Berisha dhe simbolika e 11 shtatorit!

Berisha dhe simbolika e 11 shtatorit!

Sali Berisha ne SPAK, 11 shtator 2024

Pas rreth 11 muajsh nën hetim dhe i dënuar nën masën “arrest shtëpie” ende pa një vendim gjykate, Berisha mund të ishte thirrur nga SPAK, për t’i komunikuar akuzën në çdo kohë tjetër;

Mund të ishte thirrur një vit tjetër!

Mund të ishte thirrur, normalisht, në çdo muaj tjetër të vitit!

Mund të ishte thirrur, natyrisht, në çdo ditë tjetër, të çdo muaji të këtij viti apo të një viti tjetër.

SPAK e thirri ish-kryeministrin në një ditë jo edhe aq të rastësishme, për ti komunikuar akuzat të cilat i ishin komunikuar më herët, për ta shpallur më 11 shtator zyrtarisht të pandehur.

Pas akteve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, SHBA, siç dihet, nisi një luftë të ashpër globale dhe pa kompromis ndaj grupeve terroriste dhe vendeve armiqësore të cilat ajo dyshonte se ishin pjesë e sulmit kundër saj, luftë që ende vazhdon.

Berisha pas akuzave, qoftë edhe politike, vazhdon të sulmojë politikisht SPAK, me pretendimin se është ‘vegël’ e Ramës dhe jo një institucion i pavarur dhe kushtetues, i ngritur nën mbrojtjen dhe garancinë e SHBA-ve.

Kësisoj, SPAK vështirë se e ka përzgjedhur 11 shtatorin si një ditë të rastësishme për ti komunikuar akuzën ish-kryeministrit dhe liderit historik të së djathtës.

Ndoshta kjo simbolikë tregon se akuzat ‘politike’ që i erdhën nga SHBA, pas shpalljes “non grata” po rëndohen pas “luftës” së hapur 3-vjeçare të Berishës me “mullinjtë e erës”.

Thirrja dhe komunikimi i akuzës nga SPAK, më 11 shtator, ngjan më tepër si një mesazh ‘i koduar dhe diplomatik’ nga SHBA: Berisha dhe i tërë aktiviteti i tij politik, pas disa paralajmërimeve, nuk është çudi që të shpallen “organizatë terroriste”!

Në këto kushte, a do të mund ta fitojë Berisha çështjen e “sovranitetit” dhe betejën që nisi me SHBA-të 3 vite më parë dhe nga ana tjetër diplomacia amerikane do të mbulohet me turp para botës nëse e humb këtë betejë?

Ndërkohë, e dinë të gjithë votuesit përveç disave që ëndërrojnë të mbeten deputetë përjetë se opozita pa mbështetjen e SHBA-ve shanset i ka zero që të fitojë betejën me Edi Ramën në zgjedhjet e 2025! 

/Shkrimi marre ne profilin e facebook/ 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tirana abonohet me barazim, 2-2 kundër Bylis! Vllaznia mposht kampionët, Teuta merr tri pikë në Korçë

Tirana abonohet me barazim, 2-2 kundër Bylis! Vllaznia mposht kampionët, Teuta merr tri pikë në Korçë