Protestat e dhunshme/ Basha: Rama reagoi për vrasjen e Klodjan Rashës kur u ngritën qytetarët, u detyrua të bëjë Lleshajn mish për top! Krenar për rininë e sotme (VIDEO)

Në 30-vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë kreu i PD Lulzim Basha nëpërmjet një mesazhi ka thënë se ndihet krenar për atë që ka bërë partia sipas tij në gjithë këto vite, duke u angazhuar për një të ardhme më të mirë. Gjatë mesazhit të tij ai tha se sot nuk mund të festohet ashtu siç do duhej, për shkak të pandemisë, por edhe për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha, nga polici Nevaldo Hajdaraj. Për këtë ngjarje ka bërë përgjegjëse qeverinë.

"Kjo është një ditë e shënuar jo vetëm për PD por për të gjithë Shqipërinë. Shënojmë 30 vjetorin por edhe kthesen e ndryshimit. PD se ka emrin rastësisht PD, por se shënjon linjën e demokracinë në vend. Ajo fillon të jetë mburoja dhe garantuesje e demokracisë dhe ne jemi krenarë për rolin që ka luajtur PD. Ajo lindi nga lëvizja studentore. Anëtarësian Shqipërinë në Nato, hoqëm vizat, hapëm vende pune sollëm zhvillim infrastrukturor. PD punoi për Kosovën e lirë dhe të pavarur dhe të ardhmen e shtetasve shqiptarë. Sot është e vështirë të festojmë bashkë sepse Shqipëria është në situatë dramatike pas 7 vjet premtime  të pambajtura. Rama e ka çuar vendin drejt humnerës ka dhënë ndihmat më të ulëta. Papunësia është rritur dhe vazhdon të rritet të rinjtë tanë vazhdojnë të largohen. Spitalet tona po shkojnë drejt kolapsit, mjekët tanë vazhdojnë të punojnë me vetemohim edhe pse qeveria nuk i paguan sa duhet nuk rrit numrin e shtretërve nuk siguron barnat dhe paisjet  e nevojshme. Mjekët tanë po punojnë si heronj. Kjo qeveri  e parërgjegjshme dhe e paaftë e ka humbur kontrollin. ska asnjë plan për të luftuar covid", tha ai.

Për vrasjen e Klodjan Rashës, sipas Bashës, kryeministrit Edi Rama reagoi vetëm kur u ngritën qytetarët. Për të dorëheqja e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj u detyrua nga Rama, sipas tij për shkak të protestave masive që përfshinë vendin. Sakaq shton se ka tentuar të fshehë provat për vrasjen.

"Pamë ngjarjen tragjike kur Klodian Rasha u vra pak hapa larg pragut të shtëpisë së tij. Fjalët e babait të Klodianit më prekën thellë e më kanë lënë gjurmë të pashlyeshme.  Lotët e familjarëve të 25-vjeçarit lënduan në zemër të gjithë shqiptarët anembanë ku jetojnë. Por ajo që i revoltoi më së shumti shqiptarët ishte përpjekja mizore dhe e paskrupullt e propagandës qeveritare për të fshehur e manipuluar këtë krim shtetëror.

Ne jemi mësuar që ta shohim kryeministrin e papërgjegjshëm të Shqipërisë të gozhduar para internetit, tërë kohën duke u marrë me thashetheme, duke reaguar menjëherë madje edhe ndaj komentatorëve të rrjeteve sociale, mirëpo për këtë ngjarje kaq të rëndë heshti për 3 ditë radhazi.  Fillimisht heshti sepse shpresoi se do ta kalonte lumin me mashtrime e manipulimet e propagandës shtetërore. Në kohën e kësaj ngjarje pikëlluese, ngjarje për të cilën ai është bashkëpërgjegjës, Rama ishte i zënë me shëtitje nëpër galeri artesh e blerje në dyqanet luksoze në New York.

Vetëm 3 ditë më pas, kur e pa që qytetarët u hodhën në revolte sepse nuk i gëlltisin dot gënjeshtrat e tij, nuk mund të pranojnë as krimin dhe as cinizmin dhe pandjeshmërinë me jetën e një të riu, atëhere ai u detyrua ta beje ministrin e brendshem mish për top për të shpëtuar veten etij. Për këtë ngjarje të dhimbshme faji nuk është i policëve të thjeshtë familjarë që me siguri ndihen po aq të lënduar e solidarë sa edhe gjithë qytetarët e tjerë të këtij vendi. Është rezultat i frymës së papërgjegjshmërisë, arrogancës dhe kulturës së pandëshkueshmërisë që vjen nga shefi i qeverisë sepse populli ynë e di mirë që „peshku qelbet nga koka", shtoi ai.

Pas dy ditëve protesta të dhunshme, Basha ka thënë se ndihet krenar për rininë e sotme, ndërsa e ka krahasuar me atë të para 30 viteve. Sipas tij ashtu sikurse para 30 vjetësh, edhe të rinjtë e sotëm, nuk qëndrojnë dot symbyllur e duarkryq para padrejtësisë e krimit shtetëror.

Prej dy ditësh në Tiranë dhe qytete të ndryshme të vendit janë organizuar një sërë protestash, të cilat kanë degjeneruar në dhunë. Edhe pas dorëheqjes së Ministrit të Brendëshm Sandër Lleshaj, objektivi ka qenë shkatërrimi i pronës publike dhe dhuna ndaj policisë, ndërsa efektivët arrestuan dhjetëra protestues. Natën e parë objektiv kryesor kanë qenë Kryeministria dhe Ministria e Brendshme, mbrëmë nuk janë kursyer biznese private, ambasada të huaja, institucione publike, stola, kosha, tabelat e qarkullimit rrugor, semaforët e qytetit etj. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:45
Protestat e dhunshme për vrasjen e Klodjan Rashës, Basha: Krenar për rininë e sotme që si në 1990 nuk rinë duarkryq (VIDEO)

Pas dy ditëve protesta të dhunshme, kreu u PD Lulzim Basha ndërsa i ka hedhur fajin qeverisë për ngjarjen e rëndë të vrasjes së Klodjan Rashës, ka thënë se ndihet krenar për rininë e sotme, duke e krahasuar me atë të para 30 viteve, që sipas tij nuk rri duarkryq.

" Në këto ditë të rënda unë shpreh edhe njëherë ngushëllimet më të thella familjes dhe shpresoj që të gjejnë forcën për të përballur një ngjarje kaq dëshpëruese. Edhe pse e di që s'ka fjalë që të mund të ngushëllojë zemrat e plagosura nga një humbje kaq e madhe sikurse vrasja e një djali në lulen e moshës së rinisë. Sonte në këtë ditë të shënuar e për këtë rast të rëndë dua gjithashtu të shpreh krenarinë e madhe për rininë  e sotshme shqiptare.

Ashtu sikurse para 30 vjetësh, edhe të rinjtë e sotshëm, nuk durojnë dot rrenat e propagandës qeveritare,nuk qëndrojnë dot symbyllur e duarkryq para padrejtësisë e krimit shtetëror, për të mbrojtur të vërtetën dhe të drejtë nuk kanë frikë dhuna e policisë që merr urdhra partiak. Të gjithë e dimë dhe e dëgjoj kudo, edhe nga socialistët e ndershëm se ka ardhur koha për ndryshim dhe se nuk mund të vazhdohet më kështu.  Një gjë është e sigurtë, me Ramën akoma në qeveri, papunësia do të vazhdojë të rritet, kostoja e jetesës do të shtohet, të rinjtë do të largohen nga vendi, e jeta do bëhet edhe më e pasigurtë", tha Basha.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niko: 12/12/2020 08:59

    O lulezo lulezim protopordha meqenese na mbrove ne 21 janar duke vrare 4 persona dhe su preke dhe as se rrujte zotrote mendere ke pjerdhur nga trute or susari i plakut Mere

    Përgjigju
  • dulja: 12/12/2020 06:52

    A,e bane mende 21 janarin kure ishe minister i bredshme dhe nuke u denua asnje ,e mose u beje sikure je mi i mire me plera ishit ju ne pushtet

    Përgjigju
  • Shame on you: 11/12/2020 22:09

    Lul Esad Basha junior,po kall e shkatërron Shtetin Shqiptar, në emër të Eprorëve Serbë

    Përgjigju
  • Lul qenefi: 11/12/2020 19:39

    Ndyresira Lyl qenefi ne pidh te semes do veje me 26 prill. Ky mashtrues ordiner, hajdut me damke, vrases gjakftohte do ta paguaje shume rende demin qe i ka shkaktuar vendit.

