-
U shpall fajtor për fshehje pasurie, Ish anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari dënohet me 1 vit burg! Dënimi i konvertohet në 2 vite shërbim prove
Ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Ardjan Hajdari u shpall fajtor për fshehje e pasurisë pasi nuk ka bërë deklarime të sakta në lidhje me disa vite punë si avokat. Gjykata e Posaçme e dënoi me 1 vit burg, por dënimi u pezullua dhe iu konvertua në 2 vite shërbim prove.
24 Janar, 13:18 -
Fitoi gjyqin në Strasburg, qeveria miraton dëmshpërblimin 24, 600 € për ish-prokuroren Antoneta Sevdari! Gjykata tha se Vettingu shkeli procedurat
Vendimi është marrë sot nga qeveria, ku thuhet se në Sevdari do të marrë 19 600 (nëntëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind) euro, në lidhje me dëmin pasuror dhe jopasuror, si dhe në shumën 5 000 (pesë mijë) euro, në lidhje me kostot dhe shpenzimet, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme
26 Korrik 2023, 18:07 -
Kërkoi pezullim të gjykimit për shkak të vendimit të ‘Strasburgut’ për Luan Dacin, GJKKO rrëzon gjyqtarin Fatos Lulo
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Fatos Lulos, gjyqtarit të shkarkuar nga vetingu dhe të proceduar penalisht për fshehje dhe mosdeklarim pasurish, i cili kërkoi pezullim të gjykimit derisa të rishikohej vendimi për përjashtimin nga sistemi i drejtësisë. Fatos Lulo pretendon se procesi ndaj tij nisi pas gjetjeve të vettingut, që ka pasur pjesë të trupit gjykues Luan Daci, i dënuar për falsifikim.
4 Maj 2023, 11:19 -
Vendimi i Strasburgut për ish-prokurorin Besnik Cani ‘fut në lojë’ të shkarkuarit nga Luan Daci: Të rishikohen vendimet i ish-anëtarit të KPA
Pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, që i dha të drejtën prokurorit të shkarkuar Besnik Cani të kalojë sërish në vetting, edhe 19 kolegë të tij, i kërkojnë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të rishikojë vendimin për shkarkimin e tyre, pasi në trupë ka qenë anëtari i dënuar, Luan Daci.
29 Prill 2023, 16:21 -
Kushtetuesja u mbyll derën gjyqtarëve e prokurorëve që u shkarkuan edhe me votën e Luan Dacit: Nuk shqyrtojmë vendimet e KPA-së
Gjykata Kushtetuese refuzon kërkesën e ish gjyqtares së Apelit Korçë Entela Prifti për të rishikuar vendimin e KPA-së që e shkarkoi nga detyra. Pjesë e trupit gjykues ishte edhe Luan Daci, i shkarkuar dhe i dënuar më pas.
3 Prill 2023, 17:30 -
ONM ngre shqetësime ndaj draftit të KLP për rikthimin në detyrë të Besnik Canit pas vendimit të ‘Strasburgut’! Ish prokurori u shkarkua nga KPA
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit përmes një deklarate të publikuar në faqen zyrtare ka kundërshtuar propozimin e bërë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për rikthimin e ish-prokurorit Besnik Cani në detyrë pas vendimi të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Sipas ONM ky vendim do të sillte pasiguri ligjore dhe kërkon që të respektohet pavarësia dhe juridiksioni i institucioneve të vetingut lidhur me këtë çështje.
2 Prill 2023, 10:20 -
Të shkarkuarit e Vettingut në Strasburg: Jemi pa lekë, na ka rënë reputacioni dhe nuk na shohin me sy të mirë në shoqëri! Qeveria: Po punojnë si avokatë
Zbardhen pretendimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga Vetingu që u ankuan në Gjykatën e Strasburgut, ankohen edhe se u ka rënë reputacioni në shoqëri pasi u larguan me shkarkim nga drejtësia
19 Dhjetor 2022, 14:06 -
E vërteta e vendimit të Strasburgut për Sevdarin, konfirmon 'Vetingun' si legjitim, asnjë i shkarkuar nuk kthehet më në detyrë, në 2 raste u shkel privatësia
Gjykata e Strasburgut rrëzoi Altina Xhoxhajn dhe Besa Nikëhasani që u shkarkuan nga detyra për pasurinë. Pranoi pjesërisht pretendimet e ish prokurores Antoneta Sevdari për ndërhyrje të tepruar në jetën private, bashkëshorti nuk kishte dokumente për pagim taksash për të ardhurat që kishte fituar në Greqi dhe Arabinë Saudite
13 Dhjetor 2022, 16:08 -
Anëtarja e Vetingut Firdes Shuli fshehu masat disiplinore, pezullimin, shkarkimin dhe transferimin si gjyqtare! Rrezikon fatin e Luan Dacit
Një tjetër anëtare e organeve të Vetingut, gjatë aplikimit për t'u bërë pjesë e KPK-së, ka fshehur shkarkimin nga detyra si kryegjyqtare, pezullimin dhe traferimin në një gjykatë tjetër. Bëhet fjalë për komisineren Firdes Shuli
8 Dhjetor 2022, 15:52 -
Luan Daci kërkoi zhbërjen e dënimit në 3 shkallët e gjyqësorit, ‘Kushtetuesja’ pranon vetëm rikthimin e çështjes në Gjykatë të Lartë: Të rishqyrtohet rekursi
Ish anëtari i KPA, Luan Daci pas shumë procesesh ka arritur një fitore të pjesshme në Gjykatën Kushtetuese, teksa kjo e fundit ka pranuar pjesërisht kërkesën e tij të radhës. Kushtetuesja ka urdhëruar rishqyrtimin të rekursit të Dacit në Gjykatë të Lartë, ndërkohë që i ka rrëzuar kërkesat për rikthim të ccështjes në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese.
28 Tetor 2022, 16:47 -
Precedenti ‘Cani’/ 37 gjyqtarët e prokurorët që u shkarkuan me votën Luan Dacit, nga Zaganjori, Dedja deri te Rovena Gashi! A apo e godet ‘Strasburgu’ Vetingun?
Përveç prokurorit Besnik Cani që fitoi gjyqin në Gjykatën Evropiane për shkak të Luan Dacit, janë edhe 37 gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë që janë shkarkuar edhe me votën ish anëtarit të KPA që u dënuar pasi ishte zgjedhur në mënyrë të paligjshme
4 Tetor 2022, 20:04 -
'Strasburgu' rrëzoi vetingun? E vërteta mbi vendimin e GJEDNJ për prokurorin Cani
Pas kësaj, ‘Strasburgu’ ka vendosur që t’i japë mundësinë prokurorit të shkarkuar, t’i drejtohet sërish Kolegjit të Apelimit për t’i trajtuar çështjen, duke theksuar se Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ishte caktuar sipas ligjit, pasi gjyqtari Luan Daci nuk duhet të ishte pjesë e trupës gjyqësore sepse nuk plotësonte kriteret
4 Tetor 2022, 13:11 -
E shkarkoi KPA me anëtar Luan Dacin që më vonë u dënua, ‘Strasburgu’ rrëzon vendimin: Të rihapet çështja për prokurorin Besnik Cani
Prokurori Besnik Cani, ish anëtar i KLP, u shkarkua nga detyra marsin e vitit 2020 nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, por mesa duket kjo nuk do të jetë fati i tij përfundimtar. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur sot që për të të rihapen procedurat, duke pranuar ankimin e tij për vendimin e KPA, pasi pjesë e trupës gjykuese ishte Luan Daci, i cili më vonë u dënua se kishte falsifikuar dokumentet për tu bërë pjesë e vettingut
4 Tetor 2022, 10:43 -
U dënua për falsifikim dokumentesh dhe deklarim të rremë, ish gjyqtari i KPA Luan Daci kërkon në 'Kushtetuese' zhbërjen e vendimeve në 3 shkallët e gjyqësorit
Ish anëtari i KPA, Luan Daci kërkon sot në Gjykatën Kushtetuese heqjen e dënimit nga të treja shkallët e gjyqësorit për falsifikim dokumentesh e deklarim të rremë. Daci kërkoi zhbërjen e vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila nuk i pranoi rekursin, zhbërjen e vendimit të Apelit të GJKKO dhe rikthimin e çështjes për gjykim në shkallë të parë pasi sipas tij janë vendime anti kushtetuese.
20 Shtator 2022, 10:01 -
SPAK kërkon 1 vit burg për anëtaren e KPK, Etleda Çiftja! Bëri deklarim të rremë pasurie dhe falsifikoi kontrata
SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg, të konvertuar me shërbim prove 2 vite për anëtaren e KPK-së Etleda Çiftja. Akuzat që rëndojnë mbi Çiftjan janë “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” dokumentesh në formë përdorimi.Vendimi do të shpallet i arsyetuar të premten në orën 12:30.
12 Shtator 2022, 12:18 -
Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO merr të pandehur anëtarin e KPA-së Ardian Hajdarin
Anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) Ardian Hajdari është marrë i pandehur nga GJKKO. Anëtari i shkallës së dytë të vetingut, akuzohet nga SPAK për fshehje të të ardhurave tatimore dhe mos deklarim pasurie në ILKDPI gjatë ushtrimit të detyrës së avokatit
4 Korrik 2022, 09:34 -
Skandali/ Anëtarja e KPK përfundon në GJKKO, ka bërë deklarim të rremë të pasurisë, ndërkohë që verifikon pasuritë e prokurorëve dhe gjyqtarëve
Një situatë e pazakontë është krijuar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, shkallën e parë të Vetingut. SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka çuar në GJKKO anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Etleda Çiftja për falsifikim dokumentesh dhe deklarim të rremë të pasurisë.
30 Qershor 2022, 13:24 -
E pazakontë/ Anëtarja e Vetingut prej 2 javësh e pandehur nga SPAK vijon gjykimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, kërkohet pezullim dhe procedim disiplinor
Situatë e paprecedentë në KPK me komisioneren Etleda Çiftja, SPAK e ka marrë të pandehur për dy akuza, por komisionerja vijon të marrë pjesë në procesin e verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ja si u veprua me Luan Dacin dhe Ardian Hajdarin
15 Qershor 2022, 17:15 -
Kërkoi rikthimin në KPA, Gjykata Kushtetuese nuk pranon ankimin e Luan Dacit: Vendimi i KPA nuk shqyrtohet nga ne
Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar të marrë në shqyrtim ankimin e ish gjyqtarit të vettingut Luan Daci. Daci u shkarkua në dhjetor 2021 nga kolegët e tij pasi më herët u dënua nga drejtësia shqiptare me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh e deklarimit të rremë
9 Qershor 2022, 13:59