77-vjetori i Robert Ndrenikës, urime nga Teatri Kombëtar: Na ka dhuruar një trashëgimi të pasur teatrore dhe kinematografike

77-vjetori i Robert Ndrenikës, urime nga Teatri Kombëtar: Na ka dhuruar një trashëgimi të pasur teatrore dhe kinematografike

Aktori Robert Ndrenika

Dita e lindjes, 77-vjetori i Robert Ndrenikës, është kujtuar dje nga të gjithë miqtë dhe adhuruesit e tij. Ndërkohë edhe Teatri Kombëtar ka përcjell në faqen zyrtare një urim të ngrohtë për aktorin e njohur. 

Në një urim për aktorin në faqen zyrtare të TK shkruhet se aktori i ka bërë filmat në të cilat ka luajtur të pavdekshëm, duke i dhuruar Shqipërisë një trashëgimi të pasur teatrore dhe kinematografike.

“Urojmë përzemërsisht në ditën e tij të lindjes Artistin e Popullit Robert Ndrenika, një jetë sa më të gjatë e të shëndetshme! Ai na ka dhuruar një trashëgimi të pasur teatrore dhe kinematografike, duke intrepretuar në role të larmishme, tragjike e komike. Karakteret e realizuara me mjeshtëri nga Ndrenika kanë bërë që jo vetëm ato role, por edhe filmat të bëhen të pavdekshëm.  I lindur në Tiranë në vitin 1942, pas diplomimit për aktor, Ndrenika nisi të punonte në teatrin “Skampa” në Elbasan. Ndërsa në Teatrin Kombëtar ai nisi të punonte që prej vitit 1974 deri sa doli në pension. “Shumë zhurmë për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë”, “Prefekti”, “Familja e peshkatarit”, “6 vjet shtatzënë”, “Jashtë bie borë” janë disa nga veprat teatrore ku ai ka interpretuar. Në kinematografi numërohen mbi 30 filma, si: “I teti në bronz”, “Kapedani”, “Shtigje lufte”, “Në shtëpinë tonë”, “Koncert në vitin 1936”, “Mësenjtorja” etj. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm Robert Ndrenika mban titujt Artist i Popullit dhe Nder i Kombit.”, shkruhet në faqen zyrtare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sali Bollati-SHQIPTAR ÇAM: 14/04/2019 19:33

    Robert Ndrenika eshte SIMBOL I MADH I Aktrimit ne Teater dhe ne Kinematografi. Gjithemone e Shume Krenari Kombtare . Me rolet qe ka luajtur na ka lene te Perkujtojme Figura te Gjalla te Jetes Njerezore Shendet e Gezime paste sa ti festohet 100 VJETORI!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi përplaset me Metën: S’ka nepotizëm në parti politike! Meritokracia ka rëndësi, jo servilizmi

Kryemadhi përplaset me Metën: S’ka nepotizëm në parti politike! Meritokracia ka rëndësi, jo servilizmi