-
Pas mbledhjes së qeverisë, ministrat në largim të shkujdesur, ja fotot e tyre (FOTO)
Në pritje të dekreteve të Presidentit, Edi Rama i mblodhi sot të dy qeveritë në kryeministri. Ministrat e rinj ishin më seriozë në hyrje e dalje nga mbledhja, ndërsa të larguarit u shfaqën të çliruar nga mbledhja e fundit ku po merrnin pjesë dhe në përfundim të saj u ndanë në disa grupe për të konsumuar kafen së bashku. Ilir Meta ka kohë deri të premten të firmosë edhe 5 dekretet e fundit.
9 Janar 2019, 13:16 -
Kryeministri Rama vizitë tek bizneset: Kemi taksimin më të ulët në rajon
Kryeministri Rama dhe ministri në largim i Financave, Arben Ahmetaj vizituan një biznes të vogël që përfiton nga ulja e tatimit të fitimit që nga 1 janari. Rama tha se ky nivel tatimi është më i vogli në rajon, ndërsa Ahmetaj shtoi se kjo i ndihmon kompanitë e vogla të kalojnë në fashën e biznesit të madh.
8 Janar 2019, 19:23 -
-
Mblidhet qeveria në Labinot, në fokus masat kundër korrupsionit dhe punësimi për studentët ekselentë (VIDEO)
Mbledhja e parë e Qeverisë për vitin 2019 u zhvillua në Labinot të Elbasanit. Në fokus të këtij takimi kanë qenë masat kundër korrupsionit, punësimi, zhvillimi i sipërmarrjes private si dhe rekrutimi i studentëve të shkëlqyer në administratën publike. Ndërkohë që zhvillohej mbledhja e kabinetit, jashtë u zhvillua një protestë nga mbështetës të PD të cilët ndezën tymuese dhe lëshuan thirrje kundër kryeministrit.
6 Janar 2019, 08:25 -
Meta dekreton 4 ministra, mban “peng” Bushatin dhe 5 të emëruar që s’janë deputetë
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të të gjithë ministrave me përjashtim të Ditmir Bushatit deri tani, pa dhënë asnjë arsye. Ndërkohë është dekretuar emërimi i tre ministrave dhe zv/ kryeministrit, pesë të tjerët që nuk janë deputetë janë pezull, pasi kreu i shtetit po merr informacion. Kryeministri Rama zhvilloi një takim mbrëmjen e djeshme me Metën pasi i dorëzoi 17 dekretet, një praktikë e re për të shmangur surprizat e pakëndshme si në rastin ‘Lleshaj’, por nuk dihet nëse është diskutuar për Bushatin.
5 Janar 2019, 11:10 -
Ahmetaj: Jam krenar për uljen e borxhit publik, Tabaku: Vazhdon të prodhojë gënjeshtra, raportet flasin ndryshe
Fill pas prononcimit për media të ish-ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, ka reaguar Partia Demokratike. Deputetja e kësaj force politike, Jorida Tabaku e akuzon qeverinë dhe Ahmetajn për tjetërsim të shifrave të financave publike.
4 Janar 2019, 15:29 -
-
Ndryshimet në qeveri/Tabaku sulmon Ramën: Molla e qeverisjes, e kalbur, taksat janë rritur 4 herë
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka sulmuar Kryeministrin Edi Rama për lëvizjet në qeveri. Tabaku komenton ndryshimet në kabinetin qeveritar duke thënë se nga qeveria nuk e mbulon dot mollën e kalbur që po helmon me taksa të larta vendin dhe qytetarët.
3 Janar 2019, 14:41 -
Politika në 2018/ Shuplakat qytetare që zbrapsën Ramën e lanë në hije Bashën (VIDEO)
Viti 2018, një vit i mbushur me protesta qytetare. Si u zbraps Rama nga protesta e studentëve, kuksianëve dhe artistëve. Kryeministri fitoi "bastin" me lojërat e fatit, duke vendosur mbylljen e tyre që nga 1 janari 2019. Si u përplasën Kryeministri me Presidentin për mosdekretimin e Sandër Lleshajt. Bisedimet Shqipëri-Greqi, personazhet "Babale-Xhisiela", ja çfarë ndodhi në këto 365 ditë.
31 Dhjetor 2018, 18:24 -
Ahmetaj nxjerr shifrat: Ekonomia u rrit me 4.48% në tremujorin e tretë të 2018
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj thekson se rritja e këtij tremujori, është shifra më domethënëse e transformimit, kthesës së madhe nga kriza e paralajmëruar e 2013, ringritjes ekonomike dhe konsolidimit që vazhdon!
