Zgjedhjet për Bashkinë e Durrësit, Basha-Berishës: Çfarë primaresh do bësh ti? A ka njeri që s'i njeh kulisat e 'Foltores'? Mesazhi i fshehur që i përçoi ish-kryeministrit nga Durrësi

DURRËS- Lulzim Basha ka vendosur që të zbresë në bazë pas kërkesave të shumta nga mbështetësit e të tij si rezultat i krizës brenda partisë, e mesazhet politike ka zgjedhur që t’i tregojë jo vetëm përmes deklaratave, por edhe me simbolika. Rasti konkret është pozicionimi i tij teksa mban fjalimet. Nuk ka një podium, një ‘Foltore’ që e bën atë të jetë  “mbi” demokratët dhe të distancuar nga ata, por ka zgjedhur që të bëhet njësh me mbështetësit e tij.

Fjalimin, ashtu si edhe në 2-3 takimet e tjera që ka pasur së fundmi, e ka mbajtur në mes tyre, për të treguar se ai është një nga ata dhe kurrsesi “mbi” ata, një mesazh ky për Sali Berishën, që herë pas herë e ka akuzuar që vendos interesat personale përpara partisë e që përdor demokratët “mish për top” për qëllimet e tij.

Nga ana tjetër, tashmë është shndërruar një panoramë krejt të zakonshme, që në çdo takim që Basha organizon, në derë do të ketë edhe një numër protestuesish, mbështetës të Berishës, të cilët nuk i kursejnë sulmet e akuzat si një njeriu i shitur te Rama dhe kryedemokrati nuk ua ka kursyer një përgjigje. Atë grup, ai e ka cilësuar një pakicë që mbështet hallin personal të Sali Berishës, i shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA-ja.

“Vëllezër dhe motra ne nuk kemi ardhur këtu, le ta fillojmë me atë pse nuk kemi ardhur. Nuk kemi ardhur për të sharë asnjë demokrat të vetëm. As për të shpifur kundër asnjë shqiptari. E jo më ndaj anëtarëve të familjes sonë politike. Nuk kemi ardhur të gënjejmë vetëm se kështu na e do interesi i momentit. Të gjithë bashkë kemi ardhur për partinë Demokratike në një moment të veçantë kur një pakicë e vogël, çdo ditë e më e vogël mblidhet për shkak të të kundërtave. Për të shpifur, për të gënjyer. Për të linçuar demokratët e shumicës. Intelektualë të Durrësit që për dy ose tre dekada që PD nuk u kujtua për të rinjtë vetëm se mendojnë ndryshe nga hijet e të shkuarës. Për t’iu vërsulur nënave me fëmijë.  Janë një pakicë sepse nuk i bashkon asnjë ideal dhe asnjë kauzë por halli personal i një njeriu të vetëm. Shpallja non grata ishte një shok për ne në fillim por tani që e shohim si sillet me demokratët dhe si ka kaluar vijën e kuqe duke u përpjekur të çojë demokratët deri në vëllavrasje. Ajo që ndodhi është një vijë e kuqe", tha Basha ndër të tjera. 

Në një kohë kur nuk përmendi asnjë emër si kandidat të PD-së zyrtare në Durrës, Basha komentoi me ironi deklaratën e Sali Berishës dhe të Komisionit të Rithemelimit se do të bëjë primare brenda partisë për të përzgjedhur emrin që do të përfaqësojë Durrësin në 6 mars.

“Refuzojmë hipokrizisë, çfarë primaresh do bësh ti, kur i pyete demokratët, a ka njeri që nuk i di kulisat e ‘Foltores, kështu do vazhdojmë ne? Kështu nuk ecet përpara askush nuk të ndjek askush”, tha Basha.

Ndonëse nuk ka asgjë zyrtare, nga sa është arritur të mësohet nëpërmjet burimeve, Lulzim Basha do të hyjë në garë me Luan Hotin, aktualisht kryetar i PD dega Durrës. Nga ana tjetër, Berisha do të ketë kandidat për Kryetar Bashkie në Durrës Ardian Mukën. Përballë tyre, do të jetë Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako nga PS, kandidaturë kjo e konfirmuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:21
Basha: Projekti i Portit të Durrësit provë korrupsioni! Oligarkët që 'ushqejnë' Edi Ramën dhe 'Foltoren' do të na kenë përballë

Kryedemokrati Lulzim Basha, në një takim me demokratët e Durrësit deklaroi se është kundër projektit të Portit të Durrësit. Basha theksoi se nuk do të lejojë oligarkët që shkojnë e vijnë mes trekëndëshit të Bermudës të vazhdojnë të ushqejnë ‘Foltoren’ dhe Ramën ditë e natë.

