DOKUMENTI/ Berisha, Basha dhe Prendi nën akuzë për vrasje, zbardhet kallëzimi i plotë i ministrit të drejtësisë për 21 janarin në SPAK

DOKUMENTI/ Berisha, Basha dhe Prendi nën akuzë për vrasje, zbardhet kallëzimi i plotë i ministrit të drejtësisë për 21 janarin në SPAK

4 protestuesit që humbën jetën në protestën e 21 janarit

TIRANË- Report Tv ka zbardhur kallëzimin e plotë që mazhoranca ka bërë në SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha, ish ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha si edhe ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi duke i akuzuar për “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Shpërdorim detyre”.

Në dokument i referohen audio-përgjimit, që xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika ia ka dhënë gazetarit, ku sipas tyre rezultojnë të dhëna të reja si dhe fjalë konkrete të të kallëzuarit Ndrea Prendi gjatë zhvillimit të kësaj ngjarje, ku del në pah më së miri dhënia e urdhrave për të shtënë me armë zjarri ndaj protestuesve, urdhra të cilët nisin nga persona të tjerë, funksionarë të lartë shtetërorë, siç janë të kallëzuarit e tjerë, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha.

Për mazhorancën, kjo është një provë e re e për pasojë i ka bërë thirrje SPAK që të marrë në dorë hetimet.

Ditën e djeshme, Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka nisur verifikimin e materialit të publikuar në media ditët e fundit ku përmendet audio përgjimi i komunikimeve të Gardës së Republikës më 21 janar 2011, kur mbetën të vrarë nga plumbat e gardistëve 4 protestues të opozitës. Burime për Report Tv nga prokuroria bëjnë me dije se i është lënë detyrë Policisë së Shtetit që ta sekuestrojë materialin e përmendur. Këtë kasetë e ka xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika, por në intervistën që dha për Report Tv, ai ka refuzuar që këtë kasetë t’ia japë prokurorisë së Tiranës duke thënë se e ka humbur besimin te ta, duke këmbëngulur që do ia japë vetëm SPAK.

KOMUNIKIMI I PARË
Ndrea Prendi: Alfred dëgjon?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj
Ndrea Prendi: Po afrohen shumë, duhet të jeni gati për zjarr
Alfred Ahmetcenaj: Po të kuptova drejt.

KOMUNIKIMI I DYTË
Komandanti i Gardës Ndrea Prendi: Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr në ajë. Pastaj kur të them unë në trup.
Ndrea Prendi: Artan (Artan Hoxha, zv komandanti i Gardës). Dëgjon? Artan dëgjon?
Artan Hoxha: Dëgjoj, dëgjoj.

KOMUNIKIMI I TRETË
Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak
Artan Hoxha: Kuptova, kuptova
Ndrea Prendi: Ky është urdhëri, Dashamir dëgjuat
Dy efektiva të njësisë speciale: Alfred (Alfred Ahmetcenaj) ta-ta-ta gjakos (urdhëri për të vrarë)

Komunikimi në vijim është sikur nuk ka ndodhur asgjë, madje nuk përmendet në asnjë moment që ka të vrasë apo të plagosur.

I panjohur: 260 i Luanit, dëgjon?
260 i Luanit: Ju dëgjoj
I panjohur: Të kërkon ministri, këtu në radio

KOMUNIKIMI I KATËRT
Audio: Menjëherë dëgjohen të shtëna tek e tek, sërish dëgjohen 8 të shtëna radhazi një nga një.
Ndrea Prendi: Alfred?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj (dëgjohen 2-3 të shtëna tek e tek)
Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!

KOMUNIKIMI I PESTË
Ndrea Prendi: Martin më dëgjon? Agim më dëgjon? Agim? Agim? 202 i Tufanit (kodi i radios) më dëgjon?
202 i Tufanit: Këtu jam. Ngjitur, ngjitur.
Ndrea Prendi: Alfred, një grup i njësisë speciale këtu tek porta numër 2.
Alfred Ahmetcenaj: Të kuptova
Ndrea Prendi: Artan më dëgjon
Artan Hoxha: Dëgjoj
Ndrea Prendi: Le ta djegin pemën nuk ka problem
I panjohur: 260 e Luanit?
I panjohur: Luani 3”.

Nga përmbajtja e komunikimeve të dhëna më lart, rezultojnë të dhëna të reja si dhe fjalë konkrete të të kallëzuarit Ndrea Prendi gjatë zhvillimit të kësaj ngjarje, ku del në pah më së miri dhënia e urdhrave për të shtënë me armë zjarri ndaj protestuesve, urdhra të cilët nisin nga persona të tjerë, funksionarë të lartë shtetërorë, siç janë të kallëzuarit e tjerë, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ishministri i Brendshëm Lulzim Basha. Për më tepër, gazetari Artan Hoxha ka deklaruar publikisht se materialet e përgjimit kanë të dhëna të tjera, të cilat ka çmuar të mos i vërë në dispozicion të publikut të gjerë në këtë moment, pasi mund t’i vlejnë hetimit të çështjes nga organet kompetente.

Mbi bazën e këtyre të dhënave, vlerësojmë se Prokuroria e Posaçme duhet të zhvillojë hetime konkrete ndaj të kallëzuarve si dhe personave të tjerë që do të rezultojnë nga dinamika hetimore, të cilët janë të përfshirë dhe kanë përgjegjësi në vrasjen e katër viktimave të sipërcituar. Të dhënat që do të përftohen nga hetimet do të vlejnë si për hetimin e ri të nisur, por dhe për çështje që mund të jenë pushuar (neni 329/c i Kodit të Procedurës Penale) apo gjykuar (neni 450/1, germa c, i Kodit të Procedurës Penale).

Për këto arsye, i drejtohemi me kallëzim penal Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila ka kompetencën lëndore për hetimin e çështjes. Së pari, në këndvështrim të së drejtës procedurale penale, kërkesa i drejtohet kësaj gjykate, në bazë të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale, ku parashikohet shprehimisht se: “Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjykon: a) krimet e parashikuara nga nenet 230, 230/a, 230/b, 230/c, 230/ç, 231, 232, 232/a, 232/b, 233, 234, 234/a, 234/b, 244, paragrafi 2, 244/a, 245, 245/1, paragrafët 2 dhe 4, 257, 258, paragrafi 2,259, paragrafi 2, 259/a, 260, 312, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh, 319/e, 328 dhe328/b të Kodit Penal; b) çdo vepër penale e kryer nga grupi i strukturuar kriminal, organizata kriminale, organizata terroriste dhe banda e armatosur, sipas përcaktimeve të Kodit Penal; c) akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, kryetarit të bashkisë, deputetit, 6 zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj; ç) akuzat penale kundër ish-funksionarëve të mësipërm, kur vepra është kryer gjatë ushtrimit të detyrës.” Sipas nenit 8 të ligjit Nr. 95/2016, të ndryshuar: “1. Kompetenca lëndore parësore e gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar parashikohet në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale. 2. Gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Prokuroria e Posaçme janë kompetente për të shqyrtuar, hetuar dhe ndjekur penalisht çdo vepër penale, sipas pikës 1, të këtij neni, edhe në rastet kur nuk ngrihet akuzë kundër një zyrtari, sipas nenit 135, pika 2, të Kushtetutës, ose kundër një drejtuesi të një institucioni qendror ose të pavarur, sipas këtij ligji, ose nëse ai zyrtar publik ose zyrtar i lartë largohet gjatë kohëzgjatjes së hetimit.” Sipas të dhënave, të kallëzuarit Sali Berisha dhe Lulzim Basha hyjnë në rrethin e subjekteve që procedohen nga prokuroria e posaçme, kështu dhe i kallëzuari Ndrea Prendi, i cili ka mbajtur detyrën e lartë të komandantit të Gardës së Republikës. Nga të dhënat e deritanishme, secili prej të kallëzuarve, si dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar plotësisht elementet e veprave penale të parashikuara nga nenet 79, germa dh, si dhe 248 të Kodit Penal, që faktohet me vrasjen e më tepër se dy viktimave si dhe kryerjen e moskryerjen në mënyrë të kundërligjshme të detyrës për ekzekutimin e urdhrave të ndalimit të lëshuar nga organi i Prokurorisë për ngjarjen e datës 21.1.2011 si dhe në tërësi për faktin e ndodhur kriminal. Përsa më lart si dhe bazuar në nenet 280, 281 dhe 287/1 të K.Pr. Penale kërkojmë regjistrimin e procedimit penal në ngarkim të shtetasve Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi, për kryerjen e veprave penale të sipërcituara.

Gjithashtu, kërkojmë marrjen dhe administrimin në rrugë procedurale të materialit zanor, që disponohet nga gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili ka rëndësi thelbësore për fillimin dhe vazhdimin e hetimeve për këtë çështje. Mbetemi në dispozicionin tuaj për çdo të dhënë tjetër, shkresore ose jo, të vlefshme për vijimin e veprimeve hetimore

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lezha: 24/01/2023 16:30

    Po ku ishte "Mazhoranca" me pare, perse nuk e beri padin me pare, apo priten kohen e zgjedhjeve, per sa kohe do te vazhdojne te tilla "padi", apo gjithmone para votimeve. Turp per "mazhorancen", dhe per opoziten qe e kan derguar ate vend te buze te gremines.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?



×

Lajmi i fundit

Rishi Sunak i gatshëm të marrë vendimin ‘ekstrem’ për të ndaluar fluksin e emigrantëve të paligjshëm drejt Britanisë së Madhe

Rishi Sunak i gatshëm të marrë vendimin ‘ekstrem’ për të ndaluar fluksin e emigrantëve të paligjshëm drejt Britanisë së Madhe