Kur kanë mbetur edhe 70 ditë nga zgjedhjet parlamentare e 25 prillit, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, po shpeshton takimet politike.
Kreu i PD-së pritet ka mbledhur rreth orës 17:00, drejtuesit politik të Qarqeve, ku pritet që të diskutohet mbi bilancin e takimeve të deritanishme që kanë zhvilluar drejtuesit e Qarqeve.
Kjo është mbledhja e dytë e PD-së me drejtuesit e qarqeve pas zyrtarizmit të listës. Në mbledhjen e së dielës së kaluar, kreu demokrat i porositi drejtuesit e qarqeve qe të dalin të intensifikojnë takimet në terren për vijimin e fushatës në secilin qark, të takojnë sa më shumë qytetarë dhe të shpalosin alternativën e selisë blu.
Në 11 qarqe PD caktoi më parë nga një drejtues, kurse në Tiranë disa të tillë. Për emrat e të cilëve u beson fushatën në Tiranë Partia Demokratike ka zyrtarizuar Aldo Bumçi, Jorida Tabaku, Alfred Rushaj, Grida Duma, Agron Shehaj, Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Flamur Noka do të jetë ekipi që do të udhëheqë fushatën elektorale për 25 prillin në qarkun që prodhon, për herë të parë, 36 mandate.
Ndërkohë që ka caktuar Mark Markun në Lezhë, Tomorr Alizotin në Berat, Edmond Spahon në Korçë dhe Xhelal Mziun në Dibër. Helidon Bushati është emëruar drejtues në Shkodër, Bujar Leskaj në Vlorë, Gazment Bardhi në Elbasan, Edi Palokën në Durrës, Enkelejd Alibean në Fier, Flamur Hoxhën në Kukës dhe në Qarkun e Gjirokastrës, ish-ministrin e Shëndetësisë Tritan Shehun.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2957
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e 26 nëntorit/ Goditën e ofeduan policët, 15 deputetë të opozitës hetohen si organizatorë! Arrestohen 2 militantë, 64 në hetim (EMRAT)
27 Nëntor, 09:26
-
Flamur Noka merr mesazhe në telefon, komunikime për të drejtuar protestën! Pas bisedave del në deklaratë për mediat
26 Nëntor, 17:50
-
Përplasje mes deputetëve dhe policisë, Flamur Noka godet me shpullë efektivin
26 Nëntor, 17:10
-
Basha: Dënimi i Dakos pozitiv por i pamjaftueshëm, të hetohet për lidhjet me krimin e organizuar dhe blerjen e votave! Politika të ndahet nga krimi, luftë korrupsionit
25 Nëntor, 18:03
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Basha për situatën në vend: Kryeministri me fjalor ‘Noc Rroku’ mbushi Parlamentin me Çyrbet e tij, antimodeli i një shoqërie ku ka pllakosur dhuna dhe arroganca!
20 Nëntor, 15:16
-
Krimet në vend, Basha: Pasqyrë e degradimit të sigurisë, Rama erdhi në pushtet me mbështetjen e krimit
19 Nëntor, 15:22
-
Dosjet 'e nxehta'/ Adriatik Doçi: Meta është vizatuar si koka e korrupsionit, Kryemadhi merimanga! Përdorën biznesmenë si bankomat
18 Nëntor, 19:56
-
Bonuset për pensionistët, Basha: Lëmosh elektorale për të fshehur dështimin me pensionet e qeverisë më të korruptuar në Europë
18 Nëntor, 12:55
-
Fushata e Kamala Harris/ U shpenzuan 1.5 miliardë dollarë në total! 24 mijë dollarë për ushqim të shpejtë dhe akullore! Mbi 12 mln dollarë për fluturime private
17 Nëntor, 09:38
-
Eduard Zaloshnja: Tavani elektoral i Berishës, i PD-së, dhe i partive të reja deri më sot
16 Nëntor, 12:33