Alimehmeti për Report Tv: Varianti Omicron ende nuk është mbizotërues, brenda pak javësh dominon Deltën! Numri i shtrimeve në spital në rënie

TIRANË- Varianti i ri i koronavirusit, Omicron po përhapet më shpejtësi në të gjithë globin, por në Shqipëri, epidemiologu lir Alimemeti thotë se ende nuk është bërë mbizotërues. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Alimehmeti tha për Report Tv se Omicron brenda pak javësh do të bëhet dominant ndaj Deltës në vendin tonë, duke qenë se përhapet me shpejtësi. Sipas tij, nuk ka vend për panik pasi Shqipëria ka marrë eksperiencën e vendeve të tjera që janë përballur me valën e infektimeve të Omicron.

“Patjetër që ka më shumë, ato janë rastet që e vendosën Shqipërinë zyrtarisht në rastet me OMICRON. Në pak javë arrin të rrisë rastet, të largojë deltën dhe të bëhet mbizotërues, por kjo nuk është ende në Shqipëri. Ne jemi pak më vonë nga pikëpamje epidemiologjike, jemi gjithmonë më vonë sepse fillimisht shkon tek vendet ku ka më shumë fluturime, kontakte. Omicron është shumë i shpejtë, megjithatë ne për momentin i hedhim sytë nga Anglia sepse është e para që ka pasur spostim të deltës, Omicron ka dominuar Londrën të parën, por është përhapur në Angli, Skoci, Irlandë. Duket që është dominant, por nga ana tjetër ka më pak risk për mbushjen e spitaleve. Nuk do jetë një situatë alarmi, e vumë re në Afrikë, tani Angli, nuk po duket kjo nevojë të dalë, do ta shohim edhe në Europën Lindore, pak a shumë i kemi marrë mësim“ tha Alimehmeti në Report Tv.

Alimehmeti shpjegoi se nuk pritet të ketë rritje të rasteve spitalore nga Omicron pasi ky variant nuk është shumë agresiv. Ai tha se aktualisht në spitalet COVID ka një ulje të shtrimeve.

“Rastet nuk janë të rëndësishme, janë të rëndësishme numrat spitalor.. Ne do shohim përqindjen në pozitivitet të testeve, e kemi mbi 10%, nuk është i vogël. Kjo është kush kërkon gjen, ne s’po kërkojmë. Spitali është kyç. Nëse në muajt tetor-nëntor mesatarja nuk binte poshtë 140, aktualisht jemi 120. Është numër i rëndësishëm, por është një trend në zbritje. Kjo është akoma pa hyrë mirë Omicron. Nuk pres ndonjë gjë të madhe sa i përket rasteve spitalore”, u shpreh epidemiologu.

Epidemiologu Alimehmeti tha se tek fëmijët me sëmundje bashkëshoqëruese është e nevojshme marrja e vaksinës anti-COVID në mënyrë që ata të ruhen nga format e rënda të virusit.

“Këta që shtrohen shumica janë fëmijë me sëmundje. Nëse kemi një fëmijë që ka sëmundje të ndryshëm ka indikacion të vaksinohen. Vendimi jonë i ngjanë vendimit të Britanisë së Madhe që flet për fëmijët e sëmurë ndërsa për të shëndetshmit nuk duket të ketë një arsye”, vijoi ai.  

 

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja