Lëkundje të vogla pas mesnate! Sizmologu: Nuk ka vend për panik! Banorët e kaluan natën në stadiumin e Durrësit (VIDEO)

Në orët e para të ditës së sotme janë regjistruar disa lëkundje të tjera tërmeti me epiqendër në Detin Adriatik dhe zona të tjera të vendit, por me magnitudë shumë të vogël, pa asnjë rrezik.

Lëkundjet ditën e sotme
Ora 00:03, 3.7 ballë me epiqendër Fushë Krujë
Ora 00:06, 2.9 ballë me epiqendër Shijak
Ora 01:41, 3.2 ballë me epiqendër Deti Adriatik
Ora 02:21, 2.6 ballë me epiqendër Mamurras
Ora 04:27, 2.7 ballë me epiqendër Shijak

Por dëmet në banesa të shkaktuara nga goditja e fortë e dy ditëve më parë dhe alarmi i rremë i portalit Syri.net mbrëmjen e djeshme që përhapi frikë dhe panik se do të kishte një tërmet me një fuqi 6 ballë bëri që shumë qytetarë të Durrësit të kalonin natën në çadrat e vendosura ditën e djeshme nga Emergjencat Civile në stadiumin 'Niko Dovana'. Ndërkohë që mëngjesin e sotëm janë larguar nga çadrat.

Për shumë qytetarë të Tiranës dhe të Durrësit qeveria vendosi në dispozicion konvaleshenca në qytetin bregdetar duke i dërguar me pushime të detyruara deri në riparimin e banesave të tyre.

Mbrëmjen e djeshme portali Syri.net publikoi një fake news duke përhapur panik për një tërmet në 23.30 me një fuqi 6 ballë, pra me i fortë se ai i te shtunës.

Lajmi u përhap në të gjithë mediat sociale duke nxjerrë njerëzit të alarmuar në rrugë. Portali pranë Berishës dhe Metës e hoqi më pas lajmin, ndërsa solli reagimin e fortë dhe të menjëhershëm të strukturave shtetërore, që e cilësuan si përgjegjësi penale.

Dy gazetarët që përhapën lajmin e rremë se në orën 23:30 do të bjerë një tërmet të fuqishëm, janë shoqëruar në polici. Mësohet se uniformat blu kanë shoqëruar në Komisariat gazetarin e "Syri.Net" Aurel Rakipllari dhe gazetaren Daniela Grica e "Shekullit".

Tërmetet nuk janë të parashikueshëm, ndërsa goditjet e para të fuqishme shoqërohen me lëkundje të vogla.

Lexo këtu lajmet e ditës së parë nga tërmeti

Lexo këtu lajmet e ditës së djeshme nga tërmeti

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:24
Alarmi fals për tërmetin, sizmologu qetëson qytetarët: Nuk ka vend për panik

Pas alarmit të rremë nga Syri.net mbrëmjen e djeshme që terrorizoi qytetarët në Tiranë, sizmologu Rrapo Ormeni në një lidhje telefonike për Report Tv bën edhe një herë thirrje që të qetësohen, pasi tërmetet nuk mund të parashikohen dhe se lëkundjet pas goditjes kryesore janë gjithmonë më të vogla dhe nuk kanë rrezik.

"Ne mund të flasim për zonën ku ka rënë tërmeti, jo për zonat e tjera, është një goditje kryesore që shoqërohet me pas goditje që vijnë duke u zvogëluar. Në momentin që bie goditja kryesore çlirohet pjesa më e madhe  energjisë dhe pjesa e vogël që ngelet çlirohet me goditje të vogla.

Nuk duhet të ketë frikë askush, janë normale, nuk shkaktojnë asnjë dëm, nuk duhet të krijojnë asnjë panik. Kështu ka ndodhur edhe me tërmetin në Korçë, që pas goditjes kryesore kishte të tjera të vogla pa efekt derisa u vendos ekuilibri. Nuk ka vend që të krijohet paniku, pasi shkencërisht nuk mund të parashikohet tërmeti" tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I persekutuari: 23/09/2019 11:06

    NUK KA PSE QYTETARET E DURRESIT TE KALOJNE NATEN NE CADRA,,,QEVERIA TE FUSE KETA TE PASTREHE NE VILAT E ILIR METES,,E SALIUT DHE QEVERITARVE TE TJERE TEK GJIRI I LALEZIT,,SE I KANE NDERTUAR ME PARATE E VJEDHURA TE POPULLIT SHQIPTAR.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën