Agron Shehaj është një xhuxhmaxhuxh politik që përpiqet të rritet duke shpërndarë urrejtje për këdo në Shqipëri. Kërkon të imitojë babain e tij shpirtëror, të fundit komunisto-stalinist të Ballkanit, Sali Berishën, të cilit i imiton stilin e shpifjeve dhe të gjuhës së dhunës për këdo dhe sistematikisht.
Agron Shehaj është një xhuxhmaxhuxh politik jo vetëm se mezi arriti të marrë 3,05% në zgjedhjet e fundit dhe të fusë 2 deputetë në Kuvend (mes të cilëve vetveten), por nxin çdo shqiptar apo copëz të Shqipërisë ku ai mendon se mund të përfitojë ndonjë klikim për të rritur sadopak staturën e tij prej xhuxhi politik.
E pamë së fundmi të vërsulet ndaj Robert Ndrenikës, ndaj Erjon Veliajt, i cili i është dorëzuar drejtësisë. Kush mund t’i vërsulet një njeriu që tashmë i është dorëzuar dhe është realisht në dorën dhe në burgjet e drejtësisë?
Agron Shehaj është larguar nga Partia Demokratike e të adhuruarit të tij Sali, duke “i grabitur” me serverin e trurit të tij prej xhuxhmaxhuxhi politik të gjithë fjalorin e shpifjeve, të urrejtjes, të sulmeve, të gjysmëtëvërtetave. Një ves i ulët që ua ka shpifur shqiptarëve në gjithë këto vite demokraci. Një ves i turpshëm prej stalinisti që shqiptarët e kanë dënuar me zhdukje. Thjesht çështje kohe dhe do të shohim se vendi ynë i torturuar nga urrejtja patologjike dhe përfituese e individëve të tillë nuk mund të largojë një Sali për t’i hapur vend imitimit të tij: Agron Shehajt, këtij xhuxhmaxhuxhi politik.
Rruga nuk është e lehtë për kë është rritur (pak) në shkollën e Sali Berishës. Por opozita që do të mundë të fitojë do të jetë vetëm ajo që do të gjejë një gjuhë të re, moderne, dhe që të ofrojë realisht një shpresë për ndryshim. Për papagallët e urrejtjes nuk ka të ardhme, mjafton papagalli original!
Komente












shum e drejte. jo vetem xhuxhmaxhuxh politik por edhe si njeri. do ti dalin pislliqet ndrangetiste edhe ketij palo politikani se e ka nisur me pislleqe qe ka kerkuar ti laje me para cdo hap. prisni prisni dhe do te degjoni
PërgjigjuKur flisni dhe ju per gjysem te verteta... Pike e zeze tamsm
PërgjigjuPo mire dakord me kritikat po pse xhuxhmaxhuxh..i bje vlera shkrimit kur përdor një fjalë ofenduese edhe pse i ke shtuar politik nga mbrapa
PërgjigjuRobert Ndrenika e ka fiksuar ,me kontributet e tij,vendin ne historine e me te talentuarve te artit kinematografik e dramatik shqiptar.Eshte gjithashtu burre i urte,qytetar i denje e patriot. Nderkaq xhuxhmaxhuxhi politik i shkolles shqup-se a.shehaj ka nisur qe tani te harrohet. TUNG.
PërgjigjuAgroni sa do te hiqet si politikan i zoti ,prap ne gjurmet e gjyshit te tij do vej,i cili ka qënë i denuar me burgë per hajdut.prap ne rrënje do vej.