-
Korrupsioni, ndalohen dhe
Shkon në tre numri i personave të ndaluar nga Policia me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për korrupsionin 20 mijë euro të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri, ku në pranga ka rënë edhe kushëriri i tij, Kujtim Miri.
dy sekserët e gjyqtarit Miri
10 Nëntor 2017, 19:22 -
Dibër, Rama: Sot prezantohet
Nga Dibra, ku zhvilloi mbledhjen e radhës të qeverisë, kryeministri Edi Rama u shpreh se nesër do prezantohet projekti për Rrugën e Arbrit. Gjatë një deklarate për mediat, Rama komunikoi vendimet e mbledhjes së ditës së parë të ekzekutivit. VIDEO
projekti për Rrugën e Arbrit
10 Nëntor 2017, 18:33 -
Kryemadhi:Koalicioni PS-LSI
Akuza të forta ndaj qeverisë ka hedhur kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, teksa ka është ndalur te Reforma në Drejtësi. Nga qyteti i Fierit, Kryemadhi tha se LSI u detyrua të mbyllë gojën për katër vjet në koalicion me Rilindjen për shkak të kësaj reforme. VIDEO
ishte hipokrit,luftë korrupsionit
10 Nëntor 2017, 16:36 -
Media, Basha replikon me
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka replikuar sërish me kryeministrin Rama në debatin për lirinë e medias në Shqipëri. Fillimisht ishte Basha i cili sot në mëngjes në një status në Facebook akuzoi Ramën se fjalimi i djeshëm i kundër gazetarëve ishte kriminal.
Ramën: Censurues i dobët
10 Nëntor 2017, 14:35 -
“Bashkëqeverisja me njerëzit”,
Pas dëgjesave të gjata me qytetarët fill pas fitores në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, në kuadër të së ashtuquajturës bashkëqeverisje me qytetarët, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar nisjen e zbatimit të këtij projekti.Sikurse bën me dije shefi i ekzekutivit, projekti do të nisë nga bashkia e Dibrës.
Rama lajmëron mbledhjen në Dibër
10 Nëntor 2017, 12:55 -
-
-
Lulzim Basha: Fjalimi i Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit dje në Konferencën për lirinë e medias, të organizuar nga Brukseli. Basha akuzon Ramën se fjalimi i tij ishte kriminal, ndërsa nxit dhunë dhe urrejtje.
kundër gazetarëve, kriminal
10 Nëntor 2017, 10:45 -
-
Iu gjetën 30 mln lekë në banesë,
Gjyqtari Shkelqim Miri i ndaluar nga policia, pasi iu gjetën 30 mln lekë mbrëmë në banesë gjatë kontrollit është një emër i njohur. Përpos faktit që ka qenë pjesë e trupës që ka gjykuar dosjen e Gërdecit, ishte futur në ‘listën e zezë’ që Rama publikoi pak muaj më parë.
gjyqtari ishte në ‘listën e zezë’ të Ramës
10 Nëntor 2017, 09:22 -
Iu gjetën 34 mln lekë në banesë
Ndalohet nga policia gjyqtari Shkëlqim Miri, të cilit iu gjetën në banesë gjatë një kontrolli 34 mln lekë. Miri është përfshirë në ndryshimin e një akuze nga vrasje në plagosje të rëndë me dashje. Në këtë proces ka qenë i pandehur Gentian Doda, nga Burreli i ekstraduar pak kohë më parë nga Amerika.Gjyqtari i ndaluar, Shkëlqim Miri ka qenë në treshen e gjyqtarëve me Agim Bendon dhe gjyqtaren Flutura Skënderin, të cilët janë në hetim. VIDEO Pas Mirit edhe dy gjyqtarët e tjerë që liruan Dodën në hetim/ Emrat
ndalohet gjyqtari i “Gërdecit”
10 Nëntor 2017, 08:54 -
-
Berisha: Pas rënies së avionit në
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar gjatë fjalës së tij në Kuvend kryeministrin Edi Rama dhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, se janë të përfshirë në trafikun e drogës. Berisha tha se pas rënies së avionit me drogë në Ishëm, Tahiri për mos u shkarkuar nga detyra i ka dërguar Ramës në zyrë 3 milionë euro. VIDEO
Ishëm, Tahiri i çoi Ramës 3 mln €
9 Nëntor 2017, 19:10 -
Mandati i Llallës, Basha: Rama
Kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh nga foltorja e Kuvendit se Rama dhe Xhafaj po përgatisin një plan për të pasur në dorë Prokurorinë. Në një kohë kur mandati i kryeprokurorit Adriatik Llalla përfundon pas një muaji, Basha thotë se ka një skenar për "Prokurori private" të Ramës dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. VIDEO
e Xhafaj duan Prokurori private
9 Nëntor 2017, 17:13 -
-
Gazetari malazez replikon me
Gazetari malazez Zeljko Ivanoviç i të përditshmes ‘Vijesti’, i cili ishte i ftuar në panel, ka reaguar me indinjatë ndaj qëndrimit të kryeministrit shqiptar, siç mund të ketë bërë rrallëherë ndonjë gazetar shqiptar ndaj kryeministrit. Ivanoviç përmendi rastin e Maltës, kur tha se, edhe në këtë vend kryeministri i thoshte gazetares se nuk ishte e besueshme, deri sa ajo u vra nga mafia. VIDEO
Ramën: Flet si Vuçiç e Trump
9 Nëntor 2017, 16:26 -
Rama: Rruga Orikum-Himarë
Qeveria shqiptare zotohet të lidhë Vlorën me Himarën përmes aksit rrugor ekzistues por të rinovuar sipas standardeve të BE, ose nga një tunel që do kalojë përmes Llogarasë. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama nga Vlora në prani të komisionerit të BE për Zgjerim Johannes Hahn, gjatë inspektimit të punimeve të Lungomares. VIDEO FOTO
në shqyrtim tuneli në Llogara
9 Nëntor 2017, 16:13 -
-
Debati në Kuvend,Berisha-Ruçit:
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, të thërrasë në seancë plenare kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në sallën e Kuvendit, pasi ndodhej në takim me Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn, me të cilin doli dhe në konferencë për media. Mungesa e tij duket se është ndjerë nga ish-kryeministri, i cili ka kërkuar të sillet menjëherë në seancë. VIDEO
Thirre Ramën të vijë tani këtu!
9 Nëntor 2017, 13:24 -
Milanoviç këshilltar i Integrimit?Ja
Kryeministri Edi Rama doli sot para gazetarëve vendas e të huaj, gjatë një konference me Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn. Ndër të tjera, kryeministri Rama u pyet nga një gazetar i huaj, korrespondent në Bruksel, nëse ka emëruar këshilltar për integrimit, ish-kryeministrin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili u hetua për korrupsion.
si ia kthen Rama gazetarit të huaj
9 Nëntor 2017, 12:18 -
Shegë apo drogë? Meta në
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar së fundim në Facebook një fotografi, ku shihet në shoqërinë e humoristit Bes Kallaku, duke mbajtur një shegë në dorë. “Jo vetëm shegët e Ijes janë të mrekullueshme”, - shkruan Meta duke nënkuptuar gjyshen e Kallakut, të cilën aktori e ka bërë gjithashtu një personazh të rrjeteve sociale me postimet e shpeshta.
humor, Vasili fyen Ramën
9 Nëntor 2017, 12:08
