-
Mbledhja e grupit të PD/ Malko: Nuk synohet bashkimi, por kush do mbajë vulën! Nesturi: Berisha dominat, por s'kontrollon partinë! Klosi: Mund të bashkohet me Metën
Mbledhja sot mes 2 PD-ve, të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, ndonëse ky i fundit nuk ishte, është parë në këndvështrime të ndryshme nga të ftuarit në emisionin 'Repolitix' në Report Tv.
31 Mars 2022, 22:38 -
-
-
Debate për Bllakon/ Tabaku: Kërkoni ndjesë! Spiropali: Foli reforma në drejtësi! Alibeaj: Jeni në sëkëlldi, mbylleni gojën! Ahmetaj: Silleni si inkuizitor populist
Lënia e mandatit nga Alqi Ballko pas kërkesës për arrestimin e tij nga SPAK të përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit, ka shkaktuar debate në kuvend.
31 Mars 2022, 12:36 -
Kuvendi miraton me 77 vota pro Paketën e Rezistencës Sociale! Rama: Familjet e pasura mund të paguajnë më shtrenjtë çmimin e energjisë! Berisha: Po flet me 'putinizma'! Tabaku: Përfitojnë socialistët
Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme Paketën e Rezistencës Sociale për përballimin e pasojave të krizës. Ndryshimet në buxhetin e shtetit 2022 është miratuar me 77 vota pro dhe 40 kundër. Ndërsa ndryshimet në ligjin për tatimet mbi të ardhurat është miratuar me 77 vota dhe 38 kundër. Kuvendi ka miratuar gjithashtu emërimin e Natasha Ahmetajt dhe Anastas Angjelit si anëtarët e rinj të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Angjeli ka marrë 90 vota pro, ndërsa Ahmetaj 80 vota pro.
31 Mars 2022, 08:43 -
Mes 17 kandidatëve, Anastas Angjeli dhe Natasha Ahmetaj propozohen për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë
Nga 17 kandidatë që ishin në garë për t’u bërë pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pas 2 vakancave që janë krijuar nga përfundimi i mandateve të anëtarëve aktualë Komisioni i Ekonomisë i ka propozuar Kuvendit për miratim emrin e ish deputetit të PS Anastas Angjeli dhe zëvendësguvernatoren Natasha Ahmetaj
29 Mars 2022, 18:13 -
-
Arrestimet për inceneratorët, Tabaku: S'mjafton! SPAK të godasë personat me pushtet politik! Të bashkohen hetimet për të 3 inceneratorët! Basha: Përgjegjësit kryesorë ministrat dhe Rama
Për Tabakun, veprimet e deritanishme të SPAK janë të pamjaftueshme dhe hetimet duhet të vazhdojnë. Sipas saj, hetimet për inceneratorin e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës duhet të bashkohen pasi personat e përfshirë i kanë kryer veprimet bashkarisht.
29 Mars 2022, 11:53 -
-
Paditë për çështjen e incineratorëve, Jorida Tabaku letër SPAK: Kërkoj informacione të detajuara mbi ecurinë e hetimeve
Deputetja Jorida Tabaku i ka dërguar SPAK një letër ku i kërkon informacione mbi ecurinë e hetimeve për çështjen e inceneratorëve. Me një postim në Facebook, Tabaku shkruan se ata do të vazhdojmë të këmbëngulin 'deri në daljen përpara drejtësisë për Aferën e Shekullit'.
28 Mars 2022, 10:24 -
-
-
Pas dorëheqjes, Basha shkon në seli! S'ka ende emra për grupin e negociatorëve me deputetët e Berishës! Alibeaj si kryetar i komanduar i PD: Do na bashkojë qëllimi i mirë
Në selinë blu ka kapluar qetësia. Një ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, në shtëpinë e demokratëve ka shumë pak lëvizje. Basha ka zgjedhur që të shkojë sot në seli, teksa më herët ka shkuar Enkelejd Alibeaj, tashmë kryetari i komanduar i PD-së. Deri më tani, nga selia blu thuhet se Alibeaj do të qëndrojë si kryetar i PD-së deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, proces ky që synohet të ndodhë pas zgjedhjeve lokale të 2023.
22 Mars 2022, 11:22 -
-
Raporti i Tabakut për inceneratorët u rrëzua me 84 vota, PD: Berisha bashkoi votat me Ramën, sulmet ndaj nesh për të mbrojtur aferat e përbashkëta
Kaluan 4-muaj hetime në Kuvend dhe raporti i Partisë Demokratike për tre kontratat koncesionare të inceneratorëve, që u shndërruan në kalin e betejës opozitare kundër qeveris, u braktis në momentin e votimit nga një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të opozitës. Raporti përfundimtar i pakicës mori 84 vota kundër dhe 27 vota pro, kundrejt raportit të mazhorancës që mori 76 vota pro dhe 34 vota kundër.
14 Mars 2022, 22:42 -
-
-
-
Report Tv siguron raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor për inceneratorët, ja konkluzionet e PS dhe PD
Report Tv ka siguruar raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor për Incenerstorët. Këtij raporti i janë bashkangjitur edhe konkluzionet e dy palëve, asaj të mazhorancës si edhe asaj të opozitës.
10 Mars 2022, 09:32 -
Raporti i Tabakut për inceneratorët nuk merr as votat e opozitës, rrëzohet me shumicë të cilësuar në Kuvend! Basha: Tani topi në SPAK! Ahmetaj: Shqipëria, një mal plehrash në 2013
Pas gati 10 orësh seancë parlamentare, Kuvendi ka miratuar me 76 vota pro dhe 34 kundër raportin e mazhorancës për Komisionin hetimor të inceneratorëve. Ndërkohë që raporti i opozitës i paraqitur nga Jorida Tabaku është rrëzuar me shumicë të cilësuar duke mos marrë as votat e vetë opozitës në kuvend. Kuvendi ka rrëzuar raportin e PD-së me 27 vota pro, 84 vota kundër dhe 0 abstenim.
10 Mars 2022, 09:15 -
Fshati pa urë në Memaliaj, 200 banorët rrezikojnë çdo ditë jetën: Fati ynë 'varet' në kavo
Mbi 200 banorë të fshatit Kallëmb në Memaliaj rrezikojnë jetën duke kaluar Vjosën me një mjet transporti të improvizuar që lëviz me çikrik. Prej 30 vitesh janë në kërkim të një ure, ndërsa shprehen se janë mashtruar nga deputetët dhe zyrtarët lokalë.
5 Mars 2022, 13:47