"Pse është çështja e Portit të Durrësit kaq e prekshme? E para punës se është një tjetër provë korrupsioni. Nëse ti ke qëllim të ndërtosh të hapësh vende pune dhe të pasurosh këtë qendër nuk i bën punët natën, nuk i kalon ligjet në mesnatë pakonsultim, nuk sjell këtu një sheik, por del para durrsakëve e shpalos planin. Kjo është arsyeja pse PD dhe unë si kryetar kemi qenë kundër projektit të Portit të Durrësit dhe do të hedhim të gjithë hapat ligjorë kushtetues, politikë që i ashtuquajturi projekt i Portit të Durrësit që që aktualisht është një projekt fantazmë i Edi Ramës me një grusht oligarkësh të mos të bëjë asnjë milimetër përpara. Jo se jemi kundër zhvillimit nuk bëhet pas kulisave, dhe në kurriz të pronave, të tokave, mbi padrejtësitë. Le ta dëgjojë edhe njëherë nga Durrësi  Rama dhe shokët e tij të babëzitur që do na kenë përballë me të gjithë qytetarët për këtë projekt mafioz dhe nuk do ta lejojmë tjetërsimin e pronës që u takon durrsakëve dhe nuk do të lejojmë që oligarkët që shkojnë e vijnë mes Trekëndëshit të Bermudës të vazhdojnë të ushqejnë Foltoren e Ramën ditë e natë. Beteja jonë ka qëllim që t’ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve."-tha Basha.

Ora 18:00
Basha: Shpallja 'non grata' e Berishës ishte një 'shok' për ne, por shkeli vijën e kuqe! Tentoi të çojë demokratët në gjakderdhje më 8 janar

Në një takim me demokratët e Durrësit, kreu i PD, Lulzim Basha, 'sulmoi' sërish ish-kryeministrin Sali Berisha ndërsa theksoi se ky i fundit lufton vetëm për interesa personale. Basha komentoi shpalljen non grata nga SHBA të Berishës ndërsa theksoi se në fillim ishte një 'shok' për të gjithë, por ish-kryeministri shkeli vijën e kuqe me protestën e dhunshme të 8 janarit në selinë blu.

"Shpallja ‘non grata’ e tij nga SHBA ishte me të vërtetë një shok për ne, por tani e shohim cdo ditë si sillet me demokratët, si manipulon, si gënjen, si ka kaluar vijën e kuqe më 8 janar, duke u përpjekur të çojë demokratët në gjakderdhje."-tha Basha.

Ora 17:14
Mbështetësi i Berishës: Kandidati ynë do të fitojë në 6 mars në Durrës, po humbëm fajin do e ketë Basha

Një grup protestuesish, mbështetës të Sali Berishës e kanë pritur me protesta Lulzim Bashën në Durrës, ku shprehen se janë të sigurt se do të fitojnë në 6 mars, e megjithatë nëse humbin, mesa duket nuk do të mbajnë përgjegjësi, por sërish fajtor do të bëjnë Lulzim Bashën.

“Jemi kundër Bashës, iu bëj thirrje, unë kam mbrapa 100 veta të fisit tim që kemi votuar pro PD, Basha t’i thirrë mirë trunin dhe nja 3-4 që e mbështesin, ne i bëjmë thirrje që të pranojë votën e lirë, ne jemi 200 veta këtu, jo 5 veta”, tha një protestues.  

“Jemi struktura e degës së PD në Durrës, sot ato që ishin përballë nesh, ne si struktura as 5% nuk i njohim, as qytetarë durrsakë, kanë ardhur nga qytete të tjera, nga Kamza, nga Tirana, të organizuar me autobus dhe nuk përfaqësojnë qytetin e Durrësit, janë  njerëz që paguhen, ne do jemi fitues në 6 mars me kandidatin tonë, do të sjellim ndryshimin, tani po kuptojmë kush janë tradhtarët ndër vite me ne, nëse humbim pasojat i ka Lulzim Brava, Erzen Laci, ish-kandidat për deputet.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Redi: 22/01/2022 18:04

    Me qene realist nga gjithe kto personazhet qe na dolen me parrulla ene banderola, asnjoni dhe asnjona sjane nga DR. Jom nip tropoje lind e rrit ndurres si un si im ate po kto halet zhapzhupa qe dalin aty as malsore sjane. Shkoni mor se skeni buke me honger nshpi dilni e ulurisni kot

    Përgjigju
  • Rrapi Shkozeti: 22/01/2022 18:00

    Me kujtohet ne nje fushate zgjedhjesh,kalonte kollona e mitingasheve te PD para hotel "durresi".Ne krye nje banderole e shkruar keq:"zoti Berisha,banoret e kenetes jane me Ju".Ishte kollone e gjate me shume njerez.sot numuroini,me se shumti 20 vete.Por qe atehere me eshte ngulitur nje pyetje -cilet jane banoret e kenetes?

    Përgjigju
  • Mashkullori: 22/01/2022 17:39

    Une arrij te shoh vetem rreth 25-30 veta ne kete "proteste". Ky mbeshtetesi i Berishes,ka zakonin e ustajt,i shumezon me dhjete dhe na i nxjer 200 veta... Me kete menyre ky fiton dhe cdo lloj zgjedhjesh,bile dhe ato te parlamentit Europian... Sidoqofte le te gezohen e dhe kete 1 muaj e gjysem e pastaj te hidherohen per jete...

    Përgjigju
  • Ledi: 22/01/2022 17:04

    Mesa po shohet Lyli ja ne shume mb shtwtes , kjo ndidhi ne Lac kjo ndidhi ne Shkoder dhe ne Fier dhe Durres

    Përgjigju
    • Niku: 22/01/2022 17:59

      Ik re koqe boj nai pune shpije mos u mer me komente se duket qe e ke shkrujt si hajdut mos tkapi gruja me tel ndore

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë