-
Komisioni i ekonomisë, Ahmetaj:
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar aktin normativ për ndryshimin e Buxhetit të këtij viti. Akti u paraqit në Komision nga Ministri i Financave Arben Ahmetaj, sipas të cilit nuk preken të ardhurat tatimore e doganore, por rialokohen një sasi fondesh kryesisht për përmirësimin e performancës së projekteve rrugorë. VIDEO
34 milionë euro shtesë për rrugët
6 Shtator 2016, 12:13 -
Shehu: Gjiknuri e Ahmetaj t’i japin
Kandidati për kryebashkiak i Dibrës, Sherefedin Shehu u takua me banorë në Arrëz, Katund i Ri, Hotesh dhe Lishan i Epërm. Kandidati Sherefedin Shehu theksoi ndër të tjera se për Peshkopinë është një fyerje ardhja e ministrave Gjiknuri dhe Ahmetaj, të cilët pas rritjes se çmimit të energjisë dhe presionit me faturat abuzive janë përgjegjës direkt për korrupsionin e hidrocentralit të Skavicës.
llogari dibranëve për Skavicën
3 Shtator 2016, 14:26 -
Zjarr në Presidencë nga një masë
Një nga zyrat në godinën e Presidencës është përfshirë nga flakët rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme, ndërsa shkak ka qenë një shkëndijë elektrike dhe rënia e një llambadari mbi një kolltuk që ka marrë flakë.
elektrike,llambadari djeg kolltukun
2 Shtator 2016, 21:55 -
Rifillon rafineria e Ballshit, Ahmetaj:
Pasi kompania ARMO iu rikthye aktivitetit të rafinimit të naftës pas muajsh të tërë bllokimi të plotë zv. Kryeministri Niko Peleshi dhe Ministri i Financave Arben Ahmetaj kanë zhvilluar sot një vizitë në Ballsh ku janë takuar me përfaqësuesit e grupit investitor amerikan IRTC dhe punonjësit e rafinerisë.
1200 punëtorë rikthehen në punë
2 Shtator 2016, 21:17 -
-
Qeveria miraton fazën e dytë të
Këshilli i Ministrave ka miratuar dje Vendimin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Konvertimin e Borxhit (IADSA 2) ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Italisë. Marrëveshja e Konvertimit të Borxhit për Zhvillim parashikon mospagimin e detyrimeve që Republika e Shqipërisë i detyrohet Qeverisë Italiane kundrejt borxhit të huazuar prej kësaj të fundit (interes + principal), deri në shumën 20 milionë euro.
konvertimit të borxhit me Italinë
31 Gusht 2016, 18:11 -
Zgjedhjet në Dibër, Arben Ahmetaj:
Ministri Ahmetaj u ndal edhe tek debati mbi Rrugën e Arbrit duke konfirmuar se qeveria e majtë është e vetmja që e ka marrë seriozisht këtë çështje. “Mos harroni se është një premtim prej 20 vitesh që për herë të parë konsiderohet si një projekt serioz në tryezë të qeverisë. Unë nuk kam nevojë ta përsëris por e kam me shumë dëshirë ta theksoj se kjo qeveri ka për ta bërë rrugën e Dibrës, në daç Rrugën e Arbrit, në daç rrugën nga Librazhdi”, nënvizoi Ahmetaj. VIDEO
Qeveria do ndërtojë rrugën e Arbrit
31 Gusht 2016, 09:26 -
-
PD akuzon sërish: Drejtuesit e
Partia Demokratike denoncoi sërish sot lidhjet e drejtuesve të Policisë së Shtetit me kultivimin dhe trafikun e drogës. Përmes një deklarate për mediat, nënkryetari i PD, Edi Paloka u shpreh se drejtuesit e policisë së Beratit, Korçës, Lezhës, Përmetit dhe Ersekës, janë të lidhur me trafikun e drogës. VIDEO
Policisë menaxhojnë parcelat e drogës
11 Gusht 2016, 12:06 -
PD akuzon drejtuesit e Policisë
Një ditë pasi publikoi disa foto të vjetra të Klement Balilit, të cilat i shiti si aktuale, PD shkoi edhe më tej sot, duke akuzuar drejtuesit e Policisë së Shtetit se kontrollojnë trafikun e drogës. VIDEO
se kontrollojnë parcelat e drogës
Policia: Çojini në Prokurori, jo sulme
10 Gusht 2016, 16:01 -
Anti-informaliteti, nis nga zonat
Administrata tatimore ka zbarkuar dje në terren në një aksion të përqendruar për kuponin tatimor që ka nisur nga zonat turistike. Ashtu siç kishte lajmëruar më parë edhe Ministri i Financave Arben Ahmetaj kontrollet e tatimoreve kanë nisur nga kryeqendrat e turizmit si, Velipoja, Durrësi, Shëngjini, dhe përgjatë bregdetit të jugut nga Vlora deri në Sarandë.
turistike aksioni i dytë i tatimorëve
2 Gusht 2016, 06:59 -
PD akuzon Ahmetajn për ndryshimin
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka ndryshuar në fshehtësi buxhetin e shtetit për të mbuluar dështimin ekonomik. PD i kërkon Ramës të zbresë nga kartieri ministrin Ahmetaj dhe të shohë mijëra familje që i ka hequr ndihmën ekonomike dhe që sot vuajnë për bukën e gojës, ndërkohë që paratë kanë shkuar në tendera lluksi te miqtë dhe bashkëpunëtorët e kryeministrit.
e buxhetit të shtetit në fshehtësi
1 Gusht 2016, 17:12 -
-
Shkullaku-Frangaj: Natën me Berishën, ditën me Ramën
Analisti berishian Armand Shkullaku është parë bashkë me botuesin e tij Aleksandër Frangaj ndërsa bën pushimet në jug të Shqipërisë me disa nga njerëzit më pranë kryeministrit Edi Rama. I fotografuar veshur me bermuda në Dhërmi pranë Arben Ahmetajt, Damian Gjiknuri dhe Adrian Çelës, çifti Shkullaku-Frangaj konfirmohet edhe një herë shumë dinak në marrëdhëniet e tij.
30 Korrik 2016, 17:37 -
Nesër fillon fushata e dytë kundër
Ndërkohë që ka mbetur vetëm një ditë nga nisja e fushatës ndërgjegjësuese për kuponin tatimor, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i është drejtuar administratës tatimore dhe inspektorëve të terrenit me një letër të hapur, ku i fton ata të jenë bashkëpunues me biznesin, duke iu rikujtuar se mungesa e modestisë nga ana e tyre përbën armikun kryesor të suksesit të institucioneve.
evazionit, Ahmetaj porosi tatimorëve
30 Korrik 2016, 12:05 -
Debati/ Pasi u pajtua me Ahmetajn
Vladimir Kosta ka replikuar me kolegun e tij Erjon Braçe, pas komenteve të këtij të fundit ditë më parë, kur Kosta publikoi një letër me akuza ndaj Ramës dhe Ahmetaj.Kosta thotë se Braçe është enverist dhe komunist, që i ka inat të pasurit.
Vladimir Kosta i hakërrehet Braçes
23 Korrik 2016, 22:34 -
FOTO/ Reforma në drejtësi pajton
Reforma në drejtësi nuk shërbeu vetëm për të kthyer konsensusin historik mes mazhorancës dhe opozitës, por duket se ka shuar edhe mosmarrëveshjet brenda mazhorancës.E çuditshme por e vërtetë. Vladimir Kosta dhe Arben Ahmetaj nuk janë më "armiq" me njëri-tjetrin.
Vladimir Kostën me Arben Ahmetajn
22 Korrik 2016, 02:12 -
Gjobat dhe detyrimet që do falen
Ministria e Financave ka gati draftin për faljen e gjobave, detyrimeve dhe interesave deri në datën 31 dhjetor 2011. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi një ditë më parë gjatë një konference për shtyp se falja e gjobave përfshin dy etapa fiskale.
deri në datën 31 dhjetor 2011
19 Korrik 2016, 10:21 -
-
Ahmetaj: Nëse s'ka aksidente
Për Ministrinë e Financave, treguesit ekonomikë janë mjaft inkurajues, duke bërë që rritja në fund të vitit të jetë më e lartë se parashikimi fillestar prej 3.4%. Për Ministrin Arben Ahmetaj, kjo është mëse e mundur nëse ekonomia shqiptare nuk do përballet me aksidente të brendshme apo të importuara politike. VIDEO
politike, rritja e PBB mbi 3,4%
18 Korrik 2016, 14:15 -
Ahmetaj: Qeveria teknike jo
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, u shpreh këtë të hënë se qeveria me bazë ekspertësh, e propozuar nga kryetari i LSI-së Ilir Meta, nuk është zgjidhja e duhur. Sipas tij, qeveria teknike nuk është e nevojshme për ekonominë shqiptare. VIDEO
zgjidhje, shumica e maturua
18 Korrik 2016, 12:21