Alban Daci: Politika dhe SPAK!

Alban Daci: Politika dhe SPAK!

Ish kryeministri Berisha në SPAK me avokatët

Mendojnë të ndryshojnë vendin me njerëz që kanë në mendje intimidimin për këdo që nuk mendon si ata, apo për këdo që mendon ndryshe nga ata. 
Partitë Politike në vend kanë probleme serioze për përbërjen ose cilësinë e ndjekësve që kanë. 

Nuk mund të kesh sukses në politikë apo të shpresosh se je ndryshe nga Rama, kur përbërjen e mbështetësve apo militantëve e ke me të njëjtin mentalitet si kundërshtari.
Shqipëria ka dhe duhet të ketë qytetarë të lirë që kanë të drejtë të mendojnë e të kritikojnë. Ndryshe shoqëria jonë do të ketë probleme serioze për tu modernizuar dhe për tu demokratizuar. Sasia dhe cilësia e mendimit të lirë në Shqipëri duhet të rritet. Fushata e intimidimit për këdo që mendon ndryshe nuk i shërben asnjë subjekti politik as nivelit të debatit publik. Hiqni dorë nga këto modele, sepse ndryshe nuk meritoni ta qeverisni Shqipërinë nesër! 

Problemin nuk e keni nga ne që mendojmë ndryshe, por tek ata që keni përballë politikisht e që për fat të keq të shqiptarëve dhe Shqipërisë mendojnë një soj si Ju! 
Për shkak të mendësisë dhe të ndjekësve apo kamikazëve që kanë partitë shqiptare, shpresa e vetëm për të pasur paqen sociale është organi i drejtësisë SPAK
Ndryshe sistemi politik shqiptar do të jetë simbolika më e zezë e vendit që do të vazhdojë të censurojë çdo qytetarë të lirë të atij vendi!

Nuk ka paqe sociale në Shqipëri nëse nuk pastrohet politika shqiptare nga ndjekës apo persona që metodë të bërit politikë kanë dhunë, presionin apo çdo lloj forme tjetër për këdo që nuk është me ata, që nuk mendon si ata apo që nuk ju gjunjëzohet/nënshtrohet vullnetit të tyre. 

Situata politike në Shqipëri, me të njëjtën  muzikë politike të gjatë shurdhuese dhe problematike nuk mund të ndryshojë me vullnetin e qytetarëve të lirë, të cilët nuk kanë asnjë mekanizëm për ta bërë. Besoj fort se shpresa e vetme që mund të pastrojë politikën shqiptare është ekzistenca dhe funksionimi i SPAK! 

Kjo klasë politike ka dëshmuar se nuk ka vullnet as për tu pastruar e as për tu moderuar!
Kur them klasë politike e kam fjalë për gjithë establishmentin, pa bërë dallime idoligjike majtas e djathtas e pa shprehur preferenca personale apo emocionale.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

‘Mbështesim SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar

‘Mbështesim SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar