-
Rama: 'Fake News', sfida e qeverisë kundër lajmeve që shpiken në mënyrë të qëllimshme
Kjo është një situatë prej xhungle ku ne synojmë që të vendosim një rregull normaliteti si në vendet e tjera duke bërë disa ndërhyrje ligjore që nuk synojnë, as prekjen e kodit penal, as prekjen e kodit civil por thjesht dhe vetëm fokusohen tek një lloj përditësimi i legjislacionit ekzistues mbi median.
2 Dhjetor 2018, 22:54 -
‘Fake news’/ Rama: Rrisim ndëshkimet për kopjimin e lajmeve, s'dihet kush i financon mediat online
Problematika e lajmeve të rreme ishte në qendër të një takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe disa agjencive evropaine lajmesh. Rama foli për një sërë masash ligjore që do të ndërmerren kundër Fake News, ndërsa tha se për qindra portale nuk dihet qëllimi i hapjes së tyre dhe as kush i financon. Kryeministri: Masa edhe ndaj portaleve që kopjojnë lajme në mënyrë të kundraligjshme.
2 Dhjetor 2018, 20:29 -
-
Zgjedhjet e PD-së në Kukës rifitohen nga Rexhmati, Paloka: Jemi në një situatë shumë të keqe politike
Kryetari i Partisë Demokratike në Kukës, Arif Rexhmati ka rifituar garën për të qenë kreu i degës së PD-së. I pranishëm në kuvendin e degës, deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka u shpreh se demokratët duhet të bashkohen për hir të situatës së keqe politike në të cilën ndodhet vendi.
2 Dhjetor 2018, 14:12 -
Bojkoti i opozitës, aleati i bën thirrje Bashës për të reflektuar: Ka ardhur koha për analizë
Aleati historik i PD-së, Fatmir Mediu kërkon një analizë brenda opozitës se sa ka funksionuar bojkoti parlamentar. Ai shpreh rezerva për djegien e mandateve duke ngritur pyetjen se çfarë vjen pas kësaj, nëse merret ky vendim? Nga ana tjetër, kreu i republikanëve kërkon kandidatë të përbashkët të opozitës për zgjedhjet lokale.
2 Dhjetor 2018, 12:05 -
Familja e varfër në kushte të mjerueshme, Rama: Ndërtimi i shtëpisë së re ka nisur, po kthehet shpresa tek e nesërmja
Kryeministri Edi Rama ka vizituar një tjetër familje të varfër, kësaj radhe në Postribë të Shkodrës. Përmes një videoje në rrjetin social "Facebook", Rama ka bërë me dije se ndërtimi i shtëpisë së re të kryefamiljarit Vullnet Shabaj sapo ka filluar.
2 Dhjetor 2018, 09:28 -
-
-
Nga Basha tek Ademi e Fevziu, si u bë lëmsh politika dhe media shqiptare me festat e nëntorit (GAFAT)
Dita e Pavarësisë dhe e Çlirimit të Shqipërisë nuk kaluan pa ngjallur debat dhe të qeshura tek opinioni publik. Personazhe nga politika dhe showbizi shqiptar bënë gafa të ndryshme teksa ngatërruan vitin dhe datat e ngritjes së flamurit, emrat e heronjve dhe flamurin shqiptar që kishin zgjedhur.
1 Dhjetor 2018, 18:32 -
‘Janë letrat e popullit me internet, jo propagandë’/ Rama replika me qytetarët për bashkëqeverisjen
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook një rast kur një pensioniste, e cila pasi shkroi në Platformën e Bashkëqeverisjes korrigjoi llogaritjen e pensionit të saj.
1 Dhjetor 2018, 14:25 -
-
'Unaza e re’, PD sulmon qeverinë: Kompania përfituese e projektit nën sekuestro përmbarimi
Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, deklaroi që kompania përfituese s Biba X, e 18 milionë eurove nga Projekti i Unazës së Re është vënë sërish nën sekuestro nga Përmbarimi. Sipas Zhupës, kjo kompani është fantazëm dhe duhet të paguajë detyrimet që i ka shtetit .
30 Nëntor 2018, 15:02 -
'Shpifja'/ Rama dorëzon në Gjykatë 4 padi ndaj Bashës dhe 2 ndaj Berishës
Edi Rama kërkon 4 dëmshpërblime nga Lulzim Basha dhe dy nga Sali Berisha për shpifje. Kryeministri ka depozituar në Gjykatën e Tiranës gjatë muajit nëntor gjithsej 6 padi për shkaktim dëmi, të cilat pritet të nisen të shqyrtohen së shpejti. Nuk bëhet ende e ditur vlera financiare që pretendon kryeministri.
30 Nëntor 2018, 13:52 -
'80 të zhdukur nga Vlora', Salianji: Mashtrim, policia po bashkëpunon me bandat e krimit
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji akuzoi qeverinë këtë të premte, përmes një konference për shtyp, për lidhjen që Policia e Shtetit ka me krimin. Konkretisht, ai u fokusua në Vlorë. Duke u bazuar në dëshmitë dhe shifrat që ka transmetuar emisioni 'Top Story', deputeti demokrat deklaroi se frika dhe krimi po zënë gjithnjë e më shumë terren.
30 Nëntor 2018, 13:13 -
Rama ironizoi 'bardhezi' Berishën dhe Bashën, deputeti demokrat: Politika e kukullave, tendencë fshehje nga realiteti
Partia Demokratike ka reaguar fill pas publikimit të videomontazhit nga ana e kryeministrit Edi Rama, ku vihen në lojë ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.
30 Nëntor 2018, 12:40 -
'Nata e Bardhë', performanca e Elhaida Danit, Vesa Lumës dhe Aurela Gaçes që elektrizoi sheshin 'Skënderbej'
'Nata e Bardhë' bëri bashkë në sheshin “Skënderbej” tre artistet shqiptare, Elhaida Dani, Vesa Lumën dhe Aurela Gaçen. Gjatë gjithë mbrëmjes qytetarët patën mundësinë të vizitojnë institucionet kulturore edhe Bunk’Art-in'.
30 Nëntor 2018, 11:00 -
-
Protestat për 'Unazën e Madhe', Rama: Ngërç i krijuar artificialisht, Ukë Çelkolaj shembull i bashkëqytetarëve (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar protestat e vazhdueshme të banorëve të "Unazës së Re" si një situatë të sajuar në mënyrë artificale dhe reflektimin qytetar të njërit banor të kësaj zone, Ukë Çelkolaj, e konsideron si një shembull kuptimplotë për pjesën tjetër të banorëve të komunitetit në fjalë.
30 Nëntor 2018, 08:50 -
-
Si mund të vihen në provë për zgjedhje të lira Rama dhe Basha
Zgjedhjet brenda partive politike, PD, PS, dhe partive të tjera parlamentare, janë zgjedhje po aq të rëndësishme, biles në ndonjë rast më të rëndësishme se sa vet zgjedhjet parlamentare. Nëse Edi Rama dhe Luzlim Basha nuk bien dakord që dikush tjetër si KQZ të organizojë zgjedhjet e tyre, është e qartë se ata nuk duan zgjedhje të lira brenda partisë së tyre dhe kjo është shenjë e qartë, që ata nuk duan zgjedhje të lira as në Shqipëri
29 Nëntor 2018, 20:52 -




