Borussia Dortmund futet në garë për Armando Brojën

Borussia Dortmund futet në garë për Armando Brojën

Armando Broja

Armando Broja do largohet në fundin e sezonit nga Chelsea. Sulmuesi që luan në huazim te Fulham duket se nuk ka më vend te Blutë e Londrës dhe vera e 2024 pritet të jetë vendimtare për të.

Mediet në Angli bëjnë me dije se Borussia Dortmund, finalisti i këtij sezoni të Champions League, është futur në garë për të marrë shërbimet e Brojës. Nuk do jetë çudi që një ndër klubet më të sukseshme vitet e fundit të afrojë Brojën për golat.

Te Chelsea duan 45 milionë euro për Brojën, ndërsa gjermanët janë të gatshëm të ofrojnë deri në gjysmën e saj. Me kontratë deri verën e 2028 te Chelsea, Broja ka qenë edhe më herët dëshirë e Dortmund, ndërsa tani rrethanat kanë bërë që interesi konkret të realizohet.

Veç Dortmund, edhe skuadra që sezonin e ri do luajë në Premier League, Ipswich Town është shtuar në listë për shërbimet e Brojës.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut