-
Albana Vokshi: 12 mijë pedagogë pa paga, qeveria në shërbim të oligarkëve
Vokshi thotë ndër të tjera se Ministria e Financave nuk ka miratuar grantin, ndërkohë që shton se qeveria e kryeministrit, Edi Rama është vënë në shërbim të oligarkëve dhe ka harruar pedagogët mjekët dhe infermierët.
8 Janar 2020, 21:32 -
Basha i përgjigjet Ramës: Vendi në krizë të thellë politike, alibia se faji është i sistemit zgjedhor është e dështuar (VIDEO)
Sipas Bashës, vendi është në krizë të thellë politike, duke i dhënë përgjigje deklaratës së kryeministrit Edi Rama nga Vjena, se kriza politike në Shqipëri është artificiale. Megjithatë, ai tha se këtë vit do t'i jepet fund krizës politike, por nuk dha detaje se si do të realizohet kjo.
8 Janar 2020, 18:55 -
Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve: Shmangni udhëtimet në Iran dhe Irak
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, i ka kërkuar të gjithë shqiptarëve që të shmangin udhëtimet drejt Lindjes së Mesme, veçanërisht në Irak dhe Iran. Ajo i bën thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që ndodhen në Iran e Irak dhe kanë nevojë për asistencë, të kontaktojnë me ambasadat e Shqipërisë në Kuvajt dhe Turqi.
8 Janar 2020, 18:11 -
-
-
-
-
-
Kërcënimet e Iranit/ Rama nga Vjena: Jemi në duar të sigurta! Miratojmë 'zgjedhoren' me opozitën sipas OSBE-së
Shqipëria merr zyrtarisht nesër presidencën e OSBE-së për vitin 2020. Nga Vjena kryeministri Rama tha se Shqipëria nuk është një vend me krizë politike, kur foli me tone mjaft pozitive në miratimin së shpejti të reformës zgjedhore. Rama foli për objektivat e Shqipërisë si dhe konfliktim SHBA-Iran. Rama u shpreh i sigurt se Shqipëria nuk është e rrezikuar nga ky konflikt duke shtuar se jemi në duar të sigurta.
8 Janar 2020, 16:35 -
Caka në Report Tv: Me përfundimin e reformës zgjedhore shkojmë në zgjedhje të parakohshme...Opozita, jo e ndarë në qëndrime
Ish-deputetja Silva Caka thotë në Report Tv se të gjitha qëndrimet e ndryshme tashmë janë konkluduar në një draft të vetëm, të cilin opozita shumë shpejt do ta publikojë. Kujtojmë se opozita jo parlamentare ka punuar paralelisht me komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore, me ekspertët e saj për të dalë me një draft.
8 Janar 2020, 16:21 -
'Ne katunarët e lëmë trupin në plan të dytë', Rama në qendrën shëndetësore në Vorë: Shërbimet online nuk do lënë pa punë asnjë sportelist (VD)
I shoqëruar nga ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kreu i qeverisë ka ripërsëritur se nga 1 janari pacienti nuk ka nevojë që të pajiset me një kartë shëndeti, pasi tashmë ajo është online.
8 Janar 2020, 11:44 -
Denoncimi i PD: Kryebashkiaku i Mallakastrës u dënua dhe dëbua nga Greqia, por e fshehu! Ismailaj: Asnjëherë s'jam ndaluar! (VIDEO)
Sipas PD-së kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj dyshohet se ka qenë dënuar dhe më pas dënuar nga Greqia në vitit 1999-2000, por e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit.
8 Janar 2020, 11:24 -
-
-
Rama: Në prill fillojmë montimin e parafabrikateve, shtëpitë do të grupohen! Veliaj: Familjet me fëmijë nga çadra në kontinier
Sipas kryeministrit, pavarësisht se familjet që janë prekur nga tërmeti do të grupohen në një vend të caktuar, toka që kishin banesën që u shemb do u mbetet po atyre.
7 Janar 2020, 15:45 -
Shërbimet online/ Rama: Këto që funksionojnë si sportele, do kthehen në zyra shërbimi! Nëse ju vonohet një dokument s'penalizoheni ju
Kryeministri Edi Rama ishte sot në zyrën e ADISA-s (Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara), ku do të aistohen qytetarët për 472 shërbimet e reja online, përpos 15 shërbimeve të ofruara më herët.
7 Janar 2020, 14:53 -
Prapaskenat/ Agron Tufa u largua pas propozimit të dy ligjeve për dekomunistizimin e Institutit dhe heqjen e periudhës së luftës nga studimi
Tufa dha dorëheqjen pas propozimit të ligjit për verifikimin për lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit të të gjithë punonjësve Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.
7 Janar 2020, 14:31 -
-
'Zgjedhorja' përplas aleatët e PD-së/ Shehi në Report Tv: Një çështje s'e kemi zgjidhur ende, takimi i së mërkurës vendimtar (VIDEO)
Reforma Zgjedhore ka sjellë përplasje mes partive opozitare. Një informacion i tillë është konfirmuar nga kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) , Dashamir Shehi, në emisonin e "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv. Duke u ndalur tek aksioni opozitar, Shehi tha se kjo javë dhe takimi i së mërkurës do të jetë vendimtar pasi do të ketë përfundime konkrete mbi planin që do ndjekin në muajt në vijim dhe platforma e pika konkrete se çfarë do u ofrohet shqiptarëve.
6 Janar 2020, 22:40 -
Intervista/ Opozita e Rudina Hajdarit mes PD e mazhorancës...Një parti e re në horizont?! 'Nuk do të ndalem' (VIDEO)
Kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari, në një intervistë për Report Tv flet jo vetëm për ngjarjet më të rëndësishme politike por edhe përjetimet e saj në politikë dhe barrierat që ka hasur. Hajdari flet edhe për marrëdhënien që ka me kryeministrin Rama, duke dhënë dhe disa këshilla për të. Hajdari na zbulon edhe se kush kane qene mbeshtetesit e saj ne nisjen e rrugetimit te veshtire ne politike
6 Janar 2020, 18:42 -
Qëndroi 13 orë nën gërmadha, Marjana strehohet në shtëpi të re/ Rama: Priten 250 çadra dimërore, shkollat dhe spitalet e dëmtuara gati në shtator (VIDEO)
Marjana, ka shpëtuar mrekullisht nga ajo lëkundje tragjike e 26 nëntorit, duke rezistuar 13 orë nën gërmadha, por humbi nënën e saj. Sot ajo ka hyrë në banesë të re, teksa siç shprehet edhe vetë po jeton një jetë të dytë.
6 Janar 2020, 15:42


