Ardi Stefa: Të lexosh pa syzet partiake apo të frikës

Ardi Stefa: Të lexosh pa syzet partiake apo të frikës

Ilir Meta

Sinqerisht që sot nuk doja të merresha fare me arrestimin e Ilir Metës? Por kur dëgjoj ca analistë dhe ca mercenarë politikë të fokusohen vetëm në mënyrën e arrestimit të tij, nuk mund të mos reagoj.

Në një shtet normal demokratik një arrestim i tillë do të ishte jonormal. Por ne nuk jemi as shtet normal e as demokratik dhe që të mos jemi shtet normal ka një meritë të veçantë Ilir Meta dhe ca shokë të tij, që sot nxirojnë.

Ndalen vetëm te mënyra e arrestimit të tij, por nuk thonë se sa e kundërshtoi ndalimin dhe sa shau e fyeu policët ai.

Ndalen vetëm te mënyra e arrestimit të tij, por nuk merren me pasurinë marramendëse të Metës dhe mënyrën se si e bëri atë pasuri ai, sepse nga Skrapari nuk e solli.

Merren me mënyrën e arrestimit të Ilir Metës dhe akuzojnë se kështu vritet opozita, ndërkohë që sot mund të jetë një ditë e çlirimit të opozitës, një faqe e re në politikën shqiptare dhe ndarje e dy epokave.

Merren me mënyrën e ndalimit të Ilir Metës dhe jo me faktin se kështu u dhanë qartazi e hapur mesazhin qeveritarëve e politikanëve të korruptuar se periudha e pandëshkueshmërisë së tyre ka marrë fund dhe se një fat i tillë i pret të gjithë.

Merren me mënyrën e ndalimit të Ilir Metës dhe jo me faktin që në gjithë këto vite ai në krye të LSI solli në Shqipëri mënyrën më të ndyrë të politikëbërjes, korrupsionit dhe pafytyrësisë politike.

Merren me mënyrën e ndalimit të Ilir Metës, akuzojnë kreun e SPAK me gjuhën më skandaloze të mundshme dhe jo me faktin që opozitën e vërtetë deri tani e bën SPAK!

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LIKJA: 22/10/2024 07:58

    he mo like do besh pak vrap neper male tani a do luash pak mendsh aty tani...qe do ti marrin pronat te gjithe kalamajve ato qe ke vjedhur........he se do behesh lepurush tani nga ujku mali

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?



×

Lajmi i fundit

‘Gëzimi i të kënduarit’ Historia e Besmirit dhe Luanit, dy personave me vështirësi në shikim

‘Gëzimi i të kënduarit’ Historia e Besmirit dhe Luanit, dy personave me vështirësi në shikim