31 Dhjetor 2018, 10:35 -
Pas Tiranës edhe Roma do e kalojë ndërrimin e viteve pa fishekzjarrë
Pas Tiranës edhe Roma do ndalon për dy netë fishekzjarret dhe kapsollat. Vendimi është marrë nga kryebashkiakja Virginia Raggi. Shkak janë bërë aksidentet e viteve të shkuara, pa harruar edhe dëmin që iu shkaktohet kafshëve nga lëndët plasëse.
30 Dhjetor 2018, 21:01 -
-
Lidershipi i PD-së/ Rikthehen Topalli e Selami, lista me 353 njerëzit e kupolës së PD
Tërhiqet Basha, pranon Topallin dhe Selamin në Këshillin Kombëtar, ja lista e fundit me 353 anëtarët ku përfshihen edhe kryebashkiakët, krerët e degëve, deputetët, sekretarët dhe koordinatorët
30 Dhjetor 2018, 07:22 -
-
Pas furtunës në qeveri, Rama mbledh 60' Kryesinë për organizimin para zgjedhjeve lokale
Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e PS ditën e sotme nga ora 09:00 deri rreth orës 10:00 për të diskutuar në lidhje me organizimin brenda partisë socialiste në prag të zgjedhjeve lokale të qershorit. Mbledhja e sotme erdhi 24 orë pas lëvizjeve të forta në qeveri, ku Rama njoftoi 9 ndryshime, 7 prej të cilave në nivel ministrash.
29 Dhjetor 2018, 07:48 -
Ndryshimet në qeveri, Ndoka në Repolitix: Kabineti është i përkohshëm, në mars do të ketë zgjedhje të parakohshme
Tema e ndryshimeve në qeveri është trajtuar edhe në emisonin Repolitix. Të ftuar në studio për të komentuar shkarkimet e shtatë ministrave ishin: Gjergj Koja, ish-ministër shëndetësie; Nard Ndoka, kryetar i PDK-së; Plarent Ndreca, jurist dhe Lavdërim Lita, gazetar.
28 Dhjetor 2018, 20:52 -
FOTOLAJM/ Rama zhvillon mbledhjen e parë me ministrat e rinj dhe të ikurit
Rama ka shkarkuar ditën e sotme në Asamblenë Kombëtare të PS ministrat që kanë mbi 5 vite në Qeveri si Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati, Mirela Kumbaro, Damian Gjiknuri, Niko Peleshi dhe Sonila Qato.
28 Dhjetor 2018, 17:55 -
Mësimet e këtij viti, ambicia për vijimin e mandatit dhe qeveria e re
Ky në fakt është një takim i pazakontë, në një kohë të pazakontë të vitit për mbledhje partie, në një moment të pazakontë për këtë familje, e cila ka përgjegjësinë të kujdeset për shtëpinë e madhe të shqiptarëve, Shqipërinë.
28 Dhjetor 2018, 16:34 -
-
PROFIL/ Ja cilët janë ministrat e rinj të 'Rama 2', dy prej tyre vijnë nga Kosova (FOTO)
Ministrat e rinj të emëruar nga kryeministri Edi Rama janë Besa Shahini, Anila Denaj, Belinda Balluku, Gent Cakaj, Bledi Cuci, Eduard Shalsi dhe Elisa Spiropali. Midis tyre, Besa Shahini dhe Gent Cakaj janë dy zyrtarët kosovarë që priten të vendosen në krye të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.
28 Dhjetor 2018, 12:40 -
Asambleja e PS, Rama: Nuk mund të presim më! Studentët na dhanë mundësinë që të lexojmë se cila është rruga për mandatin e tretë
Protesta studentore, tha kryeministri Edi Rama, ishte një tregues i fortë për të synuar mandatin e tretë qeverisës duke korrigjuar gabimet. Reforma në kabinet ka prekur plotë shtatë ministra, Erion Braçe dhe Elisa Spiropali bëhen pjesë e qeverisë i pari si zv/kryeministër me një detyrë të posaçme kryesimin e Paktit për Universitetin mes qeverisë dhe studentëve dhe e dyta si Ministre e për Marrëdhëniet me Parlamentin. Qeveria e re "Rama 2" do ketë 50% gra.
28 Dhjetor 2018, 12:30