-
-
Përse Greqia kërkon 'zero' probleme me Shqipërinë?
Shqipëria dhe Greqia ranë dakord të zgjidhin në Gjykatën Ndërkombëtare çështjen e kontestuar të ndarjes së kufirit detar. Bisedimet e rinisura nga pala shqiptare, përmes ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe atij grek Nikos Kotzias, u ndërprenë, pasi të dy ministrat u shkarkuan dhe u zëvendësuan nga kryeministrat përkatës, që emëruan ministra në detyrë. Në atë kohë pala greke shpërndau versionin se Bushati u shkarkua nga Edi Rama, pasi kishte negociuar me Niko Kotzias, një marrëveshje në favor të Greqisë.
20 Tetor 2020, 20:17 -
'Dërgimi i çështjes së detit në Hagë', Gjosha: Fsheh shumë të panjohura! Rama u mundua të hiqte vëmendjen duke folur për presidentin
Vendimi i ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias dhe kryeministrit Edi Rama për të çuar çështjen e detit në Gjykatën e Hagës, për ish-ministrjen e LSI Klajda Gjosha është një veprim që fsheh shumë të panjohura dhe që tregon sipas saj një mungesë të theksuar transparence.
20 Tetor 2020, 20:17 -
Deti dhe ligji i luftës, basti i madh i Ramës jashtë e brenda Shqipërisë
Mjaftuan vetëm pesë minuta të konferencës së shtypit të Edi Ramës me Ministrin e Jashtëm grek Dendias, që të sfumonin zhurmën dhe protestën e disa dhjetëra shqiptarëve pasardhës të Çamërisë këtë të martë gjithë diell.
20 Tetor 2020, 18:54 -
Takimet e Dendias/ Meta s'ndryshon 'pllakë': Marrëveshja e detit në përputhje me Konventën e OKB, me legjislacionin e dy vendeve dhe Kushtetuesen! Basha si Rama: Zgjidhja përmes Gjykatës Ndërkombëtare
Ndonëse ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, u prit me protesta nga PDIU dhe Lëvizja Vetëvendosje, ai e ka zbatuar axhendën e tij, duke takuar zyrtarët politikë në vend.
20 Tetor 2020, 18:45 -
-
-
-
-
-
-
Rama: Greqia e Shqipëria do i drejtohen Hagës për detin! Së shpejti mbledhje të përbashkët mes dy qeverive, diskutime pozitive për heqjen e ligjit të luftës
Për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vendosin gjykatat ndërkombëtare, ndërsa dy shtete do të zhvillojnë mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive. Në fokus heqja e ligjit të luftës dhe mbështetja për minoritetin.
20 Tetor 2020, 13:25 -
-
Dita e 6 e grevës/ Naftëtarja: Po të ishte gjallë nëna e kryeministrit do i thoshte 'ndihmoji ato gra'
Në ditën e 6 të grevës së grave ato nuk dorëzohen. Ato kërkojnë që të marrin pagat e prapambetura dhe të fillojë puna, teksa njëra prej tyre, tha se nëse do të ishte gjallë nëna e kryeministrit Edi Rama do i thoshte që t'i ndihmonin.
20 Tetor 2020, 11:51 -
Dendias në Tiranë pritet me protesta nga PDIU e VV! 18 në hetim, gjoba për protestuesit pa maskë! Idrizi- Policisë: Do t’ju mbaj mend emër për emër! Rama, u kthye në 'kalin e Trojës së Greqisë'
Simpantizantë të PDIU dhe Vetevendosjes protestuan kundër vizitës së ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias në Tiranë. Shpëtim Idrizi sulmoi eskortën e Nikos Dendias me shishe uji. Protesta u shoqërua me përplasje, ndërsa 18 persona janë nën hetim mes tyre dhe organizatorët.
20 Tetor 2020, 11:17 -
Kryemadhi për Metën: Nuk ia kërkoj shpërndarjen e parlamentit! Do të ndodhë me 25 prill! LSI do ketë logon e saj në fletën e votimit
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk do t'i kërkojë presidentit Meta shpërndarjen e parlamentit, pasi shpreson që në 25 prill të fitojë opozita e bashkuar. Kodi i ri zgjedhor për të e favorizon në më shumë mandate opozitën. Lidhur me skandalin e nënshtetësive, ai foli si bashkëshorte kur tha se me aq sa e njeh Ilir Metën ai nuk e shkel ligjin as për fëmijët e tij.
20 Tetor 2020, 11:00 -
-
Një orë mbledhje me shtabin në PS/ Rama: E turpshme që kemi Metën për President, ka dalë nga shinat! Punon për një parti të degraduar nga e cila vjen
Ka zgjatur një orë takimi në selinë rozë mes kryeministrit Edi Rama dhe shtabit elektoral në të cilën u raportua ecuria për përgatitjen e zgjedhjeve. Rama foli për sulmet e presidentit Meta duke i cilësuar si marrëzi nga ana e tij, i cili ka dalë prej kohësh nga shinat dhe është vendosur në dispozicion të një force të degraduar nga e cila vjen dhe drejt së cilës po shkon, duke iu referuar LSI-së.
20 Tetor 2020, 09:59 -
-
-
A e ka lënë amanet Skënderbeu, trafikun e pasaportave?
Ilir Meta e kishte një hall që shpiku amanet të Skënderbeut për të. Skënderbeu ka luftuar për të mbrojtur Perëndimin nga osmanët, ndërsa Ilir Meta e ka luftën me Perëndimin si osman. Ndaj nuk ka arsye që princi ynë, që ishte mburoja e Perëndimit në Shqipëri, t’i linte amanet një jeniçieri të marrë, që i ka hap luftë Perëndimit.
19 Tetor 2020, 20:18

