-
‘Defender 21’, nis nga Durrësi stërvitja më e madhe ushtarake! Gjenerali Wolters dhe Kim: SHBA, krah Shqipërisë gjithmonë! Rama: Të ngjisim marrëdhëniet në pikën më të lartë
Ka nisur zyrtarisht ditën e sotme nga Porti i Durrësit stërvitja ‘Defender Europe 21’ më e madhja ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe. Ambasadorja Kim theksoi edhe njëherë se SHBA qëndron krah Shqipërisë, ndërsa për Ramën kjo stërvitje dëshmon se marrëdhëniet tona janë në pikën më të lartë. Meta tha se Shqipëria do justifikojë besimin e dhënë nga NATO.
4 Maj 2021, 09:22 -
-
Boiken Abazi: PS deformoi votën e qytetarëve, dyshime se në shumicën e rasteve u ndihmuan nga komisionerët e PD! Vetëvendosje do bëhet subjekt politik në Shqipëri
Bojien Abazi, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, i cili garoi si i kandidat i pavarur në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit, ka akuzuar Partinë Socialiste se ka deformuar votën e qytetarëve.
3 Maj 2021, 22:26 -
Austria, Sllovenia dhe Kroacia do japin garanci për lirimin e Thaçit, Veselit e Selimit
Kroacia, Sllovenia dhe Austria mësohet se kanë dalë garantë për lirimin e tyre me kusht dhe pritet t’i çojnë së shpejti një kërkesë zyrtare Gjykatës së Hagës. Lajmi u bë i ditur nga ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Koshares, Hisen Berisha, i cili tha se tre vendet anëtare të Bashkimit Europian e morën këtë vendim pasi Gjykata Speciale u komunikoi avokatëve të Thaçit, Veselit dhe Rexhepit se për lirimin e tyre duhet të dilte garant një shtet i tretë.
3 Maj 2021, 20:13 -
Rama publikon videon nga punimet e urës së Madhe të Kukësit: Do jetë 310 metra e gjatë dhe me hark mbresëlënës prej çeliku special
Kryeministri Edi Rama ka publikuar punimet në Urën e Madhe të Kukësit, që është pjesë e Rrugës së Kombit. Rama shkruan se puna atje vijon pa ndërprerje në mënyrë që kësaj rrugë t’i shtohet ura moderne mbi lumin Drin.
3 Maj 2021, 19:29 -
Basha takim me krerët e degëve, jep porositë: Evidentoni çdo parregullsi në zgjedhje, do analizojmë nëse kandidatët bënë fushatë për vete apo edhe për PD
Ka zgjatur rreth një orë takimi në selinë blu mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe krerëve të degëve të PD-së. Burime bëjnë me dije se në takim u diskutua rreth problematikave të hasura në zgjedhjet e 25 prillit, ku Basha ka porositur krerët e degëve që të evidentojnë çdo parregullsi që ka patur gjatë procesit si dhe të mbajnë të karikuara strukturat.
3 Maj 2021, 19:06 -
'Non-Paper'-i slloven për ndryshimin e kufijve në Ballkan, Daçiç: Është më i mirë se plani i Ahtisaarit, siguron autonomi për serbët në veri
Kryeparlamentari serb, Ivica Daçiç, ka reaguar në lidhje me dokumentin “non-papers” të publikuar nga gazeta austriake “Der Standard” ku fliste për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Në një televizion serb, Daçiç është shprehur se dokumenti “non-papers” ka qenë më i mirë se plani i Ahtisaarit, pasi sipas tij, siguron autonomi për serbët në veri të Kosovës.
3 Maj 2021, 18:50 -
Dy rrjeshta sipër 1001-shit
Ka më shumë se 1001 arsye dhe faktorë që sollën fitoren e mandatit të tretë qeverisës nga Edi Rama dhe Partisa Socialiste. Unë do të flas për ato pak sipër 1001-shit. Edi Rama zgjodhi një kauzë që historia e kërkonte, e mbajti kauzën lart mbi inetersat për pushtet, nuk u tërhoq përpara imperativit historik, nuk bëri pazare për të lehtësuar barrën e rëndë të kauzës dhe nisi rrugëtimin e vështirë të fushatës. Edi Rama nuk u trëmb nga humbja edhe pse ajo ishte në pragun e derës si edhe fitorja, por Edi Rama luftoi ballas për fitoren e kauzës.
3 Maj 2021, 18:38 -
-
Denoncon PD: Balluku ka mbledhur të dhënat e banorëve të zonës për të kryer legalizimin para zgjedhjeve, SPAK dhe prokuroria hesht
Partia Demokratike thotë së SPAK dhe prokuroria ka heshtur pas kallëzimit që ato kanë bërë në SPAK ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Ballukut dhe stafit të saj për krime elektiorale, shpërdorim detyre dhe grup të strukturuar kriminal
3 Maj 2021, 15:28 -
10 arsye të forta përse Lulzim Basha duhet të largohet nga drejtimi i PD
Partia Demokratike ndodhet në udhëkryqin më delikat në historinë e saj që nga themelimi më 12 dhjetor 1990. Me një humnerë bilancesh në 8 vjet në opozitë dhe me mungesë busulle për të ardhmen, ajo tashmë ka vetëm dy rrugë: ose të ndryshojë, të reformohet dhe të sjellë vërtetë shpresë edhe për ata që nuk janë anëtarë të saj, ose të tretet nën diktatin e politikanit që e drejton, por që po i sjell kësaj force pasoja të parikuperueshme.
3 Maj 2021, 14:25 -
-
Rama dhe Soreca ndjekin nga afër punimet në shkollën e re në Kamëz: Së shpejti nisim punën në mozaikun e Muzeut Kombëtar (VIDEO)
Kryeministri i Edi Rama bashkë me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca kanë ndjekur nga afër punimet në shkollën e re në Kamëz, që po financohet 100% nga BE.
3 Maj 2021, 12:48 -
'Non-Paper'-i slloven për ndryshimin e kufijve në Ballkan, Rama-medias austriake: Turp! Kurrë s'e kam thënë apo mbështetur një gjë të tillë! Fake News
Kryeministri Edi Rama ka mohuar kategorikisht lajmin se është në dijeni apo të ketë mbështetur një plan për ndryshim kufijsh në Ballkan. Kjo përgjigje vjen pas një shkrimi nga gazeta austriake “Der Standard” e cila pretendon se citon kryeministrin shqiptar Edi Rama të ketë deklaruar se e ka parë atë dokument dhe hartën me ndryshimet e propozuara të kufijve.
3 Maj 2021, 12:09 -
-
-
PS mbledh 50 firma për të shkarkuar Presidentin: Nxiti ndasi sociale dhe krijoi destabilitet! Meta: Shashkë, merruni me krimet zgjedhore (DOKUMENTI i plotë)
Ilir Meta mund të bëhet i pari kryetar shteti në historinë e Shqipërisë i shkarkuar nga ligjvënësit për shkelje të rënda të Kushtetutës së vendit. Mazhoranca socialiste, e vendosur që këtë nismë të dytë ta çojë deri në fund, nuk ka humbur kohë por ka mbledhur nga radhët e saj 50 firma nga 35 që duhen gjithsej për të materializuar sa më shpejt nisjen e procesit.
3 Maj 2021, 10:07 -
Rama publikon videon: Ja e ardhmja e afërt digjitale e transportit rrugor ndërqytetës përmes e-Transport
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme një prjekt që përfshin dixhitalizimin e transportit rrugor përmes e-Transport. Ndodh për herë të parë në Shqipëri, ka theksuar Rama, teksa thekson se bileta elektronike do sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit në Shqipëri!
3 Maj 2021, 08:23 -
Inter kampion, Rama uron rivalët: Ky s'ishte viti i Juves, po i PS, kështu që secili gëzimin e vet dhe jemi në rregull
Kryeministri Edi Rama ndonëse nuk është me skuadrën e Interin, nuk e ka kursyer një urim për të gjithë ata tifozë të cilët i janë gëzuar fitores së titullit kampion, pas 11 vitesh, por nuk ka harruar që të bëjë një paralelizëm edhe me politikën.
3 Maj 2021, 07:27 -
Shqipëria arrin 500 mijë vaksinime antiCOVID, 29 ditë para afatit! Rama: U kry, vazhdojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milion
Shqipëria arrin objektivin e 500.000 vaksinimeve anti COVID, 29 ditë para afatit. Objektivi i vendosur nga qeveria dhe ministria e Shëndetësisë ka qenë që kjo shifër të arrihet në fund të muajit maj, por falë ritmit të shpejtë të vaksinimit masiv, është realizuar para kohe
2 Maj 2021, 20:40 -