    Përgjigju
  • bobi: 11/12/2020 19:23

    je Lyli je thjesht nje plehre. pjatalares i berishoviceve. Thirri ne strofull kopene se la felliqen tironen.

    Përgjigju
  • vlora: 11/12/2020 19:17

    STRESIN quan riniti?Per ate je krenar?Nuk meret pushteti me halabake.Distancohu Lul Lerja Saliut dhe Ilirit kete sport te rende.Ti nuk e perballon dot kete sport

    Përgjigju
  • tosi: 11/12/2020 18:51

    Nga 32% qe kishe perkrahje o Basha me keto protesta vandalesh te nxitura nga Enkel Alibajga dhe Sali berisha dhe Nafije Dybeku i leshitlikes perkrahja per pd ka shkuar 28% kurse leshilikes ka shkuar 1% tani mendo per 2025 se populli shqiptar e ka ndare mendjen per 25 prillin 2021 dhe sondazhi i Piepolit italian me seriozi ne Europe ju nxjerr humbes te madh me 25 prill kurse Nafije dybekun e babaxhikes bashke me shalegjaten dymetroshe Klajda surratnallonja, surrattepsija e nxjerr jashte sistemit politik. I shkofsh prapa Stresi turikalit , drogaxhiut te Kamzes, te birit te kryefunderrines se Shqiperise.

    Përgjigju
  • ymeri: 11/12/2020 18:12

    TE GENJEN mendja o shpellari basha ,,bashke me shpellarin tjeter berisha,,,asnjehere nuk do ju votojme partickat e juaja,,,qe i keni vetem per te vjedhur dhe vrare shqiptaret harrojeni.....

    Përgjigju
  • sifi: 11/12/2020 18:12

    Per cfar rinie e ke fjalen per ate studentire qe beri proteste model dhe u perkrah nga populli,apo per halabaket qe dogjen dhe shkaterruan Tiranen. Keni Ramen tolerant se me nje kryeminister qe zbaton rreptesisht ligjin do ishte ndryshe .

    Përgjigju
  • Endri: 11/12/2020 18:08

    Edhe fakti qe je kandidat per KM eshte turp per ne, jo me te behesh (mos e thente Zoti) mer hajdut. Ti s’ke lidhje me rinine fare. Me ata plehrat qe shkaterrojne po

    Përgjigju
  • Arben: 11/12/2020 17:57

    Po ky çdo ky? Matuf i demshem je. Në gjermani kan një fjale per keta si ky. DUM und Demlich. Do te thote edhe budalla edhe i keq. Dhe tani del ky dhe ben MORAL

    Përgjigju
  • Buk shkali: 11/12/2020 17:57

    Shikojeni ktë kriminel hajdut fundërin lylziun është krenar për ktë lloi llumi me drogmenin çunin e sali llumit lushës që djegin e shkatroin pronën e popullit. Kjo është e pa par ky fundërrin është krenar për ktë lloi llumi që ka zbrit nga mali e ka përdhunuar Tiranën tok e xanme. Imagjinoni të jet ky bastard me emrin lylziu karministër se çfar i bën ky Shqipris e djeg e eshet te Sërbi e te jevgjitët Grk. O zot si nuk shuhet kjo lloi race e ndyr. Zoti mart hak te kto lloi jashqitje kombi.

    Përgjigju
  • Ardian: 11/12/2020 17:41

    O qyp i fshehur ne bodrumin e vilave... kerkon te Behesh kryeminister. PERSE. Per te shtuar vilat Apo te cjeresh me thonj Shqiperine Mos Haro se do vijne ne kete Atdhe ne kete Toke ne kete Diell njeres qe dine arithmetic. Pastaj ku do futesh. Une e di fundin. FUNDIN E KA SHKRUA HISTORIA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare