjyq për një kotec pulash pa leje, flet 81-vjeçarja për fqinjën që e denoncoi: Nuk ngopet, vetëm kur të vdes do marrë tokë nga unë
Për një kotec pulash të ndërtuar pa leje, 81-vjeçarja Lefkotheia Karasa endet dyerve të gjykatës sikur të ketë ndërtuar një pallat 10 katësh. Në një intervistë për Report Tv, tregon se fqinjët që e denoncuan nuk ngopen me tokë, por i thotë se nuk do të marrin gjë prej saj.
12 Tetor 2022, 13:40 -
-
Kriza energjetike, Konfindustria kritika qeverisë: Merrni anije me qira nga Bangladeshi, por prej 11 vitesh mbani në 'konservim' TEC-in e Vlorës
Teksa e gjithë bota po përballet me krizën energjetike, Konfindustria i ka bërë kërkesë qeverisë që të marrë masat për të vënë në gjendje pune TEC-in e Vlorës. Në një reagim thonë se është e papranueshme që prej 11 vitesh lihet jashtë funksionit TEC i Vlorës për një defekt teknik.
12 Tetor 2022, 08:50