Berisha 'përballet' me ligjin '7501'! Fermeri: Më fute në burg veç se shkela ligjin komunist, u gabua me rishpërndarjen e tokës
ish-kryeministri Sali Berisha
Gjatë takimit me fermerët në Kashar, Sali Berisha është gjendur përballë ankesës së një prej fermerëve. Ai i kujtoi Berishës përgjegjësinë e tij për ligjin e pronave 7501 që u përdor për të bërë rishpërndarjen e tokës së shtetëzuar nën regjimin komunist.
“Më ka dhënë shteti 23 mije metra tokë bujqësore. Po kjo tokë nuk më ka dhënë dokumentet, as qeverisja jonë e PD, dhe është e grabitur sot në mbivendosje. Ne duhet t’i dalim Zot Shqipërisë zoti Berisha. Me ty në krye jam dakord të jesh kryeministër i ardhshëm por jo kështu. Edhe ne kemi gabimet tona zoti Berisha“, tha ish-pronari.
Nga 23 mijë metër tokë që i takonte, sot gëzon vetëm 900 metra. Për të njëjtën tokë thotë se ka bërë dhe burg në kohën kur në pushtet ishin demokratët, por zgjidhjen e pret sërish nga ata që e dënuan.
“Në 94 zoti Berisha PD më ka dënuar me 6 muaj heqje lirie se ke shkel ligjin. Por, unë shkela ligjin komunist o burrë nuk shkela ligjin demokrat. Kërkoj nga ty zoti Berisha çfarë mund të bëj unë zoti Berisha se ua kanë dhënë komshive të mi ta shesin dhe ndajnë paratë bashkë. Por, unë kërkoj ligjin të më mbrojë ligji? Më jepni të drejtë çfarë mund të bëj? Është ligj famëkeq ai zoti Berisha por megjithatë gabimet edhe ndreqen”, tha ish-pronari.
“Po, shumë e vërtetë”, tha Sali Berisha.
Po Berisha e kaloi këtë çast me një përgjigje të shkurtër dhe e zhvendosi bisedën në problematikat e bujqësisë, duke fajësuar Edi Ramën për dështim në sektorin e bujqësisë.
“Sot janë dhjetëra e mijëra fermerë që po shkojnë drejt falimentimit. Ka vetëm një rrugë protestë dhe vetëm protestë, ta largojmë. Kjo është një qeveri që nuk përfill qytetarët shqiptarë. Thotë bujqësia po ecën shumë mirë, po përfiton bujqësia nga Ballkani i hapur, turizmi është më i përsosur…turizmi është në terr. Rendi i shkëlqyer…çdo ditë vriten dhe përgjaken vendet tona. Të ngrihemi sepse jemi në rrezik të madh, në rrezik të vërtetë ekzistencial“, tha Sali Berisha.
Lajmi kryesor:
Berisha takim me fermerët: Hapja e doganave në kuadër të Ballkanit të Hapur do falimentojë fermat tona! Rruga e vetme, greva
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?
-
Mjaftueshëm
12.7%
-
Pak
29.4%
-
Shumë pak
57.9%
Vota total: 354
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja e SPAK/Berisha paralajmëron gazetarët: Kujdes çfarë shkruani! (Përse shoqatat e mediave heshtin?)
18 Shtator, 19:50
-
Berisha me gjuhë të ashpër ndaj gazetarëve, Poli Hoxha në 'Studio Live': Kërcënoi hapur duke na quajtur pengje! SPAK po merr peng këdo që ka bërë krim
18 Shtator, 19:03
-
Berisha në sulm: Bollino është anëtar i organizatës kriminale të SPAK! Bollino i përgjigjet: E vlerësoj, por jam thjesht një gazetar i fakteve!
18 Shtator, 17:17
-
‘Afera me serbin Fazlliç, apartamente te Ulaj pa iu gjendur pagesat, banesë Gjicit por deklaroi 4 vite qira, e deri te Prendi që thyente çeqet e Malltezit! Emrat ‘VIP’ në dosjen 500 faqe ‘Partizani’
18 Shtator, 15:01
-
Masa e parë e sigurisë/ Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim në seancë plenare ankimimin e ish-kryeministrit Sali Berisha
18 Shtator, 14:35
-
Spahiu ironizon Berishën: S’mund jesh lider opozite dhe ndërton 18 pallate gjatë qeverisjes Rama
18 Shtator, 14:13
-
Dosja Partizani/ Merret e pandehur edhe financierja Andia Pustina për pastrim parash! SPAK: Ishte mikesha e familjes Berisha dhe Malltezi
18 Shtator, 13:48
-
Dosja Partizani/ Udhëtimi misterioz në Vjenë i Berishës dhe anëtarit të KKP-së Bari Hodaj një muaj para se t'i kthehej prona dhëndrit të ish kryeministrit
18 Shtator, 13:40
-
Vendimet e qeverisë/ Miratohet 'Skema Kombëtare e Investimeve në ferma', Denaj: 50 % grant për fermerët, aplikimet nisin nga 1 tetori
18 Shtator, 12:21
-
Dosja K/ Zhgënjimi i të persekutuarve të regjimit komunist prej Sali Berishës dhe integrimi i vështirë i tyre
17 Shtator, 22:34
-
Ylli Pata: Dosja 'Partizani' një odise grabitje dhe shkatërrimi prone!
17 Shtator, 21:00
-
Dosja 'Partizani'/ Arlind Qori: SPAK të shkojë më thellë edhe për politikanë të tjerë! Xhunga: Familja Berisha të dënohet si familje mafioze
17 Shtator, 17:39