-
Drafti i Ramës për asociacionin, Peter Stano: Secili kontribut konstruktiv është i mirëseardhur! BE mund të marrë masa për Kurtin e Vuçiçin, anulon konferencën e donatorëve
Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se drafti ishte në tryezën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Qeveria e Kosovës nuk është deklaruar ende lidhur me draftin e propozuar nga Shqipëria. Sipas burimeve diplomatike bisedat e emisarit evropian dhe atij amerikan, të zhvilluara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, janë cilësuar “të vështira”.
9 Qershor 2023, 16:19 -
-
Draft-statuti i Ramës, Abazi: Reagimet e ‘VV’, papjekuri politike! Sadiku: Ndërhyrja e Shqipërisë, domosdoshmëri! Arifi: Kurti të respektojë ndërkombëtarët ose të japë dorëheqjen
Draft-statuti i përgatitur nga Shqipëria është komentuar gjatë këto 2 ditë. Disa janë pro ndërhyrjes të Edi Ramës ndërsa të tjerë e kritikojnë për mungesën e konsultimit me qeverinë Kurti.
9 Qershor 2023, 15:50 -
Alibeaj i përgjigjet Berishës: Ndaj tij ka vetëm një zgjidhje, të largohet i braktisur duke marrë me vete edhe atë fije dinjiteti nëse i ka mbetur
Enkelejd Alibeaj i është përgjigjuur Sali Berishës, i cili refuzoi diskutime me të dhe Lulzim Bashën. Në një postim në Facebook thotë se Berisha, i rrënuar moralisht është i paepur që të mbajë peng një pjesë të demokratëve.
9 Qershor 2023, 14:28 -
-
The Economist artikull për Bunk’Art: Një muze që përkujton një të kaluar të dhimbshme
Synimi i Bunk'Art është të bindë më shumë shqiptarë që të kujtojnë të kaluarën në mënyrë që të mos e përsërisin atë. Sipas krijuesit të muzeut, Carlo Bollino, mungesa e njohurive ka "parandaluar shërimin e plagës së komunizmit". Kjo, mendon ai, është arsyeja pse “edhe sot është e vështirë të flasësh me qetësi për atë që ndodhi në periudhën komuniste”.
9 Qershor 2023, 11:53 -
-
BE-ja vlerëson draftin e propozuar nga Rama për Asociacionin: Tekst i shkruar me shumë seriozitet, ka një cilësi shumë të lartë
Disa burime diplomatike në Bashkimin Evropian, që thonë se kanë pasur mundësi të shohin tekstin e draftit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të dorëzuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se, “teksti është i shkruar me shumë seriozitet, dhe për nga mënyra e të shkruarit ka një cilësi shumë të lartë”
9 Qershor 2023, 11:29 -
Sa draft-statute janë hartuar për Asociacionin e komunave serbe në veri të Kosovës?
Për jetësimin e Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, që Prishtina dhe Beogradi arritën dhjetë vjet më parë, aktualisht ekzistojnë katër draft-statute dhe draft-vizione
9 Qershor 2023, 09:46 -
Drafti i Ramës për Asociacionin në Kosovë, deputeti i PDK: Të prezantohej në mbledhjen e përbashkët të qeverive! Mos ta përdorin për patriotizma me shqiponjë
Deputeti i PDK, Hisen Berisha në një lidhje ‘skype’ për studion e Report TV me gazetarin Arbër Hitaj tha se një draft i tillë, duhet të ishte hartuar në bashkëpunim me Kurtin dhe të prezantohej në mbledhjet e përbashkëta të qeverive, të cilat sipas tij po bëhen më së shumti për populizëm nga ana e krerëve të shtetit.
8 Qershor 2023, 21:20 -
-
Mero Baze: Ata që 'vigjilojnë' ndaj Edi Ramës, për Kosovën
Disa deputetë të Vetëvendosjes që kanë reaguar, aq sa dinë ata të reagojnë ata, kundër dorëzimit nga ana e kryeministrit Edi Rama, të një drafti për Asosacionin, i kuptoj. Roli i vetëm që ata kanë në politikën e Vetëvendosjes është të bëjnë zagarin sulmues të Albin Kurtit, kur ai nuk flet dot.
8 Qershor 2023, 19:45 -
Opozita kundër draftit për Asociacionin! Berisha: Rama ‘vasal’ i Vuçiçit! Meta: Veprimet e njëanshme acarojnë më shumë! Vasili: Ta urrejmë këtë besprerë
Opozita ka reaguar ashpër për propozimin e Edi Ramës për situatën në veri të Kosovës. Jashtë Parlamentit, Sali Berisha e quajti Ramën “argat dhe vasal” të Presidentit serb Vuçiç dhe tha se teksti i draft-propozimit të Shqipërisë është shkruar në Beograd dhe rishkruar në Tiranë.
8 Qershor 2023, 19:42 -
Kompania 'Ryanair' do të operojë në aeroportin ‘Nënë Tereza’, Rama: Vulë që i vihet një vendi i cili kthehet në destinacion global
Ditën e sotme u inaugurua kati i dytë i aeroportit të Rinasit ku do të operojë kompania ajrore e njohur 'Ryanair'. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili tha se deri para pak vitesh dukej e pamundur që në Shqipëri të operonte një kompani e tillë e njohur botërisht. Ndërsa tha se shkak për këtë është fakti se Shqipëria tashmë ka një vulë të rëndësishme drejt arritjes së këtij qëllimi.
8 Qershor 2023, 19:06 -
-
-
Tensionet në Veri, gazetari Buzhala: Kurti, politikan më i rrezikshëm që ka udhëhequr ndonjëherë Kosovën! Propozimi i Ramës, gjëja e duhur
Gazetari Berat Buzhala e ka cilësuar Albin Kurtin si politikanin më të rrezikshëm që drejton qeverinë e Kosovës duke argumentuar se politikat e tij po rrezikojnë pavarësinë e Kosovës.
8 Qershor 2023, 16:44 -
-
Kurti për Asociacionin: Nuk mund të ketë tekste alternative! Nëse ka dakordësi, mund të thelloj vizionin e draftit që prezantova në 2 maj
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se mund ta thellojë draft-vizionin e paraqitur nga ai për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por së pari, sipas tij, duhet të ketë pajtueshmëri mes palëve.
8 Qershor 2023, 16:27 -
Draft-statuti i Ramës për Asociacionin e komunave serbe, reagime të shumta në Kosovë
Ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama se ia ka dorëzuar një draft statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, presidentit francez Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
8 Qershor 2023, 16:23 -
Shqipëria draft për Asociacionin e komunave serbe në veri, Hoxhaj: Rama po përpiqet të na ndihmojë, Kosova ta mbështesë këtë iniciativë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komentuar draft-statutin për Asociacionin, të hartuar nga Shqipëria, të cilin kryeministri Edi Rama ia ka dorëzuar Gjermanisë dhe Francës.
8 Qershor 2023, 14:46
