-
Kryesimi i OSBE-së, Rama zbulon objektivat e Shqipërisë: Do të dëgjojmë zërin e të gjithëve (VIDEO)
Kryeministri njëkohësisht dhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, si dhe Kryetari i OSBE-së Edi Rama, do t’i paraqesë Këshillit të Përhershëm të OSBE-së përparësitë e Shqipërisë më 9 janar në Vjenë.
2 Janar 2020, 15:18 -
Dalin pamjet e ekstradimit të turkut që dyshohet gylenist, eurodeputetja rumune kundër Shqipërisë
Mediat turke kanë publikuar pamjet e momentit kur mësuesi turk Harun Çelik ekstradohet nga Shqipëria në drejtim të vendit të tij. Në videon e publikuar, duken dhe dëgjohen disa miq të vij që thërrasin emrin e 42-vjeçarit.
2 Janar 2020, 14:59 -
PD reagon pas ekstradimit të turkut pjesë e Gylen: Po shkelen të drejtat themelore të qytetarëve demokratikë
Sipas selisë blu, heshtja dhe zgjedhja e datës 1 Janar për ekstradimin i detyron të kërkojnë trasparencë të menjëhereshme për gjithçka që po ndodh dhe përgjigje nëse veprimet e autoriteteve janë në përputhje me ligjet në fuqi, konventat ndërkombëtare dhe të drejtat e tyre.
2 Janar 2020, 13:15 -
Shqipëria merr kryesimin e OSBE-së, por vetë është në krizë, Surroi: Kemi një situatë paradoksale në bazë të gjendjes aktuale
Në Vitin e Ri 2020, Shqipëria do të kryesojë Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), përkundër krizës politike në këtë vend. Tirana zyrtare po përballet me shumë sfida. Shqipëria ka marrë kryesimin e OSBE me 1 janar nga Sllovakia.
2 Janar 2020, 12:30 -
-
Tiranë- Policia shqiptare e deporton në Turqi sapo mbaron dënimin, mësuesi 41-vjeçar dyshohet gylenist
Policia Shqiptare deporton drejt Turqisë 42 vjeçarin turk Harun Çelik, vetëm pak orë pasi ai u lirua nga qelia e burgut. Mësohet se 5 muaj më parë Çelik u arrestua në Rinas me dokumente false teksa hynte tranzit me pasaportë turke, por me vizë kanadeze false të falsifikuar. Gjatë një kërkimi në internet, Harun Çelik dyshohet se është pjesë e lëvizjes opozitare Gyleniste. Një person, i identifikuar si Barbarossa Kaya, me anë të disa postimeve në rrjetet sociale, shkruan se Çelik është një mësues i cili ia doli që të shpëtonte nga përndjekja në Turqi, teksa pretendon se ka kërkuar azil, por shprehet se i është refuzuar kërkesa.
1 Janar 2020, 21:53 -
Nderimi i Kadaresë/ Rama: Një urim të përzemërt Ismailit, falenderim për Macron që çmoi një shqiptar në ditën e parë të vitit
Teksa vlerëson maksimalisht Kadarenë, Rama shkruan se ky titull është i mirënjohur e admiruar në tërë botë dhe është nder që nga sot e tutje e ka edhe një shqiptar.
1 Janar 2020, 20:02 -
-
SPECIALE/ Ngjarjet më të bujshme kriminale që tronditën Shqipërinë, krimi ngre 'dorë' ndaj vetë drejtësisë (VIDEO)
57 vrasje me 63 viktima dhe 10 të plagosur në 2019. Atentatet më të bujshme të prokurorëve Arjan Ndoja dhe Arben Kuliçit. Avokati Ravik Gurra që mbrojti persona me rrezikshmëri vritet në Elbasan. Vëllezërit Bilali vriten në derë të shtëpisë në Shkodër. Santiago Malkos vritet nga klani “Duka”, Admir Murataj pas grabitjes në Rinas
1 Janar 2020, 16:24 -
-
Rama shpërndan bonusin e bebeve te ‘Mbretëresha Geraldinë’, lule për nënat e reja: Do jemi pranë jush (VIDEO)
Kreu i qeverisë Edi Rama ka zgjedhur të nisë vitin 2020 me një vizitë tek nënat e reja në martenitetin 'Mbretëresha Geraldinë' në kryeqytet. Rama i uroi 10 foshnjave që erdhën në jetë minutat e fundit të 2019 dhe orët e para të Vitit të Ri, jetë të gjatë dhe të lumtur.
1 Janar 2020, 11:34 -
Shqipëria merr drejtimin e OSBE-së për vitin 2020/ Detyrat dhe sfidat për uljen e palëve në tryezë
Në mesnatë, Shqipëria mori drejtimin e karriges së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nga Sllovakia. Mandati do të zgjasë për një vit, ndërsa Suedia do të pasojë në 2021. OSBE me qendër në Vjenë përfshin gjithsej 57 vende nga Evropa, Amerika e Veriut dhe Azia.
1 Janar 2020, 10:36 -
-
-
-
SPECIALE/ 2019-a e 'zgjimit' të tërmeteve që shuan jetë (VIDEO)
Gjatë vitit 2019 Shqipëria është goditur nga 4 tërmete të fuqishëm. Dy tërmete kanë goditur Korçën duke lënë pas banesa të shkatërruara. Tërmeti i 21 shtatorit la pas 563 banesa të dëmtuara, 28 pallate të plasaritur, 108 të lënduar. Tërmetet e fuqishëm nxorën nga shtëpitë shqiptarët, që kaluan netët në makina. Ora 03:54 tërmet me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter, me ndjeshmëri 8-9 ballë. Shpresa ankthi e frika shoqëruan shqiptarët nën lëkundjet e vazhdueshme të tokës. Qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë, Durrës dhe Laç
31 Dhjetor 2019, 21:19 -
Viti 2019: Shumë zhurmë, pak kulturë! (VIDEO)
Cilat janë ngjarjet që kanë lënë gjurmë për vitin 2019? “ReportTV” ndalet tek, ministrja që do të merrte frenat e kulturës për këtë vit, Skënder Gjinushi si kryetar Akademie, protestat në Teatrin Kombëtar edhe përballja e aktorëve me forcat e rendit. Nuk mungojnë as Tetori i Librit, muzeu, opera dhe teatrot, deri tek Arilena Ara me “Shaj” në Eurosong
31 Dhjetor 2019, 19:41 -
Veliaj mban fjalën, Viti i Ri e gjen familjen Tafa që u prek nga tërmeti me banesë të re
31 Dhjetor 2019, 19:27 -
Rama e Veliaj urojnë gëzuar në çadër: Brenda marsit do keni shtëpinë tuaj...Familja Tafa merr çelësat e apartamentit të ri
Tërmeti i 26 nëntorit do i linte gjashtë pjesëtarët e familjes së Estref Shkallës pa shtëpi duke u strehuar përkohësisht në çadrën e ngritur në pronën e tyre. Ata u vizituan mbrëmjen e sotme nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj të cilët bashkë me urimin për një vit të ri të gëzuar, e siguruan rindërtimin e shtëpisë në kohë rekord. Rama deklaroi se të gjitha banesat e dëmtuara do bëhen brenda vitit.
31 Dhjetor 2019, 18:56 -
-




