-
Ftesa e Ramës për dialog, studentët refuzojnë sërish: S'ka negociata, plotëso kërkesat
Studentët kërkojnë nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama plotësimin e tetë kërkesave. Ata i cilësojnë të panegociueshme kërkesat e tyre dhe thirrjes së dytë të kryeminitrit Edi Rama për të negociuar i janë përgjigjur sërish negativisht.
9 Dhjetor 2018, 16:05 -
Rama i fton nesër në 11:00 në bashkëbisedim live në Facebook, studentët refuzojnë: Jo negociata, plotëso kërkesat
Kjo është festa e dytë që kryeministri Edi Rama u ka përcjellë studentëve pas asaj për të negociuar ditën e dytë të protestës. Këtë herë kreu i qeverisë i fton për të biseduar live në rrjetin social Facebook.
9 Dhjetor 2018, 15:54 -
Zbardhet letra me kërkesat që studentët i dërguan Ramës, Ruçit dhe Nikollës
Studentët i kanë dërguar sot një letër kryeministrit Edi Rama dhe ministres Nikolla ku paraqesin kërkesat e tyre për një arsim cilësor. Në listë janë tetë kërkesa, aq sa edhe të Këshillit Studentor që u paraqitën dy ditë më parë, por me disa ndryshime.
9 Dhjetor 2018, 14:43 -
‘Nëna e vetme me tre vajza’, Rama viziton familjen në nevojë, u premton një shtëpi të re (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka vizituar familjen e Ages, një nënë e vetme e cila ka tre vajza. Tre vajzat tregojnë se janë nxënëse shumë të mira dhe se ëndërrojnë që të vazhdojnë shkollën e lartë, ndërsa nëna kërkon vetëm një punë me të cilën do të mund të ushqejë të bijat.
9 Dhjetor 2018, 09:22 -
-
'Unaza e Madhe'/ Banorët në ditën e 35-të të protestës, Basha: Duhet të nisë hetimi, të arrestohet Qendro dhe Gjiknuri
Një pjesë e banorëve të 'Unazës së Re' kanë dalë edhe këtë të shtunë për të protestuar ndaj projektit 'Unaza e Madhe'. Sikurse i ka përkrahur përgjatë një muaji, kreu i PD-së Lulzim Basha vijon të insistojë edhe sot krah tyre se projekti "Unaza e Madhe" është një skemë vjedhjeje dhe pastrimi parash. Në ditën e 35-të të protestës, Basha ka kërkuar që hetimi ndaj projektit duhet të nisë sa më parë dhe se ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dhe kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro duhen arrestuar.
8 Dhjetor 2018, 17:46 -
Dita e Rinisë, Rama: 28 vite më parë shërbeu si pikënisje për rrëzimin e komunizmit
Kryeministri Edi Rama ka kujtuar 8 Dhjetorin përmes një mesazhi në Instagram, ku thekson se 28 vite më parë kjo ditë shërbeu si pikënisja e rrëzimit të regjimit komunist dhe vendosjes së demokracisë në Shqipëri.
8 Dhjetor 2018, 09:29 -
Dita e Rinisë/ Ultimatumi i Bashës: Vetting në politikë ose rrëzojmë parlamentin! Berisha: Ky është Dhjetori i dytë
Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë. Ditën e sotme në kuadër të Ditës së Rinisë janë planifikuar disa aktivitete. Në Qytet Studenti, PD-ja ka organizuar një takim për të përkujtuar këtë ditë.
8 Dhjetor 2018, 08:55 -
Protesta e studentëve, Taulant Muka: Lindita Nikolla duhet të japë dorëheqje, në qeveri ka plot 'ngelësa'
Studiuesi rrëfeu edhe bisedën me Ramën gjatë një mbledhje me ekspertë të Arsimit të Lartë. Sipas tij, kryeministri ishte shprehur se as ai dhe as Lindita Nikolla nuk dinë ta bëjnë Reformën në Arsimin e Lartë, pasi kjo iu takon ekspertëve.
7 Dhjetor 2018, 21:35 -
-
Rikonstruksioni i konvikteve, Rama publikon një tjetër video: Për të gjithë ata që dje iu dukej lodër 3D
Në këtë video shihet qartë transformimi që po pësojnë godinat studentore nga financimi prej 18.8 milionë eurosh, ku sipas tij, është edhe investimi i parë serioz që ka ndërmarrë më parë ndonjë qeveri. Një më parë Rama publikoi projektin 3D të Qytetit Studenti ku nuk munguan kritikat.
7 Dhjetor 2018, 20:05 -
Për të fituar deri në fund, studentët tani duhet të nisin dialogun
Negociatat bëhen gjithnjë nëpërmjet një përfaqësie dhe, t’i refuzosh ato nga frika se përfaqësuesit nuk do të ishin të përshtatshëm, rrezikon t’i çojë këto demonstrate në një tunel pa dalje. Disa herë luftëra gati të fituara janë humbur edhe nga frika.
7 Dhjetor 2018, 19:22 -
Protesta te 'Unaza e Re'', Basha: Projekti skemë për pastrim parash, beteja s'ka përfunduar
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu bashkua edhe këtë të premte banorëve të "Unazës së Re", bashkë me deputetë dhe militantë të opozitës. Krah banorëve, ai e cilësoi projektin e "Unazës së Madhe" si mega aferë, pas denoncimit mediatik përkundrejt kompanisë ndërtuese "DH Albania shpk” për falsifikim dokumentesh në SHBA.
7 Dhjetor 2018, 18:06 -
'Unaza e Madhe'/ Vijon protesta edhe në Shkozë, banorët i vendosin flakën kazanëve të plehrave
Një pjesë e banorëve të Shkozës, paralelisht me banorët e 'Unazës së Re', po protestojnë përkundrejt projektit "Unaza e Madhe". Ata vazhdojnë të insistojnë në përfitimin e një dëmshpërblimi për banesat që janë prishur dhe priten të prishen, ndonëse pak ditë më parë deklaruan se i kanë të palegalizuara.
7 Dhjetor 2018, 17:47 -
-
Unaza e Re, Basha: Rama hajdut, të hetohet ministri dhe ARRSH për tenderin e lotit nr. 1
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar përmes një deklarate për mediat pas njoftimit nga Autoriteti Rrugor Shqiptar se ka ndërprerë punimet në lotin Nr.1 të segmentit të Unazës e Re, që shtrihet nga Ura e Lanës deri tek mbikalimi i sheshit Shqiponja deri në sqarimin e pretendimeve të bëra mediatike për falsifikim dokumentacioni nga kompania “DH Albania shpk” qe fitoi tender me një bashkim operatorësh
7 Dhjetor 2018, 13:27 -
Protesta e studentëve, Rama: Dua t’ju takoj, pushteti i zyrës time është i kujtdo që e përdor në shërbim të vendit
Studentët prej katër ditësh kanë bojkotuar mësimin për të protestuar përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Pas plotësimit të kërkesës së parë, që ishte heqja e tarifës për lëndët e mbartura, ata kërkojnë plotësimin edhe të tre kërkesave të tjera.
7 Dhjetor 2018, 13:13 -
‘Falsifikim dokumentacioni për projektin e Unazës së Re’, Kryemadhi: Prokuroria të nisë hetimet
Ditën e sotme Autoriteti Rrugor Shqiptar deklaroi se ndërpreu punimet në lotin Nr.1 të segmentit të Unazës e Re deri në sqarimin e pretendimeve të bëra mediatike për falsifikim dokumentacioni nga kompania “DH Albania shpk”.
7 Dhjetor 2018, 11:59 -
Studentët refuzojnë ftesën e Ramës dhe vijojnë protestën, kërkesë me 8 pika ministres, Nikolla: Ejani në dialog
Studentët prej orës 10:00 vijojnë protestën para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Në një moment mes tyre ka pasur një debat për të zhvendosur protestën para Kryeministrisë, por njëri nga organizatorët nuk ka pranuar duke vijuar qëndrimin para MAS. Pas plotësimit të kërkesës së parë, që ishte heqja e tarifës për lëndët e mbartura, ata i kanë dërguar ministres një letër me tetë pika të tjera. Ndërkohë që sot është protestuar për rreth dy orë edhe nga studentët në Korçë, Shkodër, Vlorë, Elbasan dhe Durrës . Një pjesë e studentëve kanë ardhur në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër kanë vijuar mësimin. Në Gjirokastër ashtu si dje nuk ka pasur tubime.
7 Dhjetor 2018, 08:38 -
Veliaj e akuzoi se ka lidhje me 'Viktoria Invest', reagon Basha: Firma është pjesë e vjedhjes
Gjatë pasdites, në protestën që u zhvillua te Unaza e Re, Basha u shpreh se “protesta ua ka prishur rehatin të gjithë hajdutëve tek Unaza e Re, edhe Viktoria invest, edhe Rama Invest, edhe Veliaj Invest”.
6 Dhjetor 2018, 20:20 -
Protesta e studentëve, Rama publikon videon e projektit të Qytetit Studenti: Gati investimi 18.8 mln €
Reagimi i kryeministrit vjen pas protestave të studentëve, të cilët kërkojnë investime në infrastrukturën universitare dhe atë akomoduese, pasi fituan betejën për tarifën mbi lëndët e mbartura.
6 Dhjetor 2018, 17:29

