Ambasadori i OSBE-së: Shpresojmë të ngrihet shpejt Kushtetuesja dhe SPAK-u

Ambasadori i OSBE-së: Shpresojmë të ngrihet shpejt Kushtetuesja dhe SPAK-u

TIRANE-Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt deklaroi në konferencën e sotme rajonale për administrimin e gjykatave dhe menaxhimin e çështjeve se në dhënien e drejtësisë pa vonesa është bërë shumë, por mbetet edhe shumë për të bërë me shpresën te ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë. Projekti “Drejtësi pa vonesa”, tha  Borchardt i zbatuar nga Prezenca dhe i financuar nga qeveria austriake, ishte një përgjigje ndaj efikasitetit të proceseve gjyqësore. Projekti synon të përmirësojë efektshmërinë e procedurave në të gjitha gjykatat në Shqipëri.

"Të gjithë e dimë ndryshimin të cilit po i nënshtrohet sistemi i drejtësisë në Shqipëri. Vetting-u i punonjësve të drejtësisë vijon, ndërsa Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, me shpresë, do të jenë funksionale së shpejti; Do të ngrihen organe të reja kundër korrupsionit si SPAK-u. Këto përpjekje janë reforma të domosdoshme për të forcuar gjyqësorin shqiptar dhe për të rritur besimin e qytetarëve shqiptarë në sistemin e gjykatave" tha ai.

Sot u zgjodhën dy anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese duke e çuar në pesë numrin, por për të funksionuar duhen gjashtë. Përveç ambasadorit Borchardt, në hapje të saj, folën edhe Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, ambasadori i Austrisë, Christian Steiner, shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës, Jutta Gützkoë, drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi, si edhe Anne Trice nga projekti i USAID-it “Drejtësi për të gjithë”.

Fjala e plotë e ambasadorit të OSBE-së në Tiranë
Kur Prezenca e OSBE-së zhvilloi një studim për efikasitetin e proceseve gjyqësore, në vitin 2013, rezultatet ishin vërtet tronditëse. Thuajse gjysma e seancave të vëzhguara ishin tërësisht joprodhuese: asnjë palë nuk paraqiste argumente, nuk vihej në dispozicion asnjë dokument, nuk jepej asnjë provë.

U duk qartë se nevojiteshin hapa të rëndësishëm dhe vendimtarë për të përmirësuar produktivitetin e sistemit.

Projekti “Drejtësi pa vonesa”, i zbatuar nga Prezenca dhe i financuar nga qeveria austriake, qe një përgjigje ndaj kësaj situate. Ai synon të përmirësojë efektshmërinë e procedurave në të gjitha gjykatat në Shqipëri.

Projekti ka qenë dhe mbetet një sukses i madh dhe i matshëm. Po ju jap tre shembuj:

•             Në gjykatën e Krujës, vetëm gjashtë muaj pas fillimit të projektit “Drejtësi pa vonesa”, kohëzgjatja mesatare e gjyqeve penale u ul nga 135 ditë në më pak se 45 ditë. Secili prej gjyqtarëve e dyfishoi numrin e çështjeve, gjatë kësaj kohe;

•             Në Korçë, numri i seancave joprodhuese në çështjet civile ra nga 35% në 2%;

•             Në Lezhë, numri mesatar i seancave u ul me gati 50%.

Këta shembuj janë vetëm tre prej historive të shumta të suksesit. Në mbarë vendin, punonjësit e gjykatave po vënë në jetë rekomandimet procedurale. Ata e kuptojnë vlerën e misionit të tyre: t’i japin drejtësi të vërtetë dhe pa vonesë çdo personi, pavarësisht gjinisë, moshës, etnisë, pushtetit politik, pasurisë apo faktorëve të tjerë. Ligji është i barabartë për të gjithë. OSBE-ja është gjithmonë në mbështetje të këtij parimi bazë.

Por, lejomëni të jem i qartë: Mbetet akoma shumë punë për të bërë.

Për të siguruar një sistem drejtësie të drejtë dhe të efektshëm, ka edhe nisma të tjera, që po ecin paralelisht. Të gjithë e dimë ndryshimin të cilit po i nënshtrohet sistemi i drejtësisë në Shqipëri.

•             Vetting-u i punonjësve të drejtësisë vijon, ndërsa Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, me shpresë, do të jenë funksionale së shpejti;

•             Do të ngrihen organe të reja kundër korrupsionit si SPAK-u.

Këto përpjekje janë reforma të domosdoshme për të forcuar gjyqësorin shqiptar dhe për të rritur besimin e qytetarëve shqiptarë në sistemin e gjykatave.

Prezenca e OSBE-së mbështet organet qeverisëse të gjyqësorit dhe gjykatat e rretheve në këto përpjekje.

Mbështesim, me kënaqësi, punën e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe bashkëpunimin mes autoriteteve vendore dhe shkëmbimet e përvojës. Këto ofrojnë mundësi për shkëmbimin e praktikave të mira në të gjitha nivelet. Theksi, në këto bashkëpunime,është rritja e kapaciteteve të Këshillit, Shkollës së Magjistraturës dhe gjykatave të rretheve.

Të gjitha këto përpjekje do të ishin të pamundura pa bashkëpunimin e ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë. Për veprimtarinëe sotme, do të doja t’u shprehja mirënjohjen time Këshillit të Lartë Gjyqësor, USAID-it, Këshillit të Evropës, Shkollës së Magjistraturës dhe kolegëve tanë, që punojnë në fushën e shtetit të së drejtës në misionet e OSBE-së në rajon. Shpreh vlerësimin tim të sinqertë për ambasadën austriake dhe Bashkëpunimin Austriak për Zhvillim, që bënë të mundur këtë veprimtari.

Konferencat si kjo e sotmja janë një mundësi e çmuar për të bashkërenduar përpjekjet e organizatave ndërkombëtare për të ndihmuar Shqipërinë dhe rajonin që të zbatojnë standardet më të mira ndërkombëtare në fushën e drejtësisë. Këto standarde nuk janë koncepte abstrakte:ato ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të këtij vendi. Po e mbyll fjalën time duke ju uruar një ditë frytdhënëse dhe interesante.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024