Açka i drejtohet Ramës: Jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e shtypit, gazetarët të pambrojtur! Shantazhe nga politika

Açka i drejtohet Ramës: Jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e shtypit, gazetarët të pambrojtur! Shantazhe nga politika

Kryetarja e Komisionit të Medias, Flutura Açka i është drejtuar kryeministrit Rama pas regaimit të tij lidhur me Ditën ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Në një reagim në Facebook, Açka shkruan se kryeministri është personi i fundit që mund të bëjë moral për lirinë e fjalës.

Deputetja demokrate shkruan se gazetarët nuk kanë status mbrojtës të veçantë, shantazhohen nga pushteti, s’kanë siguri për vendin e punës, si edhe shumë media kanë informalitet.

"Zoti Kryeministër,

Në vitet 2023-24 ka mbi tridhjetë raste që gazetarët shqiptarë janë fyer dhe linçuar, në disa prej të cilave ju jeni protagonist.  Në Ditën Ndërkombëtare të Medias, ju jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e fjalës dhe shtypit.

Gazetarët shqiptarë:

- nuk kanë status mbrojtës të veçantë që të jenë tërësisht të mbrojtur

- paguhen më së shumti nën dorë dhe një pjesë é tyre janë të pasiguruar

- diktohen nga shefat e tyre për vërtetësinë e lajmit dhe humbim vendin é punës nëse nuk binden

- u jepen kaseta të gatshme nga politika dhe u diktohet linja politike nga konjukturat politike

- nuk kanë asnjë siguri për vendet e punës prej mungesën së kontratave

- shantazhohen shpesh nga pushteti me të gjitha format é mundshme përmes drejtuesve dhe familjarëve

- intimidohen shpesh për t’u nënshtruar përmes favoreve shtetërorë qendrorë dhe lokalë

- janë pjesa e shqiptarëve më e ekspozuar nga arroganca e pushtetit dhe e politikës.

Si drejtuese Komisionit Parlamentar për Mjetet e Informimit Publik dhe si njeri i zejes së fjalës shpreh mbështetjen time të plotë ndaj gazetarëve shqiptarë, të drejtave dhe rolit të tyre të shenjtë në mbrojtje të fjalës së lirë", shkruan Açka. 


Lajmi kryesor:

Raporti i 'Reporterëve pa Kufij' për lirinë e medias, Rama: Marrim masa për të përmirësuar mjedisin mediatik dhe të drejtat e gazetarëve


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani