-
Sot 8 Dhjetori, 31 vjet nga Lëvizja Studentore, që solli demokracinë! Urojnë Rama, Meta dhe Basha! SHBA: Krah jush
Sot shënohen 31 vjet nga ngjarjet e dhjetorit 1990, që shënjuan për herë të parë tronditjen e regjimit komunist. Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore ‘90. Të organizuar ata marshuan nga 'Qyteti Studenti' drejt qendrës së Tiranës.
8 Dhjetor 2021, 07:58 -
VIDEOLAJM/ Sali Berisha 'ndjek' live momentet kur Rama nderohet me çmim nga Clinton në SHBA dhe duartroket
Botuesi i Gazetës TemA, Mero Baze ka publikuar një video montazh teksa shfaqet Sali Berisha "duke ndjekur" kryeministrin Edi Rama teksa u vlerësua me çmim nga ish-Sekretarja e Shtetit në SHBA, Hillary Clinton për strehimin e afganëve.
7 Dhjetor 2021, 20:31 -
Basha: I përgatitur për çdo skenar që mund të ndodhë në 11 dhjetor! Vizita e të dërguarit të SHBA në Tiranë, sinjal i qartë që shpallja 'Non Grata' e Berishës s'është qëndrim personal
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se është i përgatitur, bashkë me partinë e tij për gjithçka që mund të ‘prodhojë’ ajo çka ai e cilëson Foltorja e 11 dhjetorit.
7 Dhjetor 2021, 16:42 -
Dekomunistizimi, Braho në Report Tv: Berisha në një karrige me Enverin! Rama, antienverist i tërbuar! Meta mund të vrasë veten
Ish-kryetari i komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare referuar kërkesës për dekomunistizim, nuk është kundër por e vlerëson si marrje me imazhe të leckosura për konsum politik. Në një intervistë për Report Tv Spartak Braho kalon në skaner drejtuesit kryesorë të politikës, duke thënë se e djathta ka më shumë enveristë se e majta.
7 Dhjetor 2021, 16:00 -
Edi Rama: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut
Ne jemi një vend i vogël, nuk mund të ndryshojmë fatet e asnjë lufte dhe shkojmë në luftë kur e vendosin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ama nëse nuk gjendemi as kur bëhet fjalë për të shpëtuar njerëz pa bërë sidoqoftë akte heroike si ato që gratë e burrat e vjetër përpara nesh bënë gjatë Luftës së Dytë Botërore pse duhet të jemi anëtarë të NATO-s dhe ç’vlerë kemi fundja në këtë botë?!
7 Dhjetor 2021, 15:27 -
-
Hillary Clinton i jep çmim Kryeministrit Rama: E admiroj punën e tij, hapi dyert e Shqipërisë për ata në rrezik! Falë tij 1000 afganë, shumica gra, shpëtuan
Për rolin e Shqipërisë për shpëtimin e refugjatëve afganë, duke ofruar për ta strehim, arsimim, shërbime mjekësore, e mbështetje psikosociale, Kryeministri Rama është nderuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me çmimin e solidaritetit nga Organizata “Vital Voices Global Partnership”, e drejtuar ish-Sekretarja e Shtetit në SHBA, Hillary Clinton.
7 Dhjetor 2021, 13:55 -
Bashkimi i KESH me OSHEE sërish në tryezë pas krizës, po vlerësohen mundësitë
Kriza energjetike vuri në pikëpyetje këto muaj mënyrën sesi menaxhohen burimet hidrike dhe ruajtjen e interesit publik dhe ekonomik në zinxhirin e kompanive, që janë pjesë e sektorit, çka ka sjellë në vëmendje mundësinë e ristrukturimit.
6 Dhjetor 2021, 23:51 -
Sot feston 70-vjetorin, socialistët urojnë Gramoz Ruçin në këtë ditë të shënuar
Sot është një ditë e shënuar për ish-kryeparlamentarin Gramoz Ruçi pasi feston 70-vjetorin e lindjes. Padyshim që në këtë ditë nuk mund të mungonin as urimet nga miqtë e tij socialistë pak muaj pasi u shkëput nga politika.
6 Dhjetor 2021, 15:53 -
Formula 1 në Shqipëri? Kreu i Federatës Ndërkombëtare të Automobilave për ndërtimin e Automotoparku në Elbasan: E mbështesim, iniciativë në përputhje me përparësitë tona
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video të Jean Todt, i cili shprehet se ndërtimi i këtij Automotoparku është në përputhje me përparësitë e FIA, teksa shton se do të jetë një qendër kushtuar sporteve automobilistike por edhe edukimit dhe formimit.
6 Dhjetor 2021, 11:26 -
Qazim Mulleti i gënjeshtër dhe Qazim Mulleti i vërtetë
Gjatë punës për përgatitjen e librit “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017”, emri i Qazim Mulletit më doli dy herë. Herën e parë i përfshirë në atentatin ndaj mbretit Zog më 21 shkurt 1933 në Vjenë në të cilin mbeti i vrarë adjutanti Llesh Topollaj dhe u plagos ministri i Oborrit Mbretëror Eqrem Libohova.
6 Dhjetor 2021, 10:45 -
Foltorja, një terapi kolektive që Doktori u ofron demokratëve
Karburanti i “Foltores” Berisha është dëshpërimi politik i popullit opozitar pas humbjes së 25 prillit. Shumë më tepër se një forum analize apo debati ajo është një hapësirë ku anëtarët e PD-së mund të shfryjnë frustrimin e tyre, sidomos përballë një kryetari shurdhmemec si Basha.
6 Dhjetor 2021, 10:04 -
Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi mes Universitetit të Miçiganit dhe 'Bujqësorit' në Kamëz, Rama: Miqësi që lindi nga strehimi i pedagogëve afganë
Një memorandum mirëkuptimi, që i hap rrugën bashkëpunimit, është nënshkruar sot mes Universitetit Shtetëror të Miçiganit dhe atij Bujqësor në Kamëz. Sipas Ramës, memorandumi me Universitetin e Miçiganit u ndihmua edhe nga strehimi në Shqipëri i profesorëve të këtij universiteti në Afganistan.
5 Dhjetor 2021, 21:11 -
-
-
Rama në SHBA, takim me përfaqësues të industrisë automotive: Vitin tjetër do vijnë në Shqipëri për të kuptuar Ballkanin e Hapur, janë të interesuar për investime
Kryeministri Edi Rama, vizitën e tij në SHBA, e ka nisur me një takim me përfaqësues të organizatës “Automation Alley", një shoqatë biznesi jofitimprurëse e prodhimit dhe teknologjisë në Michigan, ku ka bërë me dije se vitin e ardhshëm do të jenë në Shqipëri, me mundësinë për të investuar.
4 Dhjetor 2021, 18:28 -
Çmontimi i Rafinerisë, Alibeaj pyet Ramën: Për llogari të cilit oligark po e çon për skrap uzinën e Ballshit? Ndalni presionin ndaj punëtorëve
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, përmes një statusi në rrjete sociale ka pyetur kryeministrin Edi Rama se për llogari të cilit oligark e çoi për skrap uzinën e Ballshit ndërsa pyet gjithashtu kryeministrin se për llogari të kujt po çohen në ndjekje penale disa protestues. Alibeaj thekson se qeveritarët duhet të japin përgjigje çfarë pazari po bëhet me pasurinë kombëtare.
4 Dhjetor 2021, 18:23 -
Basha publikon shifrat: Rama shpenzon 700 mijë dollarë në vit për fluturime me avion privat! 52 mln euro për luks qeveritar! Duhet vettingu në politikë
Basha shprehet se për këtë shpërdorim të taksave është i domosdoshëm vettingu në politikë. Sakaq, kreu i PD thekson se duhet të kemi politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët.
4 Dhjetor 2021, 15:20 -
‘Të ishim vaksinuar do ishim në shtëpi, me fëmijët’, mesazhet e pacientëve të shtruar me COVID në spital! Rama: Kur gabon dhe refuzon vaksinën
Kryeministri Edi Rama u ka bërë apel qytetarëve që ta vaksinohen sa më parë, në mënyrë që të mbrojnë veten e tyre nga COVID. Teksa ka shpërndarë një video të pacientëve të shtruar në spital me COVID, Rama shkruan se ato kanë përfunduar në spital, pasi janë përballur me vendimin e gabuar për të refuzuar vaksinën: Kur përballesh me vendimin e gabuar për të refuzuar vaksinën
4 Dhjetor 2021, 14:11 -
Banka Europiane e Investimeve në Shqipëri, financime për rimëkëmbjen ekonomike
Banka Europiane e Investimeve, krahu financues i BE po ndihmon me huadhënie favorizuese dhe afatgjata Shqipërinë në disa sektorë me rëndësi, që përmirëspjnë jetën e qytetarëve. Zv/Presidentja e kësaj banke Lilyana Pavlova, dha detaje mbi marrëveshjen e nënshkruar me Bashkinë e Tiranës për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit, dhe e konsideroi këtë operacionin më të madh të BEI në Shqipëri
4 Dhjetor 2021, 10:50 -
Berisha: Pengkryetari anëtar i organizatës kriminale nga belgët për 'Toyota Yaris'! ‘11 dhjetori’ zhvillohet në ‘Air Albania’...(stadiumin që e cilësonte si folenë e klanit mafioz të Ramës)
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga 'Foltorja' e Devollit se Lulzim Basha sipas dosjeve të autoriteteve belge është anëtar i organizatës kriminale, ndërsa i kërkoi atij të japë llogari për Toyota Yaris. Berisha për Kuvendin e 11 dhjetorit tha mund të mblidhen në stadiumin 'Air Albania' por kjo varet nga kushtet atmosferike. Para dy vitesh vetë Berisha e cilësonte "Air Albania" si “folenë e klanit mafioz të Ramës”. Ndër të tjera Berisha deklaroi se pas Kuvendit do të caktojnë datën e protestës së madhe kombëtare kundër Edi Ramës.
3 Dhjetor 2021, 17:40


