Baza e NATO-s në Kuçovë taktike/ Koloneli për '5 pyetje': Mund të përdoret dhe për kontrollin e hapësirës ajrore në rajon! Rusia është kërcënim i qartë

Në “5 Pyetjet” në Report TV u diskutua hapja e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë të përuruar sot në prani të kryeministrit, presidentit dhe përfaqësuesve të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Deputeti Xhemal Qefalia i ftuar në studio tregoi historinë e përmbledhur të kësaj baze që nga koha e mbretërisë shqiptare.

"Historia e kësaj baze është një historie e vjetër. Ju që në filiim e thatë që ka disa dekada. Zyrtarisht në vitet 1955 e ka zanafillën. Kjo bazë i ka fillesat që në 1930 e ndërtuar nga italianë në kohën e mbretit Zog. Në 1925 i bëhet një kërkesë i paraqitet kryeministrit të asaj kohe i cili kërkon të drejtën për studim në këtë territor ku është baza sot. Fillimisht është përdorur gjatë luftës italo-grerke. Ka pasur avionët Fiat që kanë bërë ulje. Dhe pastaj për t‘u zyrtarizuar pjesa e Shqipërisë duke qenë pjesë e Traktatit të Varshavës. Gjatësia e pistës nuk ka qenë optimale për mjetet fluturuese. Tani është një madhësi optimale për t‘u ulur. Është një bazë taktike. Ka një ndryshim mes bazës taktike dhe operacionale. Taktike është një bazë që kryen një funksion të përkohshëm, për furnizimin marrje ngarkese dhe lënie ngarkese.” Tha Qefalia.

Artur Meçollari, ish zv.komandant i flotës detare tha se kjo bazë do të përdoret si bazë normale operacionale.

“Bazat ndahen nën mëmë dhe baza e përparuara. Bazat mëmë akomodojnë të gjithë mjetet. Por edhe shërbime, personeli dhe familjarët. Një bazë e tillë është e plotë. Një bazë taktike përdoret për një kohë të caktuar. Këtu do të vijnë do të qëndrojnë për një kohë të gjatë një regjiment. Por kapacitetet nuk janë të plota për familjarët. Por vetëm me personelin e avionëve. Do përdoren si bazë normale operacionale. Në këtë mënyrë detyra e forcave ajrore ta mbajnë 365 ditë në gatishmëri. Në moment  që shpallet situata vendosen avionët”, tha Meçollari.

Ndërsa koloneli Çlirim Toçi  cili ka qenë një nga hartuesit e dokumenteve për tu realizuar kjo bazë tregoi dhe funksionin që mund të kryejë në rajon ndërsa Rusia mbetet kërcënim serioz.  

“Kam pasur rastin të marrë me procedurat e kësaj baze kur kam shërbyer në kohën e komandës së bashkuar në Napoli 2011 - 2013. Historia e kësaj baze, procedurat kanë filluar në vitin 2013 dhe kanë kaluar në një proces të gjatë dhe në disa nivele. 

Kjo bazë do të kryejë edhe detyra si kontrolli i hapësirës ajrore. Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova e Sllovenia nuk kanë avionë luftarakë dhe detyrën e kontrollit të hapërisës ajrore e kryejnë vendet aleate që disponojnë pajisje të tilla. Kjo mund të jetë një detyrë. Për një periudhë kohe zhvendosen mjetet psh nga italia apo Greqia dhe gjatë kësaj kohe personeli bën monitorimin e hapesirës ajrore të vendeve anëtare që nuk kanë pajisje të tilla. Kjo është praktikë që zhvillohet në vendet e Balltikut. në Lituani e bën Gjermania. Këto janë zhvendosje të forcave merrotacion. Kjo bazë do të mundësojë furnizimin me karburant e municione. Nuk është bazë që do të mundësojë furnizimin me karburant e municione e jo një bazë ku do të jenë të stacionuar për një kohë të gjatë. Rusia është kërcënim i qartë e shprehur e zeza në të bardhë ” tha Toçi aktualisht jeton në Estoni. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:51
Bazë detare në Porto Romano? Qefalia: Kërkesa në NATO, shanset janë të realizohet! Meçollari: Baza e Pashalimanit ende në proces verifikimi

Deputeti Qefalia bëri me dije në "5 Pyetje nga Babaramo" se qeveria shqiptare ka bërë një kërkesë në NATO për një bazë detare në Porto Romano.

