'21 janari', Meçe: Skenaret e Berishës! Klosi: Po të mos ishte shpërndarë turma, do kishim më shumë të vrarë! Ish-kryeministri donte ta bënte të qartë se ishte i zoti i këtij vendi

Sot mbushen 10 vjet nga ngjarja e rëndë e protestës së “21 janarit”, ku katër persona të pafajshëm u vranë në bulevard, teksa opozita e asaj kohe protestonte kundër qeverisë Berisha.

Analisti Arben Meçe i ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv duke akuzuar ish-kryeministrinb Slai Berisha për këtë ngjarje tha se gjithçka ka qenë me skenar. Sipas tij pas vrasjes skenari ishte që qeveria e asaj kohe prodhonte skenarin që njerëz brenda turmës bënë vrasjen duke ia hedhur fajin opozitës.

"Me 21 janar kam qenë në një lokal pranë kryeministrisë në kat të 2 me një grup gazetarësh dhe kam parë gjithë skenën. Duke njohur skemen si fuksionin Berisha caktova 3 skenaret. Emrat që do arrestoheshin u shpallen. Skenari i dytë filloi kur policia bëri rapezalen ku filluan të dilnin elementët e parë. Skenari vazhdoi me deklarata politike të cilët thoshnin se të shtënat kanë ardhur nga turma. Ishte një senar i qartë që do të prodhonte skenarin që njerëz brenda turmës bënë vrasjen që tja hidhte shtetit", tha Meçe.

Edhe për ish-kreun e ShIK, Fatos Klosi ky ishte një skenar i Berishës dhe se donte të bënte të qartë se ai ishte i zoti i këtij vendi. Lidhur me këtë ai shtoi se opinioni i ndërkombëtarëve ka qenë se më e rëndësishme është siguria se demokracia. Në bulevard Klosi tha se mund të ishin vrarë më shumë njerëz por në kohën që është qëlluar turma ishte shpërndarë.

"Kur janë bërë vrasjet unë kam qenë aty, bulevardi ka qenë me çerekun e atyre që ishin më parë. Por në atë kohë bulevardi ishte boshatisur se do ishin vrarë më shumë. Unë them është një skenar i përgatitur.

Opinioni i ndërkombëtarëve ka qenë mbase dhe më përparë se më e rëndësishme është siguria se demokracia. Në atë kohë dhe mua ma kanë thënë më hapër, ne jemi me atë njeri që e bën zap atë popull. Berisha e dinte më mirë se sa mua. Se me siguri ia kanë thënë.

Ai donte ta bënte të qartë se ai ishte i zoti i këtij vendi. Ai u detyrua të vriste se nuk i doli skenari. Por kur u boshatis sheshi se kishte frikën se mund të hynin në kryeministri. Te dera e kullave binjake policia erdhi e rrafti politikanë dhe zyrtarë. Mua smë rrafti njeri. Atëherë filloi të bëhej më e dhunshme policia. Kur policia i la të hypnin mbi gardë u qetësuan. Ne se besuam se ishin vrarë, në darkë mësuam se ishin vrarë. Po bënin një raprezale kot, se skishte asnjë kuptim. Berishës nuk i leverdisin vrasjet", tha ai.

4 viktimat  Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj janë shpallur Dëshmorë të Atdheut, ku sipas Kryeministrit Rama ata ndikuan në  ndryshimin e marrëdhënies së qeverisë në raport me protestën dhe transformimin e sistemit të drejtësisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?