-
Anëtari i Kolegjit të Apelimit merret i pandehur nga SPAK për falsifikim dokumentesh, avokati: Apeli e rrëzoi
Luan Daci në cilësinë e të pandehurit është paraqitur këtë të enjte në SPAK ku është njohur me akuzën e ngritur ndaj tij, falsifikim dokumentesh në momentin e aplikimit si anëtar i KPA ku pretendohet se fsheh shkarkimin si gjyqtar në 1997. Ndërsa avokati i gjytarit, Jordan Daci, u shpreh se klientin e tij nuk e pezullon dot nga detyra as KPA dhe asnjë institucion për sa kohë ka një vendim nga Gjykata Apelit se nuk ka vepër penale.
23 Korrik 2020, 11:13 -
Ish-drejtuesja e Krimeve të Rënda në vetting: U hetova mbesën dhe vëllezërit, Ina Rama dhe Natasha Mulaj të përjashtohen nga trupa
Ish-drejtuesja e krimeve të rënda Donika Prela është përplasur në sallën e Kolegjit të apelimit me gjyqtaret Ina Rama dhe Natasha Mulaj. Në seancën ku komisioneri publik kërkon shkarkimin e Prelës, ajo kërkoi dorëheqjen e Ina Ramës me argumentin se i ka hetuar mbesën dhe të Natasha Mulajt pasi i ka vënë në hetim vëllezërit. KPA nuk dha një vendim për këtë kërkesë ndërsa Prela kërkoi ri çelje të procesit për të.
17 Korrik 2020, 10:50 -
KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit nga detyra të kreut të Gjykatës së Apelit Tiranë, Hysni Demiraj
Gjyqtari nuk arriti të bindte trupën gjykuese të komisionerëve për pasuritë e tij, për vendimet që ka dhënë gjatë punës si gjyqtar, pavarësisht se ai i kundërshtoi të gjitha gjetjet që kishte përgatitur Trupa Gjykuese e Komisionereve.
13 Korrik 2020, 18:56 -
KPA lë në fuqi shkarkimin e Artan Bajramit, prokurorin e dosjes së Dritan Dajtit
KPA shpalli më 14 shikurt të vitit të kaluar shkarkimin nga detyra të drejtuesit të Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda, prokurorit Artan Bajrami, pasi ai u rivlerësua në të tri kriteret, ku për dy prej tyre, atë pastërtisë së figurës dhe profesionalizimin mori nota pozitive, por u gjetën probleme në deklarimin e pasurisë.
3 Korrik 2020, 18:28 -
KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së, shkarkoi nga detyra gjykatësin e Kurbinit, Alfred Gjoni
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Luan Daci, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen që lidhet me ankimin e gjykatësit Alfred Gjoni.
26 Qershor 2020, 23:14 -
Të larguarit nga vettingu kërkesë Avokatit të Popullit: Shkarko Luan Dacin, verifiko disa anëtarë të tjerë
Të shkarkuarit nga procesi i vettingut kanë krijuar 'Shoqatën për Drejtësi', ku i kanë dërguar një kërkesë Avokatit të Popullit, Erinda Ballanca, të shkarkojë Luan Dacin, i cili ka marrë vendimin për të larguar nga drejtësia disa prej tyre si dhe të bëjë verifikimin për një sërë drejtuesish të tjerë të vettingut.
9 Qershor 2020, 11:03 -
Hakmarrja/ Anëtarja e Vetingut Alma Faskaj kallëzohet në SPAK për falsifikim dokumentesh
Alma Faskaj denoncohet se ka fshehur shkarkimin për paaftësi në vitin 1999, kallëzimi është bërë nga gjyqtarja e Shkodrës Hajrie Muçmata, e shkarkuar nga detyra për probleme me pasurinë. Alma Faskaj mori pjesë në shkarkimin e Hajrie Muçmatës
1 Qershor 2020, 21:49 -
Ekskluzive/ 44 dosjet që kishte në duar Luan Daci para se të merrej i pandehur nga SPAK
Anëtari i pezulluar i Kolegjit të Apelimit Luan Daci kryeson trupin gjykues për shqyrtimin e 8 çështjeve, relator i 9 të tjera dhe anëtar në shqyrtimin e 27 dosjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve që kërkojnë konfirmimin në detyrë në Kolegj
29 Maj 2020, 16:08 -
Plani i Metës dhe pezullimi i Dacit/ Shefja e ONM-së: Reforma në drejtësi s'duhet të minohet, s'ka asnjë arsye për ta vënë në pikëpyetje
Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz Calavera thotë se zbatimi i reformës në drejtësi duhet të vazhdojë me më shumë vendosmëri se kurrë. Sipas saj, reforma në drejtësi nuk duhet të minohet nga sulme, ndërsa sipas saj pezullimi i Luan Dacit shenjë që sistemi po funksionon.
28 Maj 2020, 14:20 -
‘Gënjeu për notën mesatare’, Kushtetuesja shpëton nga shkarkimi gjyqtarin e Kolegjit Ardian Hajdarin
Anëtarët e Kolegjit të Vetingut Luan Daci dhe Ardian Hajdari akuzohen nga Bensik Cani për fshehjen e të shkuarës, Daci është marrë i pandehur nga SPAK, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesat e Canit për t’i shkarkuar
26 Maj 2020, 16:52 -
Futi KPA-në në ngërç, zbardhet dosja e gjyqtarit! Dy momentet kur Luan Daci gënjeu Kuvendin dhe Avokatin e Popullit
Pezullimi i Luan Dacit fut në ngërç funksionimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pasi mbetet me 6 anëtar dhe kjo e bën të pamundur vendimmarrjen. Ligji parashikon zëvendësimin nga dy anëtarë zëvendësues të përzgjedhur më herët nga parlamenti.
25 Maj 2020, 11:35 -
Fshehu se ishte shkarkuar për paaftësi dhe u pezullua/ Avokati i gjyqtarit: S'ka vepër penale! S'kishte detyrim ta deklaronte! Do e ankimojmë
SPAK ka nisur hetimet për anëtarin e Këshillit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, por për 2 avokatët e tij gjyqtari nuk ka bërë vepër penale. Daci kishte fshehur në formular që në 1997 ishte shkarkuar për paaftësi, megjithatë, avokati Jordan Daci shprehet se ligjërisht nuk kishte asnjë detyrim dhe se do të ankimojnë vendimin.
24 Maj 2020, 13:43