"Ka një kërkesë të qeverisë shqiptare ndaj NATO-s për të pasur një bazë të NATO. Shanset janë që do të realizohet dhe do fillohet nga puna. Jo shumë vonë do të bëhet prezent edhe dakordësia e NATO-s për të filluar nga puna në Porto Romano.", tha Qefalia.

Ndërkohë Artur Meçollari, ish zv.komandant i flotës detare kujton kërkesën që po qeveria ka bërë në 2019 ku i kërkonte që Pashalimanin ta kthente në bazë detare të NATO-s

“Në Tetor 2019 Ministria e Mbrojtjes i ka dërguar komandës euroopiane të NATO-s kërkesën zyrtare që Pashalimani të kthehet në bazë detare të NATO-s. Procesi i vlerësimit zgjat 4 – 5 vjet. Kanë ardhur dy ekipe që kanë bërë vlerësimin e bazës dhe NATO është ende në proces vlerësimi, nuk ka dalë në një konkluzion, do të bëjmë bazë apo jo. Baza e Pashalimanit është ngushtësisht me gjirin e Vlorës me një sipërfaqe për kapacitet të mbajtë shtatë flota të shtata.

Është gji shumë i mbrojtur, lejon akses në Mesdheun qendror po kontrollon dhe kanalin e Otrantos. Në këto rrethana NATO e pranoi por Kryeministri ndërroi mëndje brenda natës, tha do të ndërtoj portin por dua bazë të NATO-s. Në stërvitjen ‘Defending Europë 2021’  komandanti i forcës tokësore të NATO-s, general Skavolis deklaroi: Porti historik i Durrësit ka qasje strategjike për NATO-n. Vendimi përfundimtar e merr komiteti ushtarak, jo sekretari i Përgjithshëm’ tha Meçollari.

Ora 22:42
Armatime për Ukrainën?/ Uzina e Gramshit dikur kishte 1100 punëtorë! Meçollari: Nuk kemi industri! Kulluri: S' mund të thuash nesër hapet uzina

Pas propozimit të presidentit të Ukrainës për bashkëprodhim të armatimeve, në Shqipëri po kthehet vëmendja tek kjo industri ushtarake. Një nga uzinat e prodhimit të armëve ka qenë Uzina e Gramshit po në çfarë gjëndje është kjo sot?

I ftuar në emisionin  "5 Pyetje nga Babaramo' në Report Tv  kryetari i bashkisë Gramsh, Besjan Ajazi thotë se nuk i përgjigjet teknologjisë së sotme.

“Aktualisht uzina nuk është në funksion për prodhim të armëve apo municioneve të kalibreve të ndryshëm. Nëse ish uzina e armëve do të rivihet në funksion ka impakt ekonomik. Dikur kishte 1100 punëtorë. Por specialistët e asaj kohe nuk i përgjigjen teknologjisë së re, por e kemi mundësinë të formojmë specialistët”, u shpreh Ajazi.

Meçollari shtoi se për momentin nuk ka industri në Shqipëri për ta ndihmuar Ukrainën dhe duhet minimalisht 1 vit për ta ngritur.

"Duhet të ketë një proces vendimmarrës politik që të kalojë të gjitha fazat. Çështja, pyetja thelbësore është a duam ta ndihmojmë Ukrainën. Nëse Ukraina ka nevojë urgjente ti s’ke industri, duhet minimumi 1 vit për t’a zhvilluar si do ta zhvillosh.", tha Meçollari.

Kulluri tha se në Shqipëri nuk ka burime dhe kapital njerëzor, prandaj në ngritjen e një industrie të tille duhet maturi dhe pjekuri.

