-
Mero Baze: Çfarë do të ndodhte sot në PD sikur të mos ishte Berisha?
Partia Demokratike ka marrë më 25 prill ndoshta rezultatin më të mirë historik të saj qysh pas 2013. Ajo ju afrua fitores si asnjëherë tjetër dhe po të mos ishte Ilir Meta me skandalet e tij në fushatë dhe Sali Berisha, që ngjallte një lloj hezitimi tek shtresa gri e shoqërisë, ndoshta mund të ishin fituesit e zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
2 Nëntor 2022, 19:41 -
Protesta e pedagogëve, Kovaçi: Do të hyjmë në grevë urie nëse presidenti na jep garanci për jetën
Pedagogët do të hyjnë në grevë urie nëse presidenti dhe faktorët ndërkombëtar i japin garanci për jetën e tyre dhe familjarëve. Këtë bëri me dije kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaci u shpreh se nëse e marrin garancinë, 30 pedagogë do hyjnë në grevë pasi qeveria n ki plotëson kërkesën për rritjen e pagave.
2 Nëntor 2022, 16:11 -
Blushi denoncon: Një 64 vjeçar në Vlorë u arrestua për një llamarinë pa leje, falen oligarkët që ndërtojnë kulla në Tiranë
Sekretari i Përgjithshëm i partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar një vendim të gjykatës së Vlorës ku një 64 vjeçar është arrestuar dhe është vënë nën hetim për vendosjen e një çatie prej llamarine në objektin që kishte në pronësi.
2 Nëntor 2022, 12:51 -
-
Përurohet shkolla me emrin e heroit 'Klodian Tanushi’ në Qesarakë! Rama: Sakrifikoi jetën për atdheun, shembull frymëzimi për të rinjtë
Një prej shkollave të reja që është hapur këtë vit në Tiranë, i është vendosur emri i ‘Klodian Tanushi’, në nder të ‘Dëshmorit të Atdheut’, majorit që humbi jetën në krye të detyrës në Letoni. Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në përurimin e shkollës në Qesarakë, me kushte dhe hapësira moderne.
2 Nëntor 2022, 11:29 -
-
-
Rama niset sot drejt Gjermanisë, do nënshkruhen tre marrëveshje në Berlin për Ballkanin Perëndimor! Fokus edhe kriza energjetike
Kryeministri Edi Rama do të niset ditën e sotme drejt Gjermanisë, pasi ditën e enjte, 3 Nëntor 2022, me ftesë të Kancelarit Gjerman Olaf Shcolz, do të mbahet në Kancelarinë Federale një takim në kuadër të procesit të Berlinit, për Ballkanin Perëndimor.
2 Nëntor 2022, 09:26 -
Shumë shpejt pritet që të hapë dyert, Rama publikon pamjet nga ambientet e rindërtuara të spitalit Infektiv
Shumë shpejt pritet që të hapë dyert spitali Infektiv pranë QSUT, ambientet e të cilit u rikonstruktuarn në hapësirën e brendshme dhe të jashtme. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ambientet e rehabilitimit dhe zgjerimit të Spitalit Infektiv
2 Nëntor 2022, 08:40 -
Minxhozi: Gabimi fatal i Berishës me '25 karrigethyerit' e Parlamentit
Bisedimet mes palëve në Partinë Demokratike kishin dështuar ende pa nisur. Janë sharë e fyer kaq shumë mes tyre vitin e fundit, sa çdo shtrëngim dore e ulje në tryezë ngjante më shumë si hipokrizi sesa si vullnet për bashkim.
1 Nëntor 2022, 21:02 -
Rama pas takimit me fermerët në Dvoran: Ata që hedhin prodhimet e tyre janë një pakicë e vogël që s’kontribuojnë në rritjen e eksporteve
Pas takimit me fermerët në Dvoran të Korçës, kryeministri Edi Rama ka akuzuar mediat se po tregojnë gjysmë të vërtetën. Për fermerët që hedhin prodhimet e tyre, Rama thotë se janë një pakicë e vogël e atyre që kontribuojnë në rritjen e eskporteve tona.
1 Nëntor 2022, 20:21 -
Pasi njoftoi dështimin e negociatave për bashkimin e PD, Berisha mbledh krerët e degëve të Tiranës dhe sulmon Ramën: Jemi në fillim të betejës! S'është e thjeshtë por do fitojmë
Sapo njoftoi dështimin e negociatave për bashkimin e PD dhe nuk kurseu gjuhën kërcënuese ndaj grupit të Alibeajt, Sali Berisha mblodhi krerët e degëve të Tiranës dhe nuk hezitoi të sulmonte Edi Ramën.
1 Nëntor 2022, 20:00 -
Rama niset nesër drejt Gjermanisë, të enjten takim në kuadër të Procesit të Berlinit! Fokusi do jetë kriza energjetike dhe lëvizja e lirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor
Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama niset drejt Gjermanisë, pasi ditën e enjte, më datë 3 Nëntor 2022, me ftesë të Kancelarit Gjerman Olaf Shcolz, do të mbahet në Kancelarinë Federale një takim në kuadër të procesit të Berlinit, për Ballkanin Perëndimor.
1 Nëntor 2022, 18:48 -
Rama nga Korça: Berisha 'non grata' s'ka si të mos ketë lidhje me financimin rus të PD! Shpif dhe nxit njerëzit që të shkatërrojnë çdo gjë
Nga Korça, kryeministri Edi Rama nuk ka hezituar të përmendë financimet ruse në PD dhe lidhjet me Sali Berishën. Ndonëse ky i fundit është përpjekur që të thojë se nuk ka gisht dhe pretendon se i përfshirë është vetëm Lulzim Basha, Rama thotë se ish kryeministri i shpallur ‘non grata’ nuk ka si të mos ketë lidhje.
1 Nëntor 2022, 18:35 -
'Ja ku jemi prapë!' Sokol Balla rikthehet në ekran, sot në Report Tv me një 'hard talk' me Edi Ramën
Pas largimit të papritur nga Top Channel, gazetari i mirënjohur Sokol Balla rikthehet në ekran, këtë herë në Report TV, në kanalin informativ më të suksesshëm sot në Shqipëri që sapo ka hapur selinë e re me studio të mëdha dhe moderne, hapësira inovative për stafin.
1 Nëntor 2022, 18:03 -
Rama nga Korça: Të rinjtë e vetëpunësuar në tregun online nuk e thonë sa fitojnë! Kanë frikë nga 'Tatimet'! Po bëjmë gati ligjin për nomadët digjitalë (VIDEO)
Në takim me të rinjtë e Korçës që janë të vetëpunësuar në tregun online, kreu i qeverisë Edi Rama është shprehur se ndodh shpesh herë që të mos deklarohen shumat e fituara për shkak të frikës nga Drejtoria e Tatimeve. Për këtë arsye, kryeministri u shpreh se qeveria po punon për përpilimin e një projektligji që do të rregullonte pjesën legjislative për ata të cilët i quajti “nomadë digjitalë”.
1 Nëntor 2022, 17:08 -
-
Shansi i fundit…
Ai ka plot 32 vite që tallet me shqiptarët, vjedh me banda votat, fiton pushtetin me rrena dhe mashtrime, shkatërron shtetin për pushtetin, shpërthen depot e armatimeve, thyen ligjet dhe rregullat shqiptare, përzë dhe futet nga dritarja kur ikën nga dera e politikës
1 Nëntor 2022, 13:26 -
Rama me fermerët në Dvoran: Ata që lenë tokën djerrë do kenë super taksim
Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë, do të ketë 'ndëshkim' për të gjithë fermerët që lenë tokën djerrë. Nga një takim me fermerët në Dvoran të Korçës, kryeministri Edi Rama tha se ata që do ta lënë tokën djerrë do të kenë super taksim, çka do të thotë do t’iu vendoset një taksë shumë e lartë nëse nuk e punojnë tokën vetë, ose t’a japin me qira. Rama tha se kjo nismë synon që të shfrytëzohet çdo centimetër tokë që lihet e papunuar.
1 Nëntor 2022, 11:45 -
-
Protesta/ Kovaçi: 10 pedagogë, në grevë urie! Rama: 'SHIK-si' i 'non gratës' i vë ultimatum qeverisë! 'Rublaxhinj' që vetëm Shqipërisë s'i shërbejnë
Nesër në orën 16:00 skadon afati që pedagogët i kanë lënë qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre, në të kundërt do futen në grevë urie. 10 pedagogë janë përzgjedhur për t’u ngujuar në ambientet e universitetit Politeknik, vendim që kryeministri Edi Rama, e quan një urdhër të Sali Berishës.
1 Nëntor 2022, 10:27