“Për komunitetin është mirë. Patjetër që industria është shumë e qëndrueshme sesa shërbimet. Qytetit dhe ekonomisë i bëjnë mirë. Nostalgjinë e kuptoj, por ekonomia dhe ushtria jonë kanë qenë jo e  mirë. Pra dhe demontimi ka qenë vendim ndërpartiak. Ajo që kishim ishte shumë e vjetër. Ne ishim të izoluar, në 76’ u ndërprenë importet ushtarake. I ndjeri Pashko ka gjetur në buxhetin e shtetit në 91’, 6 milionë dollarë. Kemi qenë ekstremisht i falimentuar. Për të bërë patriotin këtu unë jam lab. Duhet të jemi me këmbën në tokë. Ka patur tentativa. Duhet krijuar kuadri ligjor. A kemi burime, kapital human? Një pjesë nuk jetojnë më. Nuk mund të thuash që nesër hapet uzina. Kjo punë do të gjitha format. Nëse bëhemi gati pas 1 viti e gjysëm ndoshta lufta ka mbaruar. Duhet maturi dhe pjekuri.”, shtoi Kulluri.

Ora 22:40
'480 mijë pistoleta, 240 avionë e 100 anije...!' Armatimi që ka pasur Shqipëria? Koloneli: U treguam të zellshëm me demontimin! Kroacia ende ruan me Mig21

Me luftën në Ukrainë është kthyer vëmendja tek industria ushtarake e cila për 33 vjet u la në harresë duke sjellë jo vetëm amortizim por dhe shkatërrim dhe vjedhje.

Por çfarë armatimesh ka pasur Ministria e Mbrojtjes?
E zbulon deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia në ‘5 pyetje nga Babaramo’

Armatimet e Shqiperise para demontimit
-Pistoleta të kalibrave të ndryshme 480 mijë
-Automatikë 276 mijë
-Pushkë të llojeve të ndryshm 364 mijë
-Mitrolozë të rëndë 36 mijë
-Murtaja 60 ml 7100
-Granathedhësh mortaja 160
Avionë 240
Anije 100

Çfarë ndodhi?

Në vitin 2011 Shqipëria u përfshi në një proces demontimit të stokut gjigand sovjeto- kinez të municioneve luftarake, të trashëguar nga koha e diktaturës.

Koloneli Çlirim Toçi me banim në Estoni e quan ‘një nga gabimet e mëdha’  që janë bërë.

“Jemi të veçantët në atë që ka bërë Shqipëria. Fatkeqësisht kemi qenë shumë të zellshëm për të shkatërruar dhe ato numrat që zoti Qefalia i përmendi në studio’ tha ai.

Solli shembuj të Europës Lindore që e kanë përshtatur këtë infrastrukturës ushtarake duke arritur jo vetëm të prodhojnë por dhe të shesin. Dhe bën apel shtetit të mbështesë këtë industri.

Këtu në Estoni vazhdojnë kërkim zhvillimin. Mbështeten nga shteti e privati për të prodhuar municione drone, për tu bërë pjesë e konsorciume të ndryshme ndërkombëtare. Ne kemi humbur dijebërjen. Ne kishim, Mig 21, më shumë se 200 avionë. Kroacia nuk e ka hequr akoma Mig 21 akoma e ka përditësuar. Ne humbëm dijebërjen të cilën arritëm ta vendosnim në forcat ajrore të Shqipërisë dhe një ditë të bukur ndaluam së ekzistuari. Lamë të kalbeshin këto Mig dhe jo ti përdornim qoftë për shfaqje ajrore. Sot Kroacia i ka akoma Mig 21 për të mbrojtur hapësirën ajrore” thotë kolonel Çlirim Toçi

Artur Meçollari, ish zv.komandant i flotës detare argumenton: 

"Vërtet Polonia e Sllovakia kanë  pasur municione të ish bashkimit sovjetik, por ne municionin e fundit që kemi marrë nga Kina e Bashkimi Sovjetik e kemi marrë në 1976. Për të ndihmuar Ukrainën bëhet fjalë për municione artilierie që nuk e kemi prodhuar asnjëherë"

Deputeti Xhemal Qefalia: Kemi prodhuar 21 milionë fishekë. A e dini se Serbia sot shet armatim? Ne nuk i kemi. Kemi prodhuar me miliona fishekë.

Pyetja që lind është nëse rihapet uzina e Gramshit a ka njerëz që punojnë?
           "Ka ish specialistë të uzinës. janë në moshë të madhe por të jemi të qartë që nuk i përgjigjen teknologjisë së re, por kemi mundësinë të formojmë specialistët" tha kryebashkiaku i Gramshit, Besjan Ajazi
 

Ora 22:21
'Ekzistojnë mundësitë për t'a ngritur industrinë ushtarake', deputeti Qefalia: Mesazhi i Samitit, për t'a rimarrë këtë nisëm

 

Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia i ftuar në "5 Pyetje" tha se industria ushtarake në vend mund të ngjallet sërish me një kooperim të shtetit me bizneset private.

"Ka qenë detyrë që ka marrë ushtria dikur për demontimin sepse nuk shihej rrezik. Kemi parë nga afër demontimin në një rajon të Pukës. Industria ushtarake e mjaft vendeve niset nga situata gjeo-politke. Mënyra se si qasen jo vetëm shtete por edhe bizneset na sjell në retrospektivë se si ka qenë më parë. Ka pasur 3 kombinate si ajo e Poliçanit, si ajo lëndëve plasëse në Elbasan, apo e armëve në Gramsh. Koha ka bërë efektet e saj. Kanë kaluar 30 e ca vjet. Amortizim i makinerive dhe vjedhje. Por ekzistojnë mundësitë për t’a ngritur këtë. Mundet që shumë shpejt të aftësohen dhe për ta hapur këtë industri ushtarake. Përveç këtyre 3 uzinave të mëdha ka pasur dhe disa uzina të tjera që kanë qenë në numër të lartë. Kanë qenë në shërbim të industrisë ushtarake. Mesazhi që u paraqit dhe në samit, për ta rimarrë këtë nisëm për ta filluar pse jo edhe me bizneset. Nuk është se bizneset shfaqin interes se pse nuk ka garanci afatgjatë, nuk dihet se sa do zgjasë. Kjo i hesht dhe i bën jo shumë optimist. Duhet që shteti të investojë në kooperim me bizneset private.", tha Qefalia. 

Ora 22:06
Nasip Naço: Nëse duam paqen duhet të përgatitemi për luftë

 

Në "5 Pyetjet", deputeti Nasip Naço u shpreh ndër të tjera se armatimi shihet si rrugë për të arritur paqen.

“Jo më larg se dy javë më parë u miratua plani i strategjisë së sigurisë. Në këtë strategji në vijën globale rreziqe shihen Rusia, Irani etj. Në nivelin rajonal jemi rrethuar nga vende të NATO-s. Në nivel rajonal e kemi më të kufizuar. Strategjia është 2023-2028. Dhe do ketë dhe strategji ndërsektoriale. Do përpunohet më tej. Nëse duam të garantojmë paqen duhet të përgatitemi për luftë”, u shpreh Naço.

Ish-zv.komandanti Artur Meçollari shtoi se e gjithë bota po përgatitet.

“NATO nuk mbështet interesa individuale të shteteve. Ka ngelur si rendiment që ushtria mbron atdheun. E gjithë bota po përgatitet. Do varet shumë nga lufta në Ukrainë. Armatimi është edhe shkurajim i kundërshtarit”, tha Meçollari

Ora 21:59
Kryetari i bashkisë Gramsh: Ndaj kujt po armatosemi deri në dhëmbë? Kolonel Toçi: Kudo ka vëmendje të shtuar ndaj kërcënimit rus

 

Për të folur për bazën e NATO-s në Kuçovë në "5 Pyetjet" ishte dhe kryetari i bashkisë së Gramshit, Besjan Ajazi. Ai ngriti një pyetje në lidhje me armatimin e Shqipërisë, së cilës iu përgjigj kolonel Toçi.

“Ndaj kujt ruhemi dhe ndaj kujt duhet të armatosemi deri në fyt. Jemi anëtar të NATO dhe një kërcënim ka kush përgjigjet. Është një bazë që është vlerësuar nga të gjithë si një arritje. Nuk jam dakord me Kullurin që duhen shfryrë balonat e propagandës. Pasi propaganda është diçka që nuk ekziston. Këtu kemi një fakt”, tha Ajazi.

“Do flas me shembullin e Estonisë. Kemi folur për Ukrainën për rrezikun rus. Të investojmë në teknologji, në arsimin e atyre djemve dhe vajzave. Sipas dokumentit strategjik të NATO-s në samitin e NATO në 2022, Rusia është kërcënim i qartë e shprehur e zeza në të bardhë. Dhe Estonia ka marrë përsipër sisteme të ndryshme jo vetëm raketa Stinger. Por ka marrë sisteme raketore tokë-det. Ka kërkuar sisteme artilerie së bashku me Finlandën. E shumë sisteme të tjera, të cilat do ta mundësojnë si pjesë të NATO të marrë përsipër mbrojtjen e integritetit territorial të vendit. Megjithëse vendi vogël ka një buxhet i madh dhe një vëmendje të shtuar, në rast të një kërcënimi rus”, shtoi Toçi.

Ora 21:38
Kulluri: Baza e Kuçovës investim i mirë por duhen shfryrë 'balonat' e propagandës

 

Kulluri në "5 Pyetjet" tha se baza e NATO-s në Kuçovë është një investim shumë i mirë, por duhen shfryrë balonat e propagandës. 

"Deri në 2013 përveç demontimit janë ngritur 3 kapacitet: sistemi i integruar i vëzhgimit të hapësirës detare, helikopter Kruger dhe treta anijet e rojës bregdetare. Dy kapacitet duheshin rritur në këto 11 vite, 1. BMR nuk u ngrit në nivelin e duhur. Pra mbrojtja civile. Nuk ka asnjë kapacitet të shtuar. E dyta, forca tokësore duhet të ishte ngritur me kohë. Programi kryesor është kryesisht me donacione të amerikanëve dhe asnjë kontribut të kësaj qeveria. Ndërkohë që ushtria është marrë me plehra, me PPP, kjo ministri nuk është kurrkund në 11 vite. Biles kryeministri tha një gjë shumë të rëndë që edhe çështjen e SHISH ia kemi lënë amerikanëve. Në vitet 2009-2013 shkurtimet buxhetore për shkak të krizës botërore kanë qenë të mëdha. Kjo bazë është investim shumë i mirë por duhet të shfryjmë pak balona e propagandës dhe nuk ka qenë serioz përkushtimi i qeverisë në këto 11 vite", tha Kulluri.

G.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani-Belgjike: 05/03/2024 10:59

    Mir do ishte por ku do i gjesh puntorët e kualifikuar si dikur, apo do marrin puntorët e viçidolit si në gerdec, viçidoli shan komunizmin, por ishte komunist vet, kishte njerëz të shkolluar dhe puntorë, i shkatrroj avione armatime e gjithçka për skrap, prishi uzina fabrika shkolla, gjithçka, që as armiku më i madh i Shqiptarve se kishtë ëndërruar këtë shkatrrim që i bani vendit tonë. Viçidoli duhet të varet në mes sheshit skenderbej.

    Përgjigju
  • Kovaçi: 05/03/2024 09:11

    Duhet te jesh driteshkurter ne se nuk e pregatit popullin psikollogjikisht per lufte ne nje kohe qe ne te gjithe Europen kene dal ne televizione edhe ish kryeministra dhe ish presidente e flasin per pregatitjen e popullit per nje lufte te mundeshme. Qeveritaret qe kane drejtuar kete vend kane menduar vetem per pasurimin e tyre dhe te klaneve qe i mbajten ne pushtet dhe kane zbatuar qorrazi çdo kerkes te pa menduar qe vinte nga jasht dhe u çarmatosem plotesisht deri ne zero. Tashti duhet te armatosemi prap dhe kjo do e verferoje popullin akoma me shume. Sa te mençur kane qene udheheqsit tane!!! Aferim!!!

    Përgjigju
  • Fshati: 05/03/2024 07:07

    Shkatërrimi i armëve dhe municioneve tregon qartë që udhëheqësit tanë nuk kanë qenë shumë atedhe-dashes.

    Përgjigju
  • Fatmir Mediu: 04/03/2024 22:00

    Pse nu me kenu ftuar dhe mua?????? propozimet e mia jane shume me te sakta dhe profesionale se te ketyre qe keni thirrur ishalla i shofin amerikanet propozimet e mia qe i kam bere te fresketa neper studiot e tjera qe jane me aerioze se ju ju garantoj se po i moren parasysh propozimet e mia, per nje jave e hedhim ne ere Kucoven si Gerdecin